Kthehu pas

iutePlus: programi i besnikërisë që të shpërblen në çdo hap të rrugëtimit tënd financiar

Njoftime

Në botën fintech, zhvillimet teknologjike përputhen me konceptet financiare për të sjellë një eksperiencë të jashtëzakonshme dixhitale. Në këtë mënyrë, shpeshherë financat dixhitale ndryshojnë perceptimin që kemi për paranë dhe transformojnë rrënjësisht mënyrën se si ndërveprojmë me financat tona. Një pagesë, një transfertë, një blerje e re, një financim apo një sigurim për shëndetin në udhëtim: të gjitha këto janë në telefonin tënd. Në këtë realitet të ri dixhital ku çdo njeri mund të kryejë çdo transaksion financiar në pak sekonda, pritshmëritë e klientëve nuk kufizohen më vetëm te shpejtësia dhe komoditeti, por shtrihen edhe te përvoja që ata marrin gjatë gjithë rrugëtimit të tyre me një institucion financiar.

Kështu marrin jetë programet e besnikërisë, që çdo ditë e më shumë po marrin një rol mjaft të rëndësishëm në financat moderne, duke krijuar një marrëdhënie afatgjatë me klientët, përmes kombinimit të ofertave të personalizuara, përfitimeve konkrete dhe një eksperience ndryshe. Kjo është arsyeja përse iute krijoi programin e besnikërisë të quajtur iutePlus, i krijuar për të shpërblyer klientët që përdorin shërbimet financiare dixhitale në përditshmërinë e tyre. Ky program bazohet në grumbullimin e pikëve Plus, të cilat përfitohen përmes veprimeve dhe aktiviteteve të ndryshme që klienti zhvillon nëpërmjet aplikacionit Myiute.

Programi synon të shpërblejë klientët për përdorimin e përditshëm të shërbimeve të iute dhe të nxisë përdorimin e kanaleve dixhitale. Pikët Plus mund të përfitohen në shumë mënyra: nga shlyerja në kohë e kësteve, marrja e sigurimit të kredisë, përdorimi i ATM-ve tona, aktivizimi i portofolit dixhital Myiute, kryerja e transaksioneve të para apo të përsëritura për çdo funksion të portofolit dixhital dhe jo vetëm. Gjithashtu, brenda aplikacionit Myiute gjendet edhe “paneli i besnikërisë”, ku shfaqen të gjitha informacionet që lidhen me programin, përfitimet, partnerët dhe fushatat aktive.

Një shembull i shkëlqyer i ofertave të personalizuara për klientët besnikë është edhe bashkëpunimi mes iute dhe Redline Electronics, ku përgjatë gjithë muajit Qershor, klientët u shpërblyen me deri në 10,000 pikë Plus për çdo blerje me këste fleksibël. Por, koncepti i pikëve Plus, nuk është i lidhur vetëm me transaksionet monetare por edhe me ndërveprimin e vetë përdoruesit me aplikacionin Myiute. Një tjetër formë për tu shpërblyer është edhe pjesëmarrja në fushatën “Refero një mik” ku si klienti ekzistues ashtu edhe personi i referuar, përfitojnë pikë Plus pas aktivizimit të llogarise së portofolit dixhital Myiute.

iutePlus është pjesë e strategjisë së iute për të ndërtuar një ekosistem financiar modern, ku klientët jo vetëm përdorin produkte financiare, por përfitojnë vazhdimisht nga përdorimi i tyre përmes një programi të integruar besnikërie. Pikët Plus kanë një afat vlefshmërie prej 12 muajsh nga momenti i fitimit të tyre dhe mund të përdoren për të përfituar zbritje për blerjet pranë disa partnerëve zyrtarë të iute apo pse jo në të ardhmen, edhe për të paguar faturën në disa partnerë të tjerë.

Mos harro: çdo pikë Plus ka vlerën 1 Lek!

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Kthimi në shkollë, më i lehtë: Gjithçka që të duhet për një fillim më të zgjuar 💡

Një vit i ri shkollor sjell rutina të reja, lëndë të reja shkollore dhe plot mundësi për të mësuar. Gjithashtu mund të sjellë edhe një listë të gjatë blerjesh.  Nga laptopët te smartphone-t te kufjet, printerët dhe aksesorë të ndryshëm për studim, sendet e duhura mund t’i ndihmojnë fëmijët të jenë më të organizuar, tëlexo më shumë
iuteMarket

Teknologjia e rinovuar: çfarë është dhe pse po lulëzon?

Pajisje të rinovuara do të thotë pajisje të restauruara profesionalisht që ofrojnë performancë të besueshme, blihen me çmime më të ulëta dhe ofrojnë një mënyrë më të qëndrueshme dhe ndoshta financiarisht të arsyeshme për të blerë një telefon, konsolë lojërash ose çdo pajisje teknologjike. Në iute, pajisjet e rinovuara furnizohen në partneritet me Foxway, njëlexo më shumë
iuteMarket

Çfarë është iuteMarket? Merr ofertat më të mira, direkt në Myiute.

Të bësh blerje në Shqipëri sapo u bë më e thjeshtë! Ju prezantojmë me iuteMarket: platformën e re të blerjeve që sjell produkte nga shitës të besuar, promocione ekskluzive dhe mënyra fleksibël pagese në një përvojë të vetme dhe praktike blerjeje digjitale. Pavarësisht nëse po kërkon pajisjet më të fundit elektronike, mobilie të reja përlexo më shumë
Lajme