Pyetje të shpeshta
Ti mund të aplikosh për një kredi direkt nga aplikacioni Myiute. Shkarko falas ne App Store ose PlayStore dhe ndiq hapat për aplikimin. Ti do të marrësh një telefonatë nga stafi ynë shumë shpejt.
Pagesat e kësteve mund të kryhen pranë çdo pike të Postës Shqiptare, Easy Pay, Raea FS, WU dhe bankat e nivelit të dytë.
Për të aplikuar për një kredi pranë iute, mjafton një mjet identifikimi i vlefshëm.
Për momentin në iute financohen vetëm shtetasit me nënshtetësi shqiptare dhe me një mjet identifikimi të vlefshëm.
Ti mund të aplikosh për kredi nga shuma 5,000 deri në 50,0000 Lekë.
Gjithashtu mund të aplikosh dhe për produkte me këste në rrjetin e partnerëve tanë.
Ti mund të aplikosh për çdo kohë për një kredi të re, duke pasur një kredi aktive. Vizito aplikacionin Myiute për tu njohur me limitin tënd të financimit.
Nëse dëshiron të paguash përpara kohe kredinë tënde, mjafton të vizitosh apliacionin Myiute dhe të selektosh mundësinë e mbylljes së parakohshme. Në momentin e regjistrimit të veprimit, do ju shfaqet shuma që duhet të paguash me uljen përkatëse. Kjo vlerë do të jetë e vlefshme për tu paguar brenda 5 ditësh nga momentin i ruajtjes së veprimit.
Nëse nuk ke mundësi të paguash në kohë këstin e kredisë tënde, mund të bësh një kërkesë pranë iute për shtyrjen e këstit. Nëse përgjigjja është pozitive ti mund të shtysh këstin tënd për një afat 17 ditor kundrejt pagesës përkatëse.
Për çdo informacion në lidhje me detyrimet e kredisë tënde mund të vizitosh aplikacionin Myiute ose të kontaktosh shërbimin e klientit në numrin 044505060 nga e Hena ne te Dielë 08.00-21.00.
Ke ende pyetje?
"(Required)" indicates required fields