iute Group ka forcuar strukturat drejtuese të bankës së saj në Ukrainë përmes emërimit të një Këshilli Mbikëqyrës me përvojë ndërkombëtare, në përbërje të të cilit janë ish-diplomati amerikan George P. Kent, ish-Drejtori Ekzekutiv i LHV Group, Madis Toomsalu, dhe Kryetari i Shoqatës Ukrainase të Fintech, Rostyslav Dyuk. Të gjitha emërimet janë miratuar nga Banka Kombëtare e Ukrainës. Këto zhvillime pasojnë përfundimin me sukses të procesit të shndërrimit të bankës në shoqëri aksionare, ndryshimin zyrtar të emrit të saj në Joint Stock Company Iute Bank dhe krijimin e strukturës së re drejtuese, duke shënuar një kapitull të ri në zhvillimin dhe rritjen e mëtejshme të bankës.
Sipas Tarmo Sild, Drejtor Ekzekutiv i iute Group, forcimi i Këshillit Mbikëqyrës të bankës, përmes përfshirjes së ekspertizës ndërkombëtare në sektorin bankar, qeverisjen korporative dhe teknologjinë financiare, do të ndihmojë në orientimin e iuteBank drejt fazës së ardhshme të zhvillimit dhe zgjerimit të saj në Ukrainë.
George P. Kent ka shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Estoni gjatë periudhës 2023–2025 dhe ka mbi 30 vite përvojë në diplomaci, me fokus të veçantë në Evropën Lindore dhe Ukrainë. “Qëndrueshmëria dhe vendosmëria që Ukraina ka treguar përballë rrethanave të vështira kanë qenë vërtet mbresëlënëse. Institucionet e forta dhe qeverisja e përgjegjshme do të vijojnë të jenë thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit”, u shpreh Kent.
Madis Toomsalu është emëruar gjithashtu, gjatë këtij viti, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Energbank, bankës së iute Group në Moldavi. “Pavarësisht rreziqeve të dukshme, Ukraina ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe është shndërruar në një nga tregjet financiare më të digjitalizuara në Evropë. Në kuadër të procesit të rindërtimit të Ukrainës, iuteBank ka një mundësi të veçantë për të zgjeruar aktivitetin e saj, duke u mbështetur në një qeverisje të fortë, menaxhim të disiplinuar të rrezikut dhe teknologji të orientuar drejt nevojave të klientëve”, u shpreh Toomsalu.
Rostyslav Dyuk është Kryetar i Shoqatës Ukrainase të Kompanive Fintech dhe Inovacionit dhe ka luajtur një rol aktiv në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve financiare, kompanive të teknologjisë dhe autoriteteve rregullatore. “Pavarësisht sfidave të viteve të fundit, Ukraina ka arritur të ndërtojë një nga ekosistemet financiare digjitale më inovative në Evropë. Ndërthurja e ekspertizës ndërkombëtare në sektorin bankar me kapacitetet e zhvilluara të Ukrainës në fushën e teknologjisë financiare krijon një bazë të fortë për zhvillimin e shërbimeve financiare moderne, të orientuara drejt nevojave të klientëve”, u shpreh Dyuk.
iute hyri në tregun bankar ukrainas gjatë këtij viti, pas blerjes së disa aktiveve dhe detyrimeve ndaj depozituesve të RWS Bank. Që prej muajit mars, iuteBank ushtron aktivitetin e saj si bankë e licencuar, nën mbikëqyrjen e Bankës Kombëtare të Ukrainës, duke ofruar shërbimet kryesore bankare për klientët e saj ekzistues. Gjatë muajve të parë të aktivitetit, prioriteti i iuteBank ka qenë garantimi i një tranzicioni sa më të lehtë për ish-klientët e RWS Bank, si dhe krijimi i një baze të qëndrueshme operacionale. Faza e ardhshme e zhvillimit do të përqendrohet në zgjerimin e shërbimeve digjitale, forcimin e strukturave organizative dhe përgatitjen për rritjen e mëtejshme të bazës së klientëve. Lançimi i platformës bankare plotësisht digjitale të iuteBank është planifikuar për vitin 2027.
iute Group, së bashku me kompanitë e saj në varësi, ka mbështetur Ukrainën që prej fillimit të luftës në shkallë të gjerë dhe e konsideron investimin në iuteBank si një angazhim afatgjatë evropian.
iute Group është një grup bankar dixhital i fokusuar në shërbimet e përditshme financiare në Evropën Juglindore. E themeluar në vitin 2008 dhe me seli në Estoni, iute u shërben klientëve në Shqipëri, Bullgari, Moldavi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë. Përmes aplikacionit Myiute dhe operacioneve të tij lokale, iute ofron shërbime financiare dixhitale duke përfshirë pagesat, banking, financimin dhe ndërmjetësimin ne sigurime. Grupi iute financon operacionet e tij përmes kapitalit, depozitave dhe obligacioneve të siguruara të listuara në Tregun e Rregulluar të Bursës së Frankfurtit dhe Listën Kryesore të Nasdaq Baltic.
Black Friday 2026: Bli me zgjuarsi dhe paguaj me këste me iute
Samsung Galaxy S25 i rinovuar: performancë premium për 60,850 Lekë
iute Group dhe Allianz Partners zgjerojnë bashkëpunimin strategjik në katër tregje të rajonit