Informacion Bazë
Kredia konsumatore cash është një financim ku klienti aplikon për një kredi dhe, pas aprovimit, merr paratë në dorë. Këto para më pas i shlyen me këste sipas marrëveshjes me iute. Për të aplikuar për kredinë cash, mund të përdorësh aplikacionin Myiute, faqen e internetit iute.al, rrjetin e degëve dhe partnerët e iute që ofrojnë këtë shërbim.
Kredia për produkte nuk përfshin marrjen e parave cash në dorë. Ajo është financimi për blerjen me këste të produkteve të ndryshme në dyqanet partnere të iute, si pajisje elektroshtepiake, elektronike, shërbime etj. Pas aprovimit të kredisë, klienti merr produktin e dëshiruar dhe më pas e paguan me këste pranë iute. Klienti mund të aplikojë për këtë kredi në rrjetin e dyqaneve të partnerëve të iute ose në faqet e internetit të partnerëve iute ose në aplikacionin Myiute.
Klienti mund të tërheqë paratë falas me transfertë bankare, dhe fondet do të jenë në llogarinë e tij bankare brenda 24-48 orësh. Ose, klienti mund t’i tërheqë menjëherë paratë cash nga ATM-të tona që punojnë 24/7 ose nga çdo pikë partnere e iute, sipas vendodhjeve të afishuara në faqen iute.al. Në këtë rast komisioni është 2.9% e vlerës së tërhequr.
Këstet e kredisë mund të paguhen pranë çdo pike të Postës Shqiptare, EasyPay, Raea FS, ose Western Union, me komisionet përkatëse ose me transfertë përmes bankave të nivelit të dytë. Gjithashtu, këstet mund të paguhen duke rimbushur portofolin digjital Myiute, pa pagesë, në çdo partner të iute, sipas listës së partnerëve në faqen iute.al.
Rifinancimi është një kredi e re që ofrohet me kushtin e mbylljes së kredisë ekzistuese në iute apo në institucione të tjera financiare. Gjatë rifinancimit, do të paguhet plotësisht principali i mbetur, komisionet e mbetura të procesimit dhe interesi i akumuluar deri në ditën e rifinancimit. Për shembull, nëse klienti aplikon për një kredi prej 200,000 lekësh, por ka një detyrim të mbetur prej 120,000 lekësh nga kredia ekzistuese, atëherë klientit do t’i disbursohet një kredi në vlerë prej 200,000 lekësh, dhe do të mund të tërheqë cash shumën prej 80,000 lekësh.
Norma efektive e interesit (NEI) reflekton koston e plotë lidhur me kredinë dhe eshte e shprehur qartë në kontratën e kredisë si përqindje vjetore. Norma efektive e interesit ndikohet nga disa faktorë siç jane interesi nominal vjetor, komisionet, afati i kredisë etj.
Shembulli nr 1: Nëse merrni një kredi prej 100,000 LEK për 12 muaj, kësti mujor do të jetë 11,740 LEK. Në fund të periudhës, do të keni paguar gjithsej 140,804 LEK. Kjo shumë përfshin interesin prej 11,098 LEK dhe komisione të tjera prej 29,706 LEK. Si rezultat, Norma Efektive e Interesit (NEI) për këtë shembull është 95.19%.
Shembulli nr 2: Nëse merrni një kredi prej 300,000 LEK për 24 muaj, kësti mujor do të jetë 17,108 LEK. Në fund të periudhës, do të keni paguar gjithsej 410,523 LEK. Kjo shumë përfshin interesin prej 15,821 LEK dhe komisione të tjera prej 97,702 LEK. Si rezultat, NEI për këtë shembull është 37.43%.
Interesi i thjeshtë vjetor tregon përqindjen që një klient paguan mbi shumën e marrë kredi brenda një viti. Ai llogaritet duke pjesëtuar shumën totale të interesit dhe komisioneve me shumën e kredisë dhe duke e kthyer këtë në bazë vjetore.
Shembulli 1: Për kredinë prej 100,000 LEK me afat 12 muaj dhe pagesë totale prej 140,804 LEK, interesi i thjeshtë vjetor është: (140,804 LEK – 100,000 LEK) + 100,000 LEK = 0.40804 ose 40.80%.
Shembulli 2: Për kredinë prej 300,000 LEK me afat 24 muaj dhe pagesë totale prej 410,523 LEK, interesi i thjeshtë vjetor është: (410,523 LEK-300,000 LEK) + 300,000 LEK + 2 = 0.1835 ose 18.35%.
Pas aprovimit të kredisë, klienti do të shohë detajet e kredisë në aplikacionin Myiute. Për të firmosur kontratën, klienti duhet të klikojë “Vijo me firmosjen”. Kjo do ta çojë në një faqe ku mund të shkarkojë një kopje të kontratës në telefonin e tij ose ta dërgojë në e-mailin e tij. Pasi të lexojë kontratën, klienti do të vazhdojë me firmosjen elektronike duke përdorur një kod një përdorimësh që do t’i vijë me SMS në telefonin e tij celular. Firma elektronike është e njëjtë ligjërisht si firma fizike. Klienti nënshkruan me Qualified Electronic Signature në aplikacionin Myiute, sipas rregullave evropiane të eIDAS.
Klienti mund të paraqesë kërkesën ose ankesën me shkrim në degët e iute, në adresën e e-mailit (), ose në faqen tonë të webit iute.al. Sipas kërkesës, klienti merr përgjigje brenda 5 ditëve.
Klienti mund të pajiset me vërtetime të ndryshme për kredinë në degën më të afërt, përmes aplikacionit Myiute ose me e-mail. Lista e çmimeve për vërtetimet mund të gjendet në faqen web dhe në çdo degë të iute.