Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

 

IuteCredit Albania Sh.A. është e angazhuar të garantojë trajtim të barabartë, të drejtë dhe profesional për të gjithë klientët e saj. Institucioni nuk toleron asnjë formë diskriminimi në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve financiare.

Vendimet lidhur me ofrimin e kredive dhe produkteve financiare bazohen ekskluzivisht në kritere objektive financiare, analizën e riskut dhe kërkesat ligjore/rregullatore në fuqi, pa u ndikuar nga gjinia, origjina etnike, bindjet fetare apo politike, orientimi seksual, gjendja familjare, aftësia e kufizuar apo çdo karakteristikë tjetër e mbrojtur nga legjislacioni për mbrojtjen nga diskriminimi.

IuteCredit Albania inkurajon çdo person që mendon se është trajtuar në mënyrë diskriminuese të paraqesë ankesë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të institucionit.