Kthehu pas

Teknologji e rinovuar: më shumë se një pajisje e përdorur

iuteMarket

Kur kërkon një telefon të ri, një nga pyetjet e para është: ta blej të ri apo të përdorur? Sot ekziston edhe një alternativë tjetër: teknologjia e rinovuar.

Një telefon ose pajisje e rinovuar nuk është thjesht një pajisje e përdorur që rikthehet në shitje. Para se të arrijë te përdoruesi i ri, ajo kalon nëpër procese kontrolli, testimi dhe përgatitjeje.

Çfarë do të thotë teknologji e rinovuar?

Një pajisje me teknologji të rinovuar është një pajisje që është përdorur më parë, por që kalon nëpër një proces të kontrolluar përpara se të shitet përsëri.

Te pajisjet e rinovuara nga Foxway, procesi nis me fshirjen e të dhënave dhe vazhdon me testimin funksional të pajisjes. Kontrollohen bateria, ekrani, kamerat, altoparlantët, butonat, sensorët dhe funksionet e tjera. Më pas kontrollohet edhe gjendja e jashtme dhe kryhet kontrolli final i cilësisë.

Siç e shpjegon Super Sajani:

“Një pajisje me teknologji të rinovuar nuk do të thotë thjesht që dikush e përdori dhe tani po ta shet ty. Diferenca është çfarë i ndodh pajisjes para se të shitet përsëri.”

– Super Sajani

Pra, kur zgjedh një telefon apo një pajisje tjetër me teknologji të rinovuar, nuk po zgjedh thjesht një pajisje të përdorur. Po zgjedh një pajisje që ka kaluar nëpër një proces kontrolli përpara se të vijë te ti.

Teknologji e rinovuar apo pajisje e përdorur?

Diferenca kryesore është procesi që ndodh përpara se pajisja të shitet.

Kur blen një pajisje të përdorur, gjendja dhe historia e saj mund të jenë më pak të qarta. Ndërsa pajisjet me teknologji të rinovuar kalojnë nëpër kontrolle dhe testime përpara se të rikthehen në treg.

Siç shprehet Rea:

“E re apo e përdorur? Ahh, nuk e di… sepse kur blen një të përdorur ke gjithmonë frikën mos ka ndonjë problem ose nuk e di në çfarë gjendje është. Pastaj më del opsioni i iuteMarket dhe them: prit… po e rinovuar? Dhe aty kuptova që pajisja kontrollohet, testohet dhe rregullohet profesionalisht, kështu që ke një pajisje shumë të mirë, më të kontrolluar dhe me çmim më të mirë se një e re.”

– Rea. A

Për kë është teknologjia e rinovuar?

Teknologjia e rinovuar mund të jetë një alternativë praktike për nevoja të ndryshme.

Për profesionistët, një telefon ose laptop i rinovuar mund të ofrojë teknologjinë dhe performancën e nevojshme, duke ndihmuar në mbajtjen e blerjes brenda një buxheti të përcaktuar.

Për familjet, pajisjet e rinovuara mund të jenë një mundësi për të pajisur më shumë se një pjesëtar të familjes, pa pasur të njëjtin shpenzim si për pajisjet e reja.

Për bizneset, teknologjia e rinovuar mund të jetë një alternativë për të kontrolluar më mirë kostot e pajisjeve dhe për të përdorur buxhetin në mënyrë më efikase.

Ku mund të gjesh telefona dhe pajisje me teknologji të rinovuar?

Në iuteMarket, brenda aplikacionit Myiute, mund të gjesh telefona dhe pajisje të tjera me teknologji të rinovuar.

Për pagesën ke disa mënyra për të zgjedhur, përfshirë edhe 4 këste me 0% interes, sipas kushteve të ofertës.

Nëse po kërkon një telefon të rinovuar, pajisje teknologjike të rinovuara ose thjesht një alternativë ndaj një pajisjeje të re, teknologjia e rinovuar mund të jetë një mundësi për t’u konsideruar.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

10 produktet më të mira nën 10,000 Lekë në iuteMarket

Kërkon një dhuratë apo një përmirësim të vogël për veten, pa shpenzuar shumë? Kemi zgjedhur 10 produkte nën 10,000 Lekë në iuteMarket, nga orët inteligjente dhe kufjet pa kabllo te fritezat me ajër dhe fshesat pa kabllo. Secilin mund ta paguash me 4 këste, 0 kosto ose këste fleksibël deri në 48 muaj, gjithashtu melexo më shumë
iuteMarket
Përzgjedhje produktesh teknologjike dhe elektroshtëpiake në iuteMarket

Black Friday 2026: Bli me zgjuarsi dhe paguaj me këste me iute

Black Friday po afron! Më 27 nëntor rikthehen disa nga ofertat më të shumëpritura të vitit, me mundësi për të përfituar ulje në produkte teknologjike, elektroshtëpiake, mobilie dhe dhurata për festat e fundvitit. Por për të përfituar sa më shumë nga Black Friday, nuk mjafton vetëm të gjesh uljet më të mëdha. Është e rëndësishmelexo më shumë
iuteMarket
Oferta Black Friday 2026 me këste | iute

iute Group forcon strukturat drejtuese të bankës së saj në Ukrainë

iute Group ka forcuar strukturat drejtuese të bankës së saj në Ukrainë përmes emërimit të një Këshilli Mbikëqyrës me përvojë ndërkombëtare, në përbërje të të cilit janë ish-diplomati amerikan George P. Kent, ish-Drejtori Ekzekutiv i LHV Group, Madis Toomsalu, dhe Kryetari i Shoqatës Ukrainase të Fintech, Rostyslav Dyuk. Të gjitha emërimet janë miratuar nga Bankalexo më shumë
Lajme