Politika e Privatësisë dhe Kushtet
- Politika e Privatësisë dhe Kushtet
- Lista e përpunuesve të të dhënave personale - IuteCredit Albania
- Lista e përpunuesve të të dhënave personale - IutePay Albania
- Termat & Kushtet - Rregullorja e kthimit të parave mbrapsht për TPL
- Termat & Kushtet - Sigurimi i Banesës
- Politika e Privatësisë - IuteCredit Albania
- Politika e Privatësisë - IutePay Albania
- Termat & Kushtet - IuteCredit Albania
- Termat & Kushtet - IutePay Albania
- Cookies
- Termat & Kushtet e Programit të Besnikërisë iutePlus
- Termat & Kushtet - Sigurimi për përgjegjësitë e pronarit/ përdoruesit të mjetit motorik (TPL)
- IutePay - Udhëzues për Klientёt nё lidhje me Probleme me Pagesat
- Termat & Kushtet - Paketa iuteCare
- Politika e Privatësisë dhe Kushtet
- Lista e përpunuesve të të dhënave personale - IuteCredit Albania
- Lista e përpunuesve të të dhënave personale - IutePay Albania
- Termat & Kushtet - Rregullorja e kthimit të parave mbrapsht për TPL
- Termat & Kushtet - Sigurimi i Banesës
- Politika e Privatësisë - IuteCredit Albania
- Politika e Privatësisë - IutePay Albania
- Termat & Kushtet - IuteCredit Albania
- Termat & Kushtet - IutePay Albania
- Cookies
- Termat & Kushtet e Programit të Besnikërisë iutePlus
- Termat & Kushtet - Sigurimi për përgjegjësitë e pronarit/ përdoruesit të mjetit motorik (TPL)
- IutePay - Udhëzues për Klientёt nё lidhje me Probleme me Pagesat
- Termat & Kushtet - Paketa iuteCare
KUSHTET E PËRGJITHSHME
OBJEKTI I SIGURIMIT
Objekt i kësaj kontrate është sigurimi i përgjegjësisë të drejtuesit të mjetit motorik për dëmet që ky drejtues mund t’i shkaktojë palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti, si rrjedhojë e veprimeve ose mosveprimeve të tij me faj, në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Kjo kontratë sigurimi është me afat 1-vjeçar dhe mbulon përgjegjësinë e të siguruarit ndaj palëve të treta për dëme të ndodhura vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- Në zbatim të ligjit 32/2021 dhe brenda kufijve të përcaktuar, kjo kontratë mbulon dëmin ndaj pronës dhe dëmin ndaj personit, i cili llogaritet sipas Rregullores së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të dalë në zbatim të nenit 11 të këtij ligji. Dëmi ndaj pronës është dëmi i pësuar si rezultat i dëmtimit apo shkatërrimit të pronës, ndërsa dëmi ndaj personit është dëmi që vjen si rezultat i vdekjes, dëmtimeve trupore dhe përkeqësimeve të shëndetit që pëson pala e dëmtuar ose të afërmit e tij. Këtu përfshihet dëmi pasuror dhe Sendet dhe objektet e përdorimit të zakonshëm, të cilat për vetë natyrën e tyre mbahen me vete nga personat që transportohen, janë objekt i kësaj kontrate.
- Sigurimi i përgjegjësisë të mbajtësve të mjeteve motorike nuk mbulon dëmet e sendeve, të cilat i ka marrë përsipër t’i transportojë mbajtësi i mjetit, shkaktar i aksidentit dhe që ndodhen në mjet në çastin e ndodhjes së aksidentit.
- Përgjegjësia e pronarit të mjetit motorik zbatohet për dëmet e shkaktuara si nga mjeti tërheqës, edhe nga mjeti i tërhequr.
- Kontrata e sigurimit mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës që mund t’u shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve, si dhe përdoruesve të mjeteve jomotorike që lëvizin në rrugë.
- Shoqëria e sigurimit është e detyruar që së bashku me policën e sigurimit t’i dorëzojë të siguruarit Raportin Europian të Aksidenteve sipas formularit të miratuar nga
- Në të gjitha ato raste kur mjeti motorik i jepet në përdorim një personi, emri i të cilit nuk është shënuar në policën e sigurimit, pronari i mjetit duhet të njoftojë shoqërinë e sigurimit që ka lëshuar policën, e cila llogarit tarifimin përkatës për sigurim, në rastet e aplikimit të sistemit bonus-malus
- Të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit, kur ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, i kalojnë pronarit të ri dhe vlejnë deri në përfundimin e kontratës së Pronari i ri, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, detyrohet të njoftojë shoqërinë e sigurimit për ndryshimin e pronësisë së mjetit dhe pasqyrimin e këtij ndryshimi në kontratën e sigurimit.
- Afati i parashkrimit të palës të tretë të dëmtuar, për kërkimin e dëmshpërblimit nga shoqëria e sigurimit, është 2 vjet nga dita e ndodhjes të aksidentit në bazë të nenit 115, shkronja ç) të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.
