iuteCare është një abonim vjetor, që përfshin sigurimin e shëndetit në udhëtim, asistencën rrugore, kartën shëndetësore të zbritjeve në spitalet private dhe opinionin e dytë mjekësor nga qendrat mjekësore më prestigjoze në botë.
Si te aktivizosh paketen iuteCare?
Sigurimi vjetor i shëndetit në udhëtim
Deri në €30,000 mbulim mjekësor dhe dentar ofruar në bashkëpunim me Albsig dhe Allianz Partners.
- Mbulim për bagazhet
Dëmshpërblim deri në vlerën 500 Euro për udhëtim, në rast humbjeje, dëmtimi apo vjedhjeje të bagazheve. - Vonesë e bagazheve
Nëse bagazhet e kontrolluara vonohen mbi 12 orë, kompensim deri në vlerën €100 për blerje të domosdoshme. - Shpenzime mjekësore & dentare urgjente jashtë vendit
Rimbursim deri në vlerën €30,000 për trajtime mjekësore apo dentare urgjente jashtë vendit. - Transport emergjent
Mbulim deri në vlerën €10,000 për transportin në spital, riatdhesimin, kthimin e familjarëve apo vizitat pranë shtratit. - Shërbime emergjente udhëtimi
Gjetja e një mjeku, zëvendësim dokumentash, ndihmë për përkthim, suport për nevoja urgjente për para apo referime ligjore.
Asistencë rrugore 24/7 për automjetin
Suport 24/7 nëse të prishet makina, të shkarkohet bateria ose të humbasin çelësat. Shërbimi përfshin asistencë në vendngjarje, procesin e rimorkimit deri ne 15 km pa pagese, shërbimin e bravandreqësit dhe organizimin e mëtejshëm të udhëtimit. Mund të përfitohet vetëm një herë në vit.
- Furnizim me karburant
Në rast nevoje, karburanti do të dërgohet në vendndodhje. - Riparim i gomave
Ndihmë në rast dëmtimi të gomës, për të udhëtuar të sigurt deri në destinacion.
Kartë shëndeti me zbritje
Ulje deri në 35% në rrjetin e spitaleve private Albsig, të cilat mund t’i gjeni në website-in tonë. Në shërbime përfshihen konsulta mjekësore, kontrolle shëndetësore dhe ndërhyrje kirurgjikale
Opinion i dytë mjekësor
Shërbimi “Opinioni i Dytë Mjekësor (SMO)” të jep mundësinë të konsultohesh me ekspertët më të njohur mjekësorë nga e gjithë bota, për të verifikuar nëse diagnoza dhe trajtimi i rekomanduar janë më të mirët dhe më të përshtatshmit për ty.
Opinioni i Dytë Mjekësor të mundëson qasje te specialistë të nivelit botëror, të cilët ofrojnë një rishikim të pavarur të diagnozave ose trajtimeve, duke siguruar që të marrësh këshillën e duhur mjekësore. Mëso më shumë
Për të përfituar nga shërbimi “Opinioni i Dytë Mjekësor” nga qendrat mjekësore të specializuara në mbarë botën, të lutem raporto rastin këtu
Rreth Paketes iuteCare
Plani yt bëhet aktiv ditën e nesërme.
Abonimi është i vlefshëm për një vit të tërë dhe mund të rinovohet me pagesën e tarifës përkatëse.
Kjo paketë lejon mbulim të shumëfishtë në një abonim me një tarifë të vogël.
Për të paraqitur një kërkesë për dëmshpërblim, përfshirë dhe Opinionin e dytë mjekësor, lutem referohu këtu
Për të aksesuar ndihmën në rrugë ose shërbime të ngjashme të asistencës rrugore brenda Shqipërisë, lutemi kontakto – email:
Telefon fiks: +355 4 238 7017
Telefon celular: +355 67 600 1222
Pas 14 ditësh, paketa iuteCare është e vlefshme për një vit dhe nuk mund të anullohet.
Sigurimi i shëndetit në udhëtim është i vlefshëm vetëm në territorin gjeografik të Evropës. Referoju linkut për të parë listën e shteteve të mbuluara.
Mbulimet dhe përftimet e tjera janë të vlefshme për shtetasit shqiptarë, pa kufizime territoriale, sipas kushteve të produktit.
Produkte sigurimi të tjera që mund të të interesojnë