Kthehu pas

iute sponsor zyrtar i edicionit të 15-të të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit

Njoftime

Në datat 3-4-5 Qershor, në Tiranë u zhvillua edicioni i XV-të i Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit dhe për iute, ishte një privilegj dhe kënaqësi të ishim sponsor zyrtar të këtij eventi.

Me shumë dëshirë, ishim pjesë e këtij eventi mjaft të rëndësishëm dhe domethënës, që nënvizoi edhe një herë, sfidat dhe mundësitë për zhvillim që vijnë së bashku me teknologjinë moderne e inteligjencën artificiale, që mund të ndryshojnë mundësinë për të patur akses të menjëhershëm në informacion dhe të dhënat publike, edhe pse kjo e fundit na paraqet sfida të tjera, si në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

“E drejta për t’u informuar është gur themeli i demokracisë, transparenca, llogaridhënia, pjesëmarrja në vendimmarrje, lufta kundër korrupsionit, janë parime të cilat nuk mund të realizohen pa akses në informacion.” – ishin fjalët e komisionerit Z. Besnik Dervishi, që premtoi përkushtim të palëkundur për të nxitur transparencën e autoriteteve publike.

Më gjatë, Z. Dervishi rikujtoi edhe një herë se si sot, mbi 120 vende në botë kanë një kuadër ligjor që garanton aksesin në informacion, fakt i cili tregon se si komuniteti ynë është rritur përgjatë këtyre viteve dhe se shoqëria civile, media, bota akademike apo të gjithë aktorët që operojnë në këtë fushë, luajnë një rol thelbësor në promovimin e transparencës me kontributin e vazhdueshëm të tyre.

Ky event i zhvilluar në Tiranë, është një sinjal i zhvillimit të kuadrit ligjor që do të përmirësojë transparencën, aksesin në informacione dhe shërbimet për qytetarët e Shqipërisë, dhe për iute ky është një lajm më se i mirë.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket

Teknologji e rinovuar: më shumë se një pajisje e përdorur

Kur kërkon një telefon të ri, një nga pyetjet e para është: ta blej të ri apo të përdorur? Sot ekziston edhe një alternativë tjetër: teknologjia e rinovuar. Një telefon ose pajisje e rinovuar nuk është thjesht një pajisje e përdorur që rikthehet në shitje. Para se të arrijë te përdoruesi i ri, ajo kalonlexo më shumë
iuteMarket

Laptopi i duhur për ty: Çfarë duhet të dish para se të blesh

Të blesh një laptop nuk do të thotë me patjetër të krahasosh një pafundësi me specifika teknike. Zgjidhja më e mirë varet nga qëllimi i përdorimit, softëare që të duhet dhe buxheti që dëshiron të shpenzosh.   Qoftë Mac apo Windows pc, fokusohu si fillim më shumë se për çfarë të duhet ky laptop dhe jolexo më shumë
iuteMarket