Kthehu pas

iute Group zgjeron ekosistemin e saj dixhital me qasje në ekspertizën mjekësore globale

Lajme

iute Affinity, kompania e zgjidhjeve të sigurimeve, pjesë e iute Group, ka lidhur një partneritet me ofruesin global të shërbimeve shëndetësore Further, për t’u ofruar klientëve në të gjitha tregjet ku operon iute, akses në shërbimet Second Medical Opinion (Mendim i Dytë Mjekësor) dhe Precision CancerCare, një zgjidhje e avancuar për diagnostikimin dhe trajtimin e personalizuar të kancerit.

Ky partneritet pasuron më tej portofolin në zgjerim të produkteve të sigurimit dhe mirëqenies që ofron iute Affinity, duke mbështetur njëkohësisht ambicien e iute Group për të ndërtuar një bankë dixhitale që u mundëson klientëve të menaxhojnë sa më shumë aspekte të jetës së tyre të përditshme përmes një ekosistemi të vetëm dhe të integruar.

“Përmes partneritetit tonë strategjik me Further, një lider global në shërbimet e Mendimit të Dytë Mjekësor (Second Medical Opinion) dhe Precision CancerCare, klientët e iute do të kenë akses te specialistë mjekësorë të njohur ndërkombëtarisht, diagnostikime të avancuara dhe rekomandime të personalizuara për trajtim. Kjo u mundëson klientëve të përfitojnë nga zgjidhje inovative në kujdesin shëndetësor dhe t’u japë më shumë siguri dhe qetësi në momentet kur kanë më shumë nevojë,” – u shpreh Alma Ribanoviç, CEO e iute Affinity.

Partneriteti u ofron klientëve akses në dy shërbime shëndetësore me vlerë të lartë. Shërbimi Second Medical Opinion (Mendimi i Dytë Mjekësor) i Further u mundëson personave që përballen me sëmundje serioze të marrin një vlerësim të pavarur të diagnozës dhe planit të tyre të trajtimit nga ekspertë mjekësorë ndërkombëtarë të nivelit më të lartë. Ndërkohë, shërbimi Precision CancerCare kombinon profilizimin molekular, analizat laboratorike të avancuara dhe vlerësimin e specialistëve mjekësorë për të krijuar rekomandime shumë të personalizuara për trajtimin e kancerit. Kjo qasje ndihmon pacientët dhe mjekët të identifikojnë opsionet më të përshtatshme të trajtimit, bazuar në karakteristikat specifike të sëmundjes së secilit pacient.

Shërbimet e Further u ofrojnë klientëve akses te specialistë mjekësorë të njohur ndërkombëtarisht, diagnostikime të avancuara të kancerit dhe rekomandime të personalizuara për trajtim, pa qenë nevoja që ata të orientohen vetë në rrjetet komplekse të kujdesit shëndetësor në nivel global.

“Në Further, ne fokusohemi në lidhjen e pacientëve me ekspertizën e duhur në momentin e duhur, veçanërisht kur përballen me gjendje komplekse dhe serioze. Përmes partneritetit tonë me iute, tani mund të mbështesim shumë më tepër njerëz në Evropën Juglindore me mendime të dyta të besueshme dhe diagnostikime të avancuara për kancerin,” u shpreh Frank Ahedo, CEO i Further.

Sigurimet janë kthyer në një nga segmentet me rritjen më të shpejtë të biznesit të iute. Sot, iute u shërben më shumë se 247,000 klientëve aktivë në Evropën Juglindore, ku mbi 21% e tyre tashmë përdorin produkte të sigurimit. Në tremujorin e parë të vitit 2026, të ardhurat nga ndërmjetësimi i sigurimeve të iute Group u rritën me 71.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Partneriteti me Further mbështet objektivin e iute Affinity për ta bërë më të aksesueshme sigurimin dhe shërbimet e mbrojtjes përmes ekosistemit dixhital bankar të iute. Ndërsa zgjidhjet e sigurimit janë tashmë të disponueshme në të gjitha tregjet ku operon iute, shërbimi Second Medical Opinion (Mendim i Dytë Mjekësor) është lançuar fillimisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me plane për t’u zgjeruar gradualisht edhe në tregje të tjera në të ardhmen.

