Shpërndarja e ripagesës së kredisë kur ka më shumë se dy kredi në vonesë

Nëse ke dy ose më shumë kredi aktive në vonesë, kur paguan, shpërndarja e pagesës shlyen fillimisht penalitetet e vonesës dhe më pas këstin mujor të kredisë me datën më të hershme të këstit. Rendi i pagesës së këstit për mbylljen e detyrimit të vonuar do të jetë: shpenzimet për rikujtimin e pagesës së vonuar, tarifat e pezullimit (nëse ka), penalitetet, komisionet, interesi, dhe principali. Gjithmonë duhet të paguash detyrimin në vonesë në total për të mos u raportuar në regjistrin e kredisë. 

E drejta për t'u tërhequr brenda 14 ditësh

Klienti ka të drejtë të kërkojë tërheqjen nga kredia brenda 14 ditëve nga data e firmosjes së kontratës. Këtë kërkesë, klienti duhet ta kryejë me shkrim në një nga degët tona ose në faqen tonë të webit në seksionin “Ankesa & Kërkesa”: iute.al. Pas plotësimit të kërkesës, klienti informohet nga iute për vlerën që duhet të kthejë, e përbërë nga principali plus interesi ditor për aq ditë sa ka përdorur fondet. Pas kryerjes së pagesës, kredia mbyllet në sistem brenda 24 orësh. 

Mbyllja e kredisë përpara afatit të kontratës

Klienti ka mundësinë të kryejë shlyerjen e kredisë përpara afatit të kontratës, duke përfituar zbritjen e interesave për periudhën e mbetur. Klienti kërkon mbylljen e parakohshme në aplikacionin Myiute ose kontakton me iute nëpërmjet telefonit ose degëve tona për të marrë informacion për vlerën totale me zbritje. Pas njoftimit, klienti ka afat 5 ditë kalendarike për të kryer pagesën, pas të cilës kredia mbyllet automatikisht. 

E drejta për të shtyrë këstin me 17 ditë

Klienti ka të drejtë të kërkojë shtyrjen e këstit për 17 ditë nga data e dakordësuar në kontratë. Kjo shtyrje, pas konfirmimit nga institucioni, aplikohet kundrejt komisionit përkatës, referuar listës së çmimeve në fuqi, të cilat i shtohen vlerës së detyrimit dhe paguhen në fund të afatit të shtyrjes. Nëse klienti nuk paguan brenda afatit 17-ditor, detyrimit në vonesë i ngarkohen penalitetet përkatëse që nga dita e parë e vonesës.