Kthehu pas

Kampioni Gentjan Shaqiri hyn në histori, sjell trofeun historik në Shqipëri!

Lajme

Dita e djeshme shënoi një moment historik për motorsportin shqiptar, pasi Gentjan Shaqiri, kampioni i sapokurorëzuar i Formula 3 Hill Climb, solli në Shqipëri Kupën e Kampionatit Qendror Evropian. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ai arriti të mposhtë dominimin dhjetëvjeçar të Laszlo Szasz, duke u renditur krah legjendave si Christian Merli.

Triumfi i Shaqirit nuk është thjesht një sukses sportiv, por një shembull i përkushtimit dhe disiplinës. Ai e arriti këtë sukses falë makinës Renault Tatuus 2000, një mjet garash i ndërtuar për shpejtësi dhe saktësi ekstreme. Me një motor 2.0L që prodhon mbi 200 kuaj fuqi dhe arrin 0-100 km/h për vetëm 3.5 sekonda, kjo makinë simbolizon ambicien dhe përkushtimin e një kampioni të vërtetë.

Në ceremoninë e organizuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Shaqiri ndau me studentët përvojën e tij, duke nënvizuar rëndësinë e strategjisë dhe kontrollit jo vetëm në pistë, por edhe në financa. Ky event shënoi gjithashtu fillimin e një bashkëpunimi të ri mes Shaqirit, Fakultetit dhe programit iutech nga iute, për të sjellë leksione të hapura mbi fintech dhe menaxhimin financiar.

“Edukimi financiar është një garë më vete – ai të ndihmon të marrësh vendime të sakta dhe të kesh sukses afatgjatë, qoftë në pistë apo në jetë,” u shpreh Shaqiri para studentëve.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute zgjeron ekosistemin e financave digjitale me iuteMarket, platformë e dedikuar për blerjet online

iute Group ka zgjeruar ekosistemin e saj të bankingut digjital me iuteMarket, shërbimin e dedikuar për “shopping” apo blerjet online, e integruar në aplikacionin Myiute. Përmes iuteMarket, klientët mund të zbulojnë, financojnë dhe blejnë produkte në një platformë të vetme, duke e bërë procesin e blerjes më të thjeshtë dhe më të aksesueshëm. Përtej shërbimevelexo më shumë
iuteMarket

Bëje mikpritjen verore të lehtë: Gjithçka që u duhet mysafirëve.

Vera është një kohë ideale për të bashkuar njerëzit. Mbrëmjet më të gjata dhe koha më e ngrohtë krijon mundësi për dreka në kopsht, pije në verandë, festa familjare dhe darka të bukura me miqtë. Mikpritja në shtëpi nuk ka pse të jetë e vështirë. Me mobilje të rehatshme, neë praktike për servirje dhe paklexo më shumë
iuteMarket

Për një Verë më të REHATSHME: Zgjedhja e Kondicionerit më të Mirë për Shtëpinë 🏡

Temperaturat e verës në Shqiperi mund t’i bëjnë shtëpitë tejesisht të ngrohta, sidmos gjatë orëve më të nxehta të ditës.   Një kondicioner i mirë mund ta transfromoj ambientin tënd, duke të ndihmuar për një gjumë më të mirë, për të punuar më lehtë dhe për të krijuar një ambient më të freskët për ty dhelexo më shumë
iuteMarket