Sigurimi i Mbrojtjes së Kredisë + për Biznesin
Dokument mbi Informacionin e Produktit të Sigurimit
Cilat raste mbulohen nga Sigurimi i Mbrojtjes së Kredisë për Biznesin?
Ky është një produkt vullnetar sigurimi Jete dhe Aksidenti në grup, i destinuar për kredimarrësit e biznesit pranë IUTECREDIT ALBANIA Sh.a.
Produkti mbron financiarisht kredimarrësin dhe familjen e tij duke siguruar shlyerjen e kredisë aktive në rast ngjarjesh të papritura që cenojnë aftësinë për punë ose jetën.Ky produkt nuk përbën detyrim për marrjen e kredisë, por është tërësisht në vullnetin e kredimarrësit.Ky produkt i dedikohet pronarëve kryesorë të bizneseve mikro dhe personave fizikë të vetëpunësuar, kredimarrës aktiv pranë IUTE CREDIT ALBANIA, moshë 18–65 vjeç, rezidentë në Shqipëri. Shuma maksimale e sigurimit: ALL 3,000,000.
Klientët e siguruar përfitojnë deri në 50% zbritje pranë klinikave private partnere në Shqipëri. Këto zbritje aktivizohen menjëherë pas hyrjes në fuqi të sigurimit.(Link per rrjetin)
✅ Mbulim botëror për:
- Humbje jete
- Paaftësi të plotë të përhershme
- Paaftësi të përkohshme për punë
- Hospitalizim
❌ Nuk mbulohen ngjarjet e ndodhura në:
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Kanada
Sigurimi nuk mbulon:
- Sëmundje para-ekzistuese të njohura para datës së sigurimit.
- Vetëvrasje ose tentativa vetëvrasjeje.
- Luftëra, trazira dhe veprime armiqësore.
- Ndotje radioaktive, biologjike ose kimike.
- Ngjarje të shkaktuara nga alkooli, drogat ose medikamentet e papërshkruara.
- AIDS dhe sëmundjet e lidhura me të.
- Sporte ekstreme.
- Aksidente gjatë drejtimit pa leje drejtimi të vlefshme.
- Trajtime kozmetike ose estetike.
- Deklarime të rreme ose mashtrim.
- Sanksione ekonomike dhe embargo ndërkombëtare.
- Ngjarje të ndodhura në SHBA ose Kanada.
Produkti i dedikohet:
- Pronarëve kryesorë të bizneseve mikro.
- Personave fizikë të vetëpunësuar.
- Kredimarrësve aktivë pranë IUTE CREDIT ALBANIA.
- Personave nga 18 deri në 65 vjeç.
- Rezidentëve në Republikën e Shqipërisë.
Shuma maksimale e sigurimit është deri në 3,000,000 ALL.
Si të njoftoni një dëm:
- Nëpërmjet portalit online të dedikuar në linkun këtu(Iute Affinity link).
- Duke paraqitur dokumentacionin e plotë pranë degëve partnere të IUTE CREDIT ALBANIA.
Afati i njoftimit: brenda 30 ditëve kalendarike nga ndodhja e ngjarjes ose nga data kur keni marrë dijeni.
Dokumentet bazë të kërkuara (të gjitha ngjarjet):
- Certifikata e Sigurimit;
- Dokumenti i identifikimit (ID ose Pasaportë);
- Kopja e kontratës së kredisë dhe tabela e amortizimit;
- Vërtesë bankare mbi shumën e papaguar të huasë në datën e ngjarjes.
Dokumentet shtesë sipas llojit të ngjarjes
Humbje Jete Natyrore:
1.Certifikatë vdekjeje 2.Epikriza mjekësore 3.Skeda e vdekjes.
Humbje Aksidentale:
1.Certifikatë vdekjeje 2.Ekspertim mjeko-ligjor 3.Raport policor 4.Vendim Prokurorie.
PPT: 1.Vendim KMCAP (≥70%) 2.Procesverbal Polici 3.Dokumentacion shtesë.
Paaftësi e Përkohshme / Hospitalizim:
1.Raport mjekësor 2.Raport shtrimi/lëshimi 3.Vërtetim punëdhënësi.
Fillimi i mbulimit
Mbulimi fillon pasi të plotësohen njëkohësisht:
- Pagesa e primit.
- Lëshimi i Certifikatës së Sigurimit.
- Disbursimi i kredisë.
Mbarimi i mbulimit
Mbulimi përfundon në:
- Datën e maturimit të kredisë.
- Shlyerjen ose rifinancimin e kredisë.
- Likuidimin e një dëmi.
- Mbushjen e moshës 65 vjeç.
Primi paguhet vetëm një herë gjatë disbursimit të kredisë (single premium).
Primi mund të rimbursohet vetëm nëse kredia shlyhet plotësisht brenda 14 ditëve nga disbursimi. Pas kësaj periudhe primi konsiderohet i fituar dhe nuk rimbursohet.
Klienti mund të kërkojë anulim vullnetar me shkrim pranë IUTE CREDIT ose SIGAL LIFE.
Rimbursim i primit: Vetem nese anullimi behet brenda periudhes 14-ditore nga hyrja ne fuqi e sigurimit. Pas kësaj date, primi nuk rimbursohet, pervec rasteve kur parashikohet ndryshe nga legjislacioni i zbatueshem ose kushtet e polices.