Kthehu pas

Kampioni Gentjan Shaqiri hyn në histori, sjell trofeun historik në Shqipëri!

Lajme

Dita e djeshme shënoi një moment historik për motorsportin shqiptar, pasi Gentjan Shaqiri, kampioni i sapokurorëzuar i Formula 3 Hill Climb, solli në Shqipëri Kupën e Kampionatit Qendror Evropian. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ai arriti të mposhtë dominimin dhjetëvjeçar të Laszlo Szasz, duke u renditur krah legjendave si Christian Merli.

Triumfi i Shaqirit nuk është thjesht një sukses sportiv, por një shembull i përkushtimit dhe disiplinës. Ai e arriti këtë sukses falë makinës Renault Tatuus 2000, një mjet garash i ndërtuar për shpejtësi dhe saktësi ekstreme. Me një motor 2.0L që prodhon mbi 200 kuaj fuqi dhe arrin 0-100 km/h për vetëm 3.5 sekonda, kjo makinë simbolizon ambicien dhe përkushtimin e një kampioni të vërtetë.

Në ceremoninë e organizuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Shaqiri ndau me studentët përvojën e tij, duke nënvizuar rëndësinë e strategjisë dhe kontrollit jo vetëm në pistë, por edhe në financa. Ky event shënoi gjithashtu fillimin e një bashkëpunimi të ri mes Shaqirit, Fakultetit dhe programit iutech nga iute, për të sjellë leksione të hapura mbi fintech dhe menaxhimin financiar.

“Edukimi financiar është një garë më vete – ai të ndihmon të marrësh vendime të sakta dhe të kesh sukses afatgjatë, qoftë në pistë apo në jetë,” u shpreh Shaqiri para studentëve.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Laptopi i duhur për ty: Çfarë duhet të dish para se të blesh

Të blesh një laptop nuk do të thotë me patjetër të krahasosh një pafundësi me specifika teknike. Zgjidhja më e mirë varet nga qëllimi i përdorimit, softëare që të duhet dhe buxheti që dëshiron të shpenzosh.   Qoftë Mac apo Windows pc, fokusohu si fillim më shumë se për çfarë të duhet ky laptop dhe jolexo më shumë
iuteMarket

Gati për në shkollë: Lista e plotë për rikthimin në shkollë!

Një viti i suksesshëm shkollor fillon me prgatitje të mira. Teknologjia e duhur, një ambient studimi i mirëorganizuar dhe një mjedis i rehatshëm shtëpiak mund t’i ndihmojnë fëmijët dhe adoleshentët të jenë më të përqendruar, të qetë dhe gati për rutinën e shkollës.   Për familjet në Shqipëri, iuteMarket bën bashkë mjetet kryesore për rikthimin nëlexo më shumë
iuteMarket