Kthehu pas

iute Group dhe Allianz Partners zgjerojnë bashkëpunimin strategjik në katër tregje të rajonit

Lajme

Më 4 nëntor 2026, Iute Group priti në Tiranë drejtuesit e lartë të Allianz Partners në një takim strategjik, gjatë të cilit u analizuan rezultatet e bashkëpunimit ekzistues dhe u dakordësua një qasje e përbashkët për zgjerimin e shërbimeve të sigurimit dhe asistencës në tregjet ku operon Iute Group.

Takimi mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga të dyja kompanitë: Allianz Partners u përfaqësua nga Maik Keppel, Drejtor për Austrinë dhe Evropën Juglindore, dhe Ivan Gajic, Drejtor për Rajonin e Adriatikut. Ekipi përfaqësues i Iute Group u drejtua nga Allar Niinepuu, bashkëthemelues dhe Drejtor Komercial i grupit, së bashku me përfaqësues të drejtimit të lartë si Alma Ribanoviç, CEO e iute Affinity; Normunds Rudzitis, Drejtor i Rritjes dhe Zhvillimit, Iute Group; Robert Kokk, Drejtor i Produkteve të Sigurimit, Iute Group; Borjan Kolemisevski, CEO i Iute Safe North Macedonia dhe Akan Ajdini, CEO i Iute Albania.

Në fokus të takimit ishte vlerësimi i performancës së produkteve të sigurimit të ofruara deri më tani në kuadër të partneritetit. Allianz Partners konfirmoi përmbushjen e objektivave të bashkëpunimit, duke veçuar rezultatet e produktit të Sigurimit të Mbrojtjes së Kredisë. Rezultate pozitive janë regjistruar edhe në sigurimin e udhëtimit, duke tejkaluar objektivat fillestare. Mbi bazën e këtyre rezultateve, të dyja palët ranë dakord për kalimin nga marrëveshjet e veçanta në nivel lokal, drejt një modeli të unifikuar bashkëpunimi në nivel grupi.

Një tjetër drejtim i bashkëpunimit është zgjerimi i portofolit me produkte dhe shërbime të reja të sigurimeve, të mbështetura në praktikat më të suksesshme të tregjeve të Bashkimit Evropian dhe të rajonit. Të gjitha produktet e sigurimeve do të ofrohen në mënyrë 100% digjitale nëpërmjet aplikacionit Myiute dhe do të jenë lehtësisht të aksesueshme nga çdokush që zotëron një smartphone. Këto produkte synohet të ofrohen në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Moldavi, përmes kanaleve të shpërndarjes së Iute dhe rrjetit të partnerëve të saj.

Zgjerimi i bashkëpunimit me Allianz Partners është pjesë e orientimit të Iute Group drejt diversifikimit të produkteve financiare dhe integrimit të shërbimeve të sigurimit në kanalet digjitale. Për tregun shqiptar, kjo qasje synon të krijojë mundësi të reja për aksesin e klientëve në produkte sigurimi, duke thjeshtuar procesin e përzgjedhjes dhe përdorimit të tyre.

Allar Niinepuu, bashkëthemelues dhe Drejtor Komercial i Iute Group, theksoi potencialin e zhvillimit të sigurimeve digjitale dhe rëndësinë e teknologjisë në transformimin e mënyrës se si këto shërbime ofrohen në treg.

“Ne besojmë se ofrimi i sigurimeve përmes kanaleve digjitale ka potencial të konsiderueshëm zhvillimi, si në Shqipëri, ashtu edhe në tregjet e tjera të rajonit. Përmes superaplikacionit Myiute, synojmë të thjeshtojmë aksesin në produktet e sigurimit dhe t’u ofrojmë klientëve mundësinë për të përfituar nga këto shërbime në mënyrë tërësisht digjitale. Ambicia jonë është të kontribuojmë në ndryshimin e mënyrës se si konsumatorët shqiptarë i aksesojnë dhe i përdorin shërbimet e sigurimit”, u shpreh Niinepuu.

Në vijim, bashkëpunimi mes Iute Group dhe Allianz Partners do të përqendrohet në zhvillimin e kuadrit të përbashkët të partneritetit dhe përgatitjen e produkteve të identifikuara për zbatim në tregjet përkatëse. Ky model synon të mbështesë zgjerimin e ofertës së sigurimeve dhe shërbimeve të asistencës, duke kombinuar përvojën ndërkombëtare të Allianz Partners me kanalet digjitale dhe rrjetin e shpërndarjes së Iute Group.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Black Friday 2026: Bli me zgjuarsi dhe paguaj me këste me iute

Black Friday po afron! Më 27 nëntor rikthehen disa nga ofertat më të shumëpritura të vitit, me mundësi për të përfituar ulje në produkte teknologjike, elektroshtëpiake, mobilie dhe dhurata për festat e fundvitit. Por për të përfituar sa më shumë nga Black Friday, nuk mjafton vetëm të gjesh uljet më të mëdha. Është e rëndësishmelexo më shumë
iuteMarket
Oferta Black Friday 2026 me këste | iute

iute Group forcon strukturat drejtuese të bankës së saj në Ukrainë

iute Group ka forcuar strukturat drejtuese të bankës së saj në Ukrainë përmes emërimit të një Këshilli Mbikëqyrës me përvojë ndërkombëtare, në përbërje të të cilit janë ish-diplomati amerikan George P. Kent, ish-Drejtori Ekzekutiv i LHV Group, Madis Toomsalu, dhe Kryetari i Shoqatës Ukrainase të Fintech, Rostyslav Dyuk. Të gjitha emërimet janë miratuar nga Bankalexo më shumë
Lajme

Samsung Galaxy S25 i rinovuar: performancë premium për 60,850 Lekë

Dëshiron një telefon Samsung të nivelit të lartë, pa paguar çmimin e një pajisjeje të re? Samsung Galaxy S25 i rinovuar është tani në iuteMarket me çmim iute 60,850 Lekë (çmimi i rregullt 62,999 Lekë), 11% më lirë se çmimi i listës 67,999 Lekë. Paguaje me 4 këste duke filluar nga 15,213 Lekë në muajlexo më shumë
iuteMarket