A ke menduar ndonjëherë se industria Fintech dhe Posta Shqiptare mund të takoheshin në një pikë të përbashkët? Epo, ky moment ka ardhur tashmë! Me shumë krenari, iute zbulon një ndër bashkëpunimet më të suksesshme dhe të rëndësishme të vitit: atë me entitetin e Postës Shqiptare.
Falë bashkëpunimit mes iute dhe Postës Shqiptare, çdo klient iute mund të përdorë karakteristikat e dy botëve të ndryshme për të arritur qëllimet e tij financiare, duke vizituar një sportel fizik postar për të rimbushur llogarinë e tij në portofolin digjital Myiute. I gjithë procesi është mjaft i thjeshtë, kjo edhe për faktin se në çdo moment, çdo qytetar mund të paraqitet në një nga sportelet e Postës Shqiptare, që janë të shpërndara kudo në vend. Mjafton të kesh vetëm kartën tënde të identitetit dhe shumën e parave që do të ngarkosh në llogarinë tënde Myiute dhe t’ia dorëzosh punonjësit të Postë Shqiptare në sportelin që ke zgjedhur. Transaksioni do të jetë i shpejtë dhe i sigurt dhe rimbushja do të kryhet menjëherë.
Paratë e tua do të jenë në llogarinë tënde në portofolin digjital Myiute në çast, dhe ti do të mund të kontrollosh financat e tua personale, duke shijuar eksperiencën digjitale që vetëm industria fintech mund të të ofrojë. Nëpërmjet aplikacionin fintech Myiute, ti mund të paguash këstin e kredisë në iute, t’i dërgosh para miqve dhe familjarëve, të paguash faturën e internetit, të kryesh blerje me këste ose jo, duke skanuar kodin QR, etj.
E kështu, përdorimi i parasë elektronike do të sjellë një qasje ndryshe: me aplikacionin Myiute, rimbushe në çast dhe përdore në çdo rast.
Kampioni Gentjan Shaqiri hyn në histori, sjell trofeun historik në Shqipëri!

iute merr licencë në BE

Projekti pilot i pagesave të shpejta: tani Myiute është portofoli yt!