PËRJASHTIMET NGA MBULIMI NË SIGURIM DHE PËRJASHTIMI NGA DËMSHPËRBLIMI
- Nuk përfiton nga kjo kontratë sigurimi:
- drejtuesi i mjetit, shkaktar i aksidentit, përfshirë këtu trashëgimtarët e tij ligjorë dhe të afërmit e tij, për dëme që i shkaktohen këtij drejtuesi;
- çdo bashkudhëtar që ndodhet me vullnetin e tij në mjetin motorik shkaktar të aksidentit, të drejtuar nga një drejtues i paautorizuar, kur provohet se personi që ndodhet në mjet ishte në dijeni të këtyre rrethanave;
- çdo bashkudhëtar që ndodhet me vullnetin e tij në një mjet të pasiguruar, shkaktar të aksidentit, kur provohet se personi ishte në dijeni të kësaj rrethane;
- personi, i cili ka përvetësuar mjetin motorik në mënyrë të kundërligjshme dhe është dëmtuar gjatë përdorimit të këtij mjeti;
- personi i dëmtuar në këto raste :
- për shkak të përdorimit të një mjeti në ngjarje sportive në rrugë apo pjesë rrugësh, të palejuara për drejtim të mjetit, për arritjen e shpejtësisë mesatarisht të larta ose për t’u stërvitur për gara;
- për shkak të pasojave të energjisë bërthamore gjatë transportit të materialeve radioaktive;
- për shkak të veprimeve të luftës, revoltave ose akteve terroriste, me kusht që shoqëria e sigurimit të provojë se dëmi është shkaktuar nga ngjarje të
- drejtuesi nuk e përdor mjetin në përputhje me qëllimin për të cilin ai është i destinuar të përdoret;
- drejtuesi nuk ka leje të vlefshme të drejtimit të mjetit motorik, sipas kategorive apo tipit të mjetit, përveç rasteve të përdorimit gjatë mësimeve të drejtimit të mjetit, kur ky drejtohet nga kandidati drejtues sipas të gjitha rregullave të përcaktuara për procesin e mësimit;
- drejtuesit të mjetit motorik i është pezulluar leja e drejtimit, i është ndaluar të drejtojë tipin dhe kategorinë e mjetit ose i është ndaluar përdorimi i lejes së drejtimit, të lëshuar nga një vend tjetër për në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- drejtuesi drejton mjetin motorik nën ndikimin e alkoolit mbi kufirin e lejuar, nën ndikimin e lëndëve narkotike apo psikoaktive;
- drejtuesi e shkakton dëmin qëllimisht;
- aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni;
Humbja e të drejtave që rrjedhin nga sigurimi, siç përcaktohen në shkronjat “f” deri në “k”, nuk kufizon të drejtat e palëve të treta për të paraqitur kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës, i cili ka të drejtë të rimbursojë të gjithë masën e paguar për dëmet, interesat dhe shpenzimet nga personi përgjegjës për dëmet.
DISPOZITA TË TJERA
- Pala e dëmtuar është e detyruar të njoftojë Rastin e Sigurimit, menjëherë dhe sa më shpejt, pranë shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.
- Pala e dëmtuar i drejtohet me kërkesë për dëmshpërblim drejtpërdrejt shoqërisë së saj të sigurimit, në rastin kur shkaktari i aksidentit është i pasiguruar apo i paidentifikuar, mbi çdo dëm të shkaktuar mbi pronën apo shëndetin e tij.
- Shoqëria e sigurimit trajton kërkesën për dëmshpërblim dhe njofton palën e dëmtuar për masën e dëmshpërblimit apo për refuzimin e kërkesës për dëmshpërblim, për dëme ndaj personit brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim dhe për dëme ndaj pronës me vlerë mbi 100 000 (njëqind mijë) lekë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim. Pagesa pas trajtimit dhe nënshkrimit të deklaratës së pranimit të dëmshpërblimit bëhet brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve kalendarike.
Ndërsa për dëme ndaj pronës me vlerë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë, trajtimi dhe kryerja e pagesës së dëmshpërblimit, bëhet brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës për dëmshpërblim.
- Në zbatim të nenit 9 dhe nenit 10, pika 10, të Ligjit 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, pas trajtimit dhe marrjes së përgjigjes nga shoqëria e sigurimit/Byroja, pala e dëmtuar që ka pretendime, mund t’i drejtohet gjykatës me padi civile.
- Drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident rrugor, për dëmet ndaj pronës në vlerë deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, nëse bien dakort duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të shkëmbejnë Raportin Europian të Aksidenteve, pa patur nevojë që të kenë procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.
Për dëme ndaj pronës deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, vetëm në rastet kur drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident nuk bien dakord, si dhe për të gjitha dëmet e pronës mbi këtë vlerë duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.
- Bazuar në ligjin 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, kufiri minimal i përgjegjësisë, që mbulohet nga kontrata e sigurimit me hyrjen në fuqi të ligjit përcaktohen në nenin 25, të këtij ligji. Për kontratat e lidhura nga data 01.01.2022 deri në datën 31.12.2026, kufiri për dëmet shkaktuar nga mjetet e tjera përfshirë mjetet e paidentifikuara do të rritet me 4 000 000 (katër milionë) lekë çdo vit si dhe kufiri për çdo person të dëmtuar në një ngjarje sigurimi do të rritet me 2 000 000 (dy milionë) lekë çdo vit.
- Të dhënat personale të mbledhura nga kjo kontratë (emri i policës së sigurimit të detyrueshëm) do të përdoren në administrimin e kontratës së sigurimit, për dhënien e shërbimeve ndaj të siguruarit dhe përfituesit, përfshirë trajtimin e dëmit, në zbatim të ligjit nr. 32/2021 datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Shoqëria e sigurimit (emri i shoqërisë) realizon transferimin e të dhënave personale tek të tretë për qëllime të sigurimit apo biznesit sipas specifikimeve të Në lidhje me të dhënat personale të mbledhura dhe përpunimin e tyre, klienti ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e aksesit dhe të drejtat e tjera të parashikuara në ligjin nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (i ndryshuar).
Verifikoni policën tuaj të sigurimit TPL në Regjistri Elektronik Online të Shitjeve të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik në faqen web të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare www.amf.gov.al ose duke kontaktuar në
IutePay SHPK vepron si agjent sigurimesh për klasat e jo-jetës, në bazë të vendimit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Nr. 131, datë 31.07.2024.