Kthehu pas

Fintech dhe Posta Shqiptare: Bashkëpunimi që të lejon të rimbushësh llogarinë Myiute!

Njoftime

A ke menduar ndonjëherë se industria Fintech dhe Posta Shqiptare mund të takoheshin në një pikë të përbashkët? Epo, ky moment ka ardhur tashmë! Me shumë krenari, iute zbulon një ndër bashkëpunimet më të suksesshme dhe të rëndësishme të vitit: atë me entitetin e Postës Shqiptare.

Falë bashkëpunimit mes iute dhe Postës Shqiptare, çdo klient iute mund të përdorë karakteristikat e dy botëve të ndryshme për të arritur qëllimet e tij financiare, duke vizituar një sportel fizik postar për të rimbushur llogarinë e tij në portofolin digjital Myiute. I gjithë procesi është mjaft i thjeshtë, kjo edhe për faktin se në çdo moment, çdo qytetar mund të paraqitet në një nga sportelet e Postës Shqiptare, që janë të shpërndara kudo në vend. Mjafton të kesh vetëm kartën tënde të identitetit dhe shumën e parave që do të ngarkosh në llogarinë tënde Myiute dhe t’ia dorëzosh punonjësit të Postë Shqiptare në sportelin që ke zgjedhur. Transaksioni do të jetë i shpejtë dhe i sigurt dhe rimbushja do të kryhet menjëherë.

Paratë e tua do të jenë në llogarinë tënde në portofolin digjital Myiute në çast, dhe ti do të mund të kontrollosh financat e tua personale, duke shijuar eksperiencën digjitale që vetëm industria fintech mund të të ofrojë. Nëpërmjet aplikacionin fintech Myiute, ti mund të paguash këstin e kredisë në iute, t’i dërgosh para miqve dhe familjarëve, të paguash faturën e internetit, të kryesh blerje me këste ose jo, duke skanuar kodin QR, etj.

E kështu, përdorimi i parasë elektronike do të sjellë një qasje ndryshe: me aplikacionin Myiute, rimbushe në çast dhe përdore në çdo rast.

 

Mëso si të rimbushësh Myiute nga çdo zyrë e Postës Shqiptare.
Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

10 produktet më të mira nën 10,000 Lekë në iuteMarket

Kërkon një dhuratë apo një përmirësim të vogël për veten, pa shpenzuar shumë? Kemi zgjedhur 10 produkte nën 10,000 Lekë në iuteMarket, nga orët inteligjente dhe kufjet pa kabllo te fritezat me ajër dhe fshesat pa kabllo. Secilin mund ta paguash me 4 këste, 0 kosto ose këste fleksibël deri në 48 muaj, gjithashtu melexo më shumë
iuteMarket
Përzgjedhje produktesh teknologjike dhe elektroshtëpiake në iuteMarket

Black Friday 2026: Bli me zgjuarsi dhe paguaj me këste me iute

Black Friday po afron! Më 27 nëntor rikthehen disa nga ofertat më të shumëpritura të vitit, me mundësi për të përfituar ulje në produkte teknologjike, elektroshtëpiake, mobilie dhe dhurata për festat e fundvitit. Por për të përfituar sa më shumë nga Black Friday, nuk mjafton vetëm të gjesh uljet më të mëdha. Është e rëndësishmelexo më shumë
iuteMarket
Oferta Black Friday 2026 me këste | iute

iute Group forcon strukturat drejtuese të bankës së saj në Ukrainë

iute Group ka forcuar strukturat drejtuese të bankës së saj në Ukrainë përmes emërimit të një Këshilli Mbikëqyrës me përvojë ndërkombëtare, në përbërje të të cilit janë ish-diplomati amerikan George P. Kent, ish-Drejtori Ekzekutiv i LHV Group, Madis Toomsalu, dhe Kryetari i Shoqatës Ukrainase të Fintech, Rostyslav Dyuk. Të gjitha emërimet janë miratuar nga Bankalexo më shumë
Lajme