“Gjendjet serioze shëndetësore shpesh shoqërohen me pasiguri dhe vendime të vështira. Duke kombinuar ekspertizën mjekësore të nivelit botëror me kapacitetet e avancuara të mjekësisë precize, ne mund t’i ndihmojmë klientët të kenë më shumë qartësi dhe siguri në rrugëtimin e tyre të trajtimit,” u shpreh Alma Ribanoviç. “Qëllimi ynë është që mbështetja shëndetësore, e cila më parë ishte e disponueshme vetëm për një numër të kufizuar njerëzish, të bëhet e aksesueshme për qindra mijëra klientë në të gjitha tregjet tona,” përfundoi ajo.

iute Group është një grup bankar dixhital i fokusuar në shërbimet e përditshme financiare në Evropën Juglindore. E themeluar në vitin 2008 dhe me seli në Estoni, iute u shërben klientëve në Shqipëri, Bullgari, Moldavi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë. Përmes aplikacionit Myiute dhe operacioneve të tij lokale, iute ofron shërbime financiare dixhitale duke përfshirë pagesat, banking, financimin dhe ndërmjetësimin në sigurime. Grupi iute financon operacionet e tij përmes kapitalit, depozitave dhe obligacioneve të siguruara të listuara në Tregun e Rregulluar të Bursës së Frankfurtit dhe Listën Kryesore të Nasdaq Baltic.

Further është një specialist global në zgjidhje inovative të sigurimeve shëndetësore dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor, duke kombinuar qasje të avancuara të trajtimit me ekspertizë mjekësore të nivelit botëror. E themeluar në vitin 2012, kompania operon në më shumë se 30 vende, përmes partneriteteve me mbi 300 sigurues dhe klientë korporativë. Me ekspertizë të thelluar në gjendje serioze dhe komplekse shëndetësore, Further mbështet pacientët përmes mendimeve të pavarura të dyta mjekësore dhe aksesit në kujdes të avancuar, duke ofruar zgjidhje që u mundësojnë siguruesve, punëdhënësve dhe klientëve të tyre të kenë akses në trajtimin më të mirë të mundshëm.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute Albania mbështet fëmijët e fshatit SOS përmes edukimit financiar

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, iute Albania zgjodhi ta festojë këtë ditë përmes një gjesti simbolik që ndërthur kujdesin për fëmijët me promovimin e edukimit financiar. Kompania dhuroi librin “Paraja Magjike”, me autore Deada Hyka, për të gjithë fëmijët e stafit të saj, duke u bërë pjesë e një nisme qëlexo më shumë
Lajme

iute Albania në Balkonnect 2026: e ardhmja e pagesave dixhitale

Në datën 22 Maj, iute Albania ishte pjesë e eventit Balkonnect, një event që i dedikohet zhvillimit të biznesit në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Në panelin e emërtuar “Fintech & Open Banking in SEE”, iute u përfaqësua nga Jonida Çela, CEO e iutePay, e cila ndau eksperiencën dhe perspektivën e saj mbi evolucioninlexo më shumë
Evente

iute Albania, pjesë e Balkan Payment Forum Tirana 2026

Në datën 14 Maj 2026, pranë ambjenteve të Hotel Rogner në Tiranë, u zhvillua Balkan Payment Forum nga Pro Money: një event i dedikuar mbi zhvillimin e pagesave digjitale në rajon dhe më tej. Me pjesëmarrjen e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, përfaqësuesve të lartë të Bankës së Shqipërisë, ekspertëve ndërkombëtare dhe drejtuesve të lartëlexo më shumë
Evente