Kthehu pas

Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down: iute “vesh” çorapet e Down Syndrome Albania.

Lajme

Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down iute Albania tregoi përkushtimin e saj ndaj përgjegjësisë sociale duke ofruar mbështetje për organizatën Down Syndrome Albania.

Në mbështetje të kësaj kategorie me nevoja të veçanta, përtej donacionit të institucionit ndaj organizatës, vetë stafi i iute Albania bleu një sasi çorapesh nga Down Syndrome Albania, duke ofruar ndihmë financiare për nismat e vlefshme të organizatës.

Organizata Down Syndrome Albania luan një rol jetik në avokimin për të drejtat dhe përfshirjen e individëve me sindromën Down në shoqërinë shqiptare. Nëpërmjet programeve dhe aktiviteteve të ndryshme, organizata promovon ndërgjegjësimin, pranimin dhe mbështetjen për individët me sindromën Down dhe familjet e tyre.

Duke blerë çorape nga Down Syndrome Albania, iute jo vetëm që ofroi mbështetje financiare, por gjithashtu ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes për individët me sindromën Down. Kjo është arsyeja përse iute Albania fton cilindo institucion apo kompani të bëjë “një hap në çorapet e DSA”, për të rritur sensibilizimin ndaj kësaj kauze unike.

Përtej fuqizimit të individëve përmes shërbimeve financiare dhe edukimit, përfaqësuesit e kompanisë shprehen të përkushtuar për të mbështetur kauzat dhe komunitetet më të ndjeshme sociale.



Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography