Programi i Besnikërisë iutePlus

iutePlus
Programi që të SHPËRBLEN thjesht se je iute!
LEXO MË SHUMË

Çfarë është Programi i Besnikërisë iutePlus?

Programi i Besnikërisë iutePlus është mënyra jonë për të të thënë faleminderit për besimin që ke treguar duke zgjedhur iute si partnerin tënd financiar. Ky program është krijuar për të të ofruar më shumë vlerë dhe përfitime në përvojën tënde. Duke kryer aktivitete si shlyerjet në kohë, marrja e sigurimit të kredisë, përdorimi i ATM-ve tona dhe pjesëmarrja në fushata speciale, ti mund të grumbullosh pikë të cilat shndërrohen në shpërblime të ndryshme. Këto shpërblime përfshijnë gift cards për blerje në Supermart.

Pavarësisht nëse po menaxhon financat e tua ose po eksploron shërbime të reja, iutePlus ofron më shumë vlerë në rrugëtimin tënd financiar. Qëndro i lidhur përmes aplikacionit Myiute, ku mund të kontrollosh pikët e tua, të eksplorosh opsionet e shlyerjes dhe të jesh i pari që merr informacion për fushata speciale.

Në iute, besnikëria festohet. Bëhu pjesë e iutePlus sot dhe shijo shpërblimet që meriton, si dhe të gjitha avantazhet e të qenit pjesë e familjes iute! Angazhimi ynë na frymëzon të ofrojmë më të mirën, sepse besnikëria është pasuria jonë më e madhe.

Lexo më shumë
Pikët iutePlus

Si mund të fitoj Pikë Plus?

Si të jesh gjithmonë i pari për të fituar Pikë Plus!
iutePlus
Merr një kredi dhe shlyeji këstet në kohë
Shto sigurimin e kredisë
Kryej tërheqje CASH nga ATM-të e iute
Merr pjesë në fushatat tona iutePlus

Si të kontrollosh balancën e Pikëve Plus dhe t’i shlyesh ato?

Shkarko aplikacionin Myiute dhe regjistrohu
Je klient ekzistues? Thjesht hyr në llogarinë tënde Myiute për të filluar.
Kontrollo në llogarinë tënde për të parë Pikët Plus
Pikët e tua gjenden pranë emrit të profilit tënd!
Eksploro Panelin e Besnikërisë
Ky është vendi i vetëm për të menaxhuar pikët, për të shfletuar shpërblimet dhe për t’u përditësuar mbi ofertat më të fundit.
Shndërro Pikët Plus në Gift Cards
Konverto lehtësisht Pikët Plus në gift cards përmes aplikacionit. Çdo Pikë Plus vlen 1 LEK.
Përdor Gift Card për shopping
Pasi të fitosh një gift card, mund ta përdorësh në dyqanin tonë partner, SuperMart dhe të shijosh shpërblimet e tua.

Ne jemi ketu për të të ndihmuar!

Nëse nuk e gjen përgjigjen që po kërkon në seksionin Pyetje/Përgjigje më poshtë, na kontakto nëpërmjet Chat-it. Jemi këtu për të të asistuar me çdo pyetje që mund të kesh!

Si mund të bëhem pjesë e programit të besnikërisë iutePlus?

Çdokush mund të bëhet pjesë e programit iutePlus! Mjafton të shkarkosh aplikacionin Myiute dhe të regjistrohesh. Për të fituar pikë, thjesht duhet të kryesh transaksione që të shpërblejnë. Të gjithë klientët e iute do të jenë automatikisht pjesë e programit të besnikërisë nga 6 Mars 2025 dhe do të mund t’i shohin dhe përdorin pikët e tyre ekskluzivisht përmes aplikacionit Myiute. Për më shumë detaje, vizito aplikacionin dhe lexo Termat dhe Kushtet.

Si mund të fitoj pikë Plus?

Mund të fitosh pikë duke:

  • Shlyer këstet e kredive në kohë
  • Marrë sigurim për kredinë
  • Përdorur ATM-të e iute
  • Marrë pjesë në fushata speciale

Qëndro i përditësuar me njoftimet për mundësi të reja për të fituar pikë.

Si mund ta di nëse jam i kualifikuar për fushata speciale për të fituar Pikë Plus shtesë?

Fushatat speciale dhe kushtet për pjesëmarrje do të shpallen përmes aplikacionit Myiute, email-it, SMS-ve, telefonit dhe faqes zyrtare të iute. Aktivizo pranimin e njoftimeve për marketing, njoftimet nga Myiute app dhe përditëso të dhënat e tua të kontaktit.

A mund të fitoj Pikë Plus për kreditë e marra para 6 Marsit 2025?

Jo, vetëm kreditë dhe transaksionet që bëhen pas datës së lançimit të programit do të kualifikohen për fitimin e pikëve. Megjithatë, nëse ke një kredi ekzistuese, mund ta rifinancosh atë me një kredi të re në iute dhe të fitosh pikë për shlyerjet në kohë.

Si dhe ku mund të përdor Pikët e mia Plus?

Pikët do të shlyhen me gift cards në SuperMart, të cilat mund të përdoren për blerje digjitale. Shumë shpejtë do të shtohen edhe partnerë të rinj, duke të ofruar më shumë mundësi për të përdorur pikët e tua. Pikët mund të shlyhen vetëm përmes aplikacionit Myiute.

Si mund të kontrolloj balancën e shpërblimeve të mia?

Mund të shohësh pikët e tua të akumuluara në Myiute >> Profili Im >> Programi i Besnikërisë iutePlus, ose duke ndjekur linkun.

 

 

A skadojnë pikët e shpërblimit?

Po, periudha e vlefshmërisë së pikëve të fituara është 18 muaj nga momenti kur ato janë fituar.

Pse nuk kam marrë pikë për kredinë time?

Pikët nga marrja e kredisë mund të fitohen vetëm nëse shlyerjet bëhen në kohë. Gjithashtu, nuk jepen pikë për kreditë me zbritje ose kreditë që janë tërhequr, por nuk janë paguar.

Çfarë ndodh nëse rifinancoj kredinë time?

Nëse kredia rifinancohet, balanca e mbetur transferohet në kredinë e re dhe do të vazhdosh të fitosh pikë për shumën e rifinancuar dhe për shumën shtesë.

E kam mbyllur kredinë time para afatit, pse nuk marr shpërblime?

Kreditë e mbyllura para kohe nuk marrin shpërblime për këstet e parapaguara.

Pikët e mia mundem t’i shlyej vetëm me gift cards në SuperMart?

Aktualisht, gift cards në SuperMart janë opsioni i vetëm për shlyerjen e pikëve, por së shpejti do të shtohen partnerë të rinj për më shumë mundësi blerjeje.

Pse nuk u shpërbleva me pikë Plus për kredinë time?

Arsyeja pse nuk je shpërblyer me pikë Plus për kredinë tënde është sepse ke aplikuar për të blerë një produkt me këste. Kreditë për produkte me këste nuk janë pjesë e skemës shpërblyese të programit të besnikërisë iutePlus.

Termat dhe kushtet

Sigurohu që të njihesh me Termat dhe kushtet e programit tonë të Besnikërisë.