Në rast se këstet e kredisë nuk paguhen në kohë, institucioni fillon të aplikojë penalitete, të cilat, në asnjë rast, nuk e kalojnë vlerën prej 30% të këstit/ kësteve të papaguara të kredisë deri në përfundim të kontratës. Penalitetet janë të përcaktuara në kontratë dhe në listën e çmimeve të publikuara në faqen web dhe degët tona.
Nëse detyrimi nuk paguhet për 50 ditë, kontrata e kredisë mbyllet sipas marrëveshjes. Institucioni ka të drejtë të kërkojë detyrimin e plotë, duke aplikuar një penalitet prej 30% për pjesën e mbetur të principalit të papaguar të kredisë. Kredia nuk mund të paguhet më me këste mujore, por vetëm në një shumë të vetme. Klienti humbet të drejtën të jetë klient i iute dhe raportohet në Regjistrin e Kredive me status bazuar në ditët e vonesës. Nëse klienti ka më shumë se një kredi aktive dhe një prej tyre nuk paguhet brenda 50 ditëve, atëherë të gjitha kreditë, pavarësisht nëse janë paguar në kohë apo jo, mbyllen automatikisht nga institucioni.
Si një institucion financiar i licencuar dhe i monitoruar nga Banka e Shqipërisë, iute raporton çdo ditë në Regjistrin e Kredive, i cili menaxhohet nga Banka e Shqipërisë. Është e rëndësishme që klienti të paguajë kredinë në kohë, pasi çdo vonesë ndikon në statusin e kredisë së klientit, si më poshtë:
Status 0 (0-30 ditë vonesë)
Status 1 (31-90 ditë vonesë)
Status 2 (91-180 ditë vonesë)
Status 3 (181-360 ditë vonesë)
Status 4 (mbi 360 ditë vonesë)
Status 5 (kur kredia mbyllet plotësisht)
Status 6 (mbi 360 ditë vonesë, kur institucioni e konsideron kredinë si të fshirë nga bilanci dhe ky status nuk ndryshon edhe nëse klienti paguan detyrimin e tij).
Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit.OkPolitika e Privatësisë