icons_Digital_wallet
Llogaria Myiute
Si kuletë, por më e lehtë!
Shkarko tani!

Llogaria Myiute e bën përdorimin e parave të thjeshtë, të shpejtë, të sigurt dhe të leverdisshëm. Kredi, pagesa, oferta - 24/7 në celularin tënd.

Rimbush Llogarinë

Shto cash në llogari pranë partnerëve iute ose me transfertë bankare.

Mëso më shumë
Paguaj Tani

Paguaj Tani duke përdorur llogarinë tënde Myiute në dyqanet partnere dhe pёrfito nga ofertat speciale.

Mëso më shumë
Akseso ATM

Me numrin tënd unik të Myiute ti tërheq para menjëherë 24/7 në ATM-të iute ose pikat e partnerëve iute.

Mëso më shumë
Paguaj për shërbime

Paguaj faturat e shërbimeve nga Myiute.

Mëso më shumë
Pyetje të shpeshta për llogarinë në Myiute

Gjej përgjigjet për pyetjet më të zakonshme që kemi marrë. Nëse ke një pyetje tjetër, mos hezito të na kontaktosh.

 Çfarë është Llogaria Myiute?

Llogaria Myiute është si një kuletë elektronike që të lejon të menaxhosh financat e tua në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt, direkt nga telefoni yt. 

Si mund të hap llogari në Myiute?

Thjesht shkarko aplikacionin Myiute nga App Store ose Google Play dhe ndiq hapat për regjistrimin dhe aktivizimin e portofolit. 

Si mund të rimbush llogarinë time?

Mund të shtosh para në llogarinë tënde nëpërmjet: 

  • ATM-ve iute 24/7 
  • Partnerëve të autorizuar iute 
  • Transfertave bankare 
Ku mund të paguaj me fondet që kam në llogari?

Me llogarinë Myiute, mund të paguash: 

  • Në mbi 500 dyqane partnere të iute 
  • Për faturat utilitare (p.sh. interneti Digicom) 
  • Për të përfituar nga oferta speciale
A mund të tërheq para nga llogaria?

Po. Me kodin tënd unik Myiute, mund të tërheqësh para në çdo ATM iute ose në pikat partnere, 24/7. 

A është e sigurt llogaria Myiute?

Po. Platforma përdor teknologji të avancuar sigurie për të mbrojtur të dhënat dhe transaksionet e tua. 

A ka ndonjë tarifë për përdorimin e llogarisë?

Jo. Krijimi dhe përdorimi bazë i llogarisë është falas. Mund të ketë tarifa për shërbime të caktuara, të cilat janë të listuara në aplikacion. 

A janë të sigurta të dhënat e mia personale në Myiute?

Po. Myiute përdor enkriptim të avancuar dhe standarde të larta sigurie për të mbrojtur informacionin personal dhe financiar të përdoruesve. 

Çfarë ndodh nëse humbas telefonin?

Nëse humbet telefonin, mund të aksesosh llogarinë nga një pajisje tjetër duke u loguar me numrin tënd të kontaktit dhe kodin njëpërdorimësh të verifikimit i cili do të dërgohet me SMS.  

A mund të paguaj nëpërmjet llogarisë në Myiute pa pasur një llogari bankare?

Po. Llogaria Myiute funksionon edhe pa llogari bankare. Mjafton të rimbushësh llogarinë në ATM-të iute ose në partnerët iute. 

A mund të dërgoj para te një përdorues tjetër të Myiute?

Po. Mund të transferosh para në mënyrë të menjëhershme te përdoruesit e tjerë të Myiute duke përdorur numrin e tyre të telefonit. 

A mund ta përdor llogarinë Myiute jashtë Shqipërisë?

Aktualisht, llogaria është e disponueshme për tu përdorur vetëm brenda Shqipërisë. Për përdorim ndërkombëtar, do të njoftoheni kur të jetë i disponueshëm.

A ka një limit për shumën që mund të mbaj në llogari?

Po, ka limite të caktuara për transaksionet ditore dhe mujore, të cilat mund të kontrollohen në faqen e web: Limitet e Transaksioneve iute – Zbulo Transaksionet Ditore. 

A ka përfitime për përdoruesit e llogarisë?

Po. Përdoruesit përfitojnë nga oferta ekskluzive, zbritje në dyqanet partnere dhe shpërblime në programin e besnikërisë iutePlus për përdorim aktiv të llogarisë. 

Si mund të marr pjesë në fushatat promocionale?

Thjesht paguaj me llogarinë Myiute dhe ndiq njoftimet në aplikacion për të marrë pjesë në fushatat shpërblyese.