Kthehu pas

iute dhe Luiza Gega në Qytetin Evropian të Sportit për 2024

Evente

Përsëri dhe përsëri: aty ku ka ngjarje sportive, është edhe iute.

Kësaj here ishim të pranishëm si sponsor në një event kushtuar sportit, në një maratonë urbane. Ne ishim së bashku me Luiza Gegën, kampionen e Europës në atletikë, njëherazi ambasadorja e markës sonë, në qytetin europian të sporteve për vitin 2024.

Në 21 Prill, në bregdetin e qytetit të Vlorës, u zhvillua “Gjysmë Maratona e Vlorës” dhe iute ishte sërish i pranishëm, për të mbështetur sportin, shëndetin dhe mirëqenien fizike e mendore, së bashku me kampionen tonë të padiskutueshëm.

Në garat 5 km, 10 km dhe 21 km garuan qindra sportistë në kategori të ndryshme për fëmijë, të rinj, të rritur mbi 40 vjeç etj. Duam të shprehim vlerësimin dhe mirënjohjen për të rinjtë dhe të rejat që sfiduan veten, njëri-tjetrin, rekordet kombëtare por edhe shiun dhe breshrin, në një garë emocionuese që do të mbahet mend gjatë.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

5 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të marrësh kredi!

Në iute, ne besojmë se një kredi nuk është thjesht një transaksion financiar, por një vendim që prek familjen dhe të ardhmen.  Pikërisht për këtë arsye, jemi bashkuar me Microfinance Centre (MFC) dhe mbi 15 institucione të tjera në Evropë e Azi Qendrore në fushatën ndërkombëtare “Bëhu një huamarrës i mençur”.  Në thelb të kësajlexo më shumë
Njoftime

Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale

Në një kohë kur shpejtësia, siguria dhe efikasiteti janë thelbësore për çdo shërbim, firma digjitale po zëvendëson me shpejtësi stilolapsin klasik në mbarë Europën. Nga kontratat e qirasë deri te marrëveshjet financiare, firmosja elektronike është bërë pjesë e pandashme e ekonomisë moderne, duke sjellë lehtësi për qytetarët dhe biznese më të shpejta e më efikase.lexo më shumë
Njoftime

Pse pagesat pa kontakt dhe kod QR do të zëvendësojnë POS-in tradicional?

Krizat janë ndër të tjera edhe mundësitë më të mira për progres dhe zhvillim. E tillë ishte edhe pandemia COVID-19 që solli një evolucion të madh në botën e fintech, teknologjisë financiare. Ajo e bëri edhe me shumë të domosdoshme digjitalizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit dhe teknologjisë. Në fakt, në epokën digjitale, mënyralexo më shumë
Lajme