Kthehu pas

iute, në Kampionatin e 86-të Kombëtar të Atletikës

Njoftime

Në datat 13-14 Qershor, në Elbasan Arena, u zhvillua edicioni i 86-të i Kampionatit Kombëtar të Atletikës për të rritur dhe iute ishte edhe një herë aty për të dhënë mbështetjen e saj. Në këtë event, morën pjesë të gjitha ekipet e vendit dhe garuan atletët më të mirë, përfshirë këtu edhe kampionen e padiskutueshme, Luiza Gega.

Gega arriti edhe një herë të shpallej sportistja më e mirë e aktivitetit duke mbledhur 1114 pikë, duke dominuar sërish skenën e atletikës në Shqipëri. Për kategorinë e meshkujve, sportisti më i mirë u shpall atleti Franko Burraj me 1085 pikë. Ekipet më të suksesshme ishin edhe një herë KS Tirana për femra me 183.5 pikë dhe Vllaznia Shkodër për meshkuj me 197 pikë.

Ky kampionat ishte një edicion mjaft i suksesshëm për atletikën shqiptare, pasi u arritën disa rezultate të shkëlqyera. Falë një pune të jashtëzakonshme të ekipeve të moshave, u thyen dy rekorde kombëtare për të rinjtë. Gjithashtu, atletët më të mirë sfiduan veten e tyre duke arritur një tjetër rezultat fantastik: plot 22 rekorde personale të thyera.

iute ishte përsëri aty, për të dhuruar pa kushte, mbështetjen e saj për atletikën dhe super kampionen Luiza Gega, që është edhe imazhi ideal i markës sonë: më e mira, më e shpejta; ashtu si kredia personale në iute.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Teknologji e rinovuar: më shumë se një pajisje e përdorur

Kur kërkon një telefon të ri, një nga pyetjet e para është: ta blej të ri apo të përdorur? Sot ekziston edhe një alternativë tjetër: teknologjia e rinovuar. Një telefon ose pajisje e rinovuar nuk është thjesht një pajisje e përdorur që rikthehet në shitje. Para se të arrijë te përdoruesi i ri, ajo kalonlexo më shumë
iuteMarket

Laptopi i duhur për ty: Çfarë duhet të dish para se të blesh

Të blesh një laptop nuk do të thotë me patjetër të krahasosh një pafundësi me specifika teknike. Zgjidhja më e mirë varet nga qëllimi i përdorimit, softëare që të duhet dhe buxheti që dëshiron të shpenzosh.   Qoftë Mac apo Windows pc, fokusohu si fillim më shumë se për çfarë të duhet ky laptop dhe jolexo më shumë
iuteMarket