Fintech dhe Posta Shqiptare: Bashkëpunimi që të lejon të rimbushësh llogarinë Myiute!
Shto cash nga ATM-të
Të shtosh para cash në Llogarinë Myiute, është më e thjeshtë se kurrë: pa radhë dhe pa stres.
Gjej vendndodhjen e ATM-së iute më të afërt.
Hyr në aplikacionin Myiute dhe përdor numrin tënd të referencës.
Vendos kodin 6-shifror që do të marrësh në një SMS.
Zgjidh menunë “Shto Cash” dhe vendos kartëmonedhat pasi të jesh siguruar që janë të rregullta dhe vetëm në valutën LEK.
Pasi të shfaqet në ekran shuma e shtuar, zgjidh menunë “Vazhdo” për të përfunduar procesin.
Cash-i do të mbërrijë në llogarinë tënde menjëherë.
Gjej vendndodhjen e ATM-së iute më të afërt.
Hyr në aplikacionin Myiute dhe përdor numrin tënd të referencës.
Vendos kodin 6-shifror që do të marrësh në një SMS.
Zgjidh menunë “Merr Cash” dhe vendos shumën e parave që dëshiron të tërheqësh.
Pasi të përzgjedhur shumën, zgjidh menunë “Vazhdo” për të konfirmuar transaksionin.
Respekto afatin kohor të ATM-së dhe merr paratë e tua.
Shto cash nga partnerët
Nëse dëshiron të shtosh para cash në Llogarinë Myiute nga partnerët tanë, është gjithashtu shumë e thjeshtë.
Gjej pikën më të afërt të partnerit iute.
Merr me vete kartën e identitetit ose pasaportën dhe cash-in.
Skano kodin QR të vendosur në pikën e partnerit duke përdorur aplikacionin Myiute.
Pas skanimit të kodit QR iute, zgjidh “Shto Cash”, nga shërbimet e disponueshme që shfaqen.
Dorëzoi dokumentin tënd të identifikimit dhe cash-in partnerit.
Cash-i do të mbërrijë në llogarinë tënde menjëherë.
Merr cash nga partnerët
Të tërheqësh para cash nga Myiute është gjithmonë e thjeshtë: kudo ku ka partnerë iute.
Gjej pikën më të afërt të partnerit iute dhe merr me vete kartën e identitetit ose pasaportën.
Skano kodin QR të vendosur në pikën e partnerit duke përdorur aplikacionin Myiute.
Pas skanimit të kodit QR iute, zgjidh “Merr Cash”, nga shërbimet e disponueshme që shfaqen.
Dorëzoi dokumentin tënd të identifikimit partnerit.
Partneri do të konfirmojë identitetin tënd dhe do të të dorëzojë cash.
Nëse ke ende nevojë për informacion, mos hezito të na shkruash në Chat box – për të të ndihmuar me çdo pyetje që mund të kesh.
Shtimi i cash-it tashmë është bërë edhe më i lehtë! Gjej vendndodhjen e ATM-së ose partnerit iute më të afërt që ofron shtimin e cash-it në llogarinë tënde në Myiute. Për çdo paqartësi, mos hezito të kontaktosh ekipin e suportit në numrin 044 50 50 60.
Ti mund të tërheqësh para nga llogaria jote në ATM iute, aktivë 24/7, ose mund të vizitosh pikat tona partnere. Për çdo paqartësi, mos hezito të kontaktosh ekipin e suportit në numrin 044 50 50 60.
Tërheqja e parave 24/7 është e mundur vetëm pranë ATM-ve iute. Është pikërisht ky avantazh që i bën ATM-të më të përshtatshme për të marrë çdo shumë, në çdo orar të ditës.
Mund të ndodhë që partneri nuk ka mjaftueshëm cash të disponueshëm në momentin e vizitës, ndaj të sugjerojmë që ATM-të iute të jenë zgjedhja jote e parë për të tërhequr para, veçanërisht për vlera të mëdha. Partnerët janë opsion i mirë për të marrë dhe shtuar shumë më të vogla cash-i ndërsa je në lëvizje.
Ne dhe partneri ynë duam të sigurohemi se vetëm ti ke akses në cash-in tënd.
Një person tjetër nuk mund të shtojë cash në llogarinë tënde në Myiute, pasi për ne dhe ty, është e rëndësishme të parandalohet mashtrimi. Nëse një person tjetër dëshiron të shtojë cash, ai mund ta bëjë këtë nëpërmjet shërbimit Dërgo Para.