Kthehu pas

Epoka e digjitalizimit: Intervistë me eksperten pas website-it më të ri fintech në Shqipëri

Lajme

Sot, Estonia qëndron si një fener i digjitalizimit, me kompaninë estoneze iute që këtë përparim e ka treguar edhe përmes një website-i të ri kushtuar operacioneve të saj fintech. Mjeshtëria pas këtij hapi digjital na shtyn të pyesim: Cilat strategji qëndrojnë pas ndërtimit të një faqeje të tillë? Për të zbuluar kompleksitetin pas pranisë në internet të iute, ne patëm një bisedë me Eneli Amur, Drejtoreshën e Prezencës Online në iute Group.

Zonja Amur. Çfarë frymëzoi ridizajnimin e website-it të iute?

“Ridizajnimi i web-it iute është pjesë e riemërtimit tonë të përgjithshëm. Përveç modernizimit, nevoja për një riemërtim është kryesisht për shkak të zgjerimit të biznesit dhe audienca jonë është zgjeruar duke përfshirë të gjithë popullsinë. Ne kemi studiuar nevojat e klientëve tanë dhe kemi synuar të krijojmë një web që pasqyron ofertat tona më të gjera të shërbimeve, duke përfshirë shërbimet e pagesave, portofolin digjital dhe sigurimet. Ne duam t’i bëjmë shërbimet tona të kuptueshme, të aksesueshme dhe miqësore për cilindo që hyn në faqen tonë. Edhe pse web-i është një pjesë e madhe e pranisë sonë në internet, ne jemi aty për klientët tanë edhe përmes aplikacionit tonë,  në rrjetet sociale dhe për njerëzit që preferojnë kontaktin njerëzor – në të gjitha degët tona.”

A mund të mësojmë më shumë për anën teknike të këtij zhvillimi?

“Çdo ndryshim i ri është punë në progres, qëllimi ynë është të dëgjojmë klientët tanë dhe të bëjmë ndryshime në përputhje me rrethanat. Web-i është pjesë e kësaj – ne jemi duke monitoruar dhe u përmirësuar vazhdimisht, duke u përshtatur për të qenë më miqësorë për përdoruesit. Fokusi është që së pari të përmirësojmë aplikacionet tona “mobile”, sepse kështu preferojnë klientët të përdorin faqen. Ne inkurajojmë të gjithë klientët tanë të mësojmë rreth produkteve tona në website për t’u njohur me ofertat e partnerëve, pra website-i është një shtesë dhe mbështetje për aplikacionin tonë. Aplikacioni Myiute, i cili gjithashtu po ndryshon vazhdimisht, ofron kaq shumë hapësira për t’u eksploruar. Ne kemi shërbimin e portofolit digjital të gjeneratës së ardhshme, i cili është larg nga portofoli i zakonshëm dhe tradicional. Audienca jonë është zgjeruar – dhe pamja dhe strategjia jonë e re është një reflektim i kësaj.”

Zonja Amur, si përshtatet kjo faqe e re me misionin e iute-së në botën e fintech?

“Do të thoja se kjo tregon gatishmërinë tonë për të përmirësuar dhe për të gjetur zgjidhje inovatore vazhdimisht. Website shërben si një qendër digjitale, për t’u lidhur me qëllimin tonë për të ofruar zgjidhje financiare gjithëpërfshirëse që janë të përshtatshme për këdo. Duke përdorur teknologjinë, ne po përmirësojmë përvojën e përdoruesit dhe po i bëjmë shërbimet financiare më të kuptueshme për një audiencë shumë më të gjerë.”

A është ky website përgjigja juaj për sfidat e ekosistemit fintech?

“Absolutisht, ne nuk jemi vetëm në hap me tendencat më të fundit – ne synojmë gjithmonë të udhëheqim këto ndryshime. Për ta bërë përdorimin e produkteve financiare më të lehtë dhe më e rëndësishmja, të arritshme për të gjithë, ne po fokusohemi në çdo kanal dhe website ynë është një pikë e fortë mbështëse për aplikacionin Myiute. Ju mund të njiheni me produktet e partnerëve tanë në website dhe ndërkohë, nëse shkarkoni aplikacionin, informoheni në kohë reale për ofertat më të mira. Website është më shumë se thjesht një përgjigje ndaj sfidave; është një angazhim për t’i bërë shërbimet financiare më të thjeshta dhe më të aksesueshme. Ne kemi krijuar një platformë miqësore për përdoruesit ku ata mund të bisedojnë me ne dhe të gjejnë të gjitha përgjigjet që ju nevojiten, me vetëm disa klikime.”

Çfarë e dallon web-in tuaj nga konkurrenca?

“Ajo që e dallon iute.al nga konkurrentët është përqendrimi ynë në një përvojë të personalizuar të përdoruesit. Dizajni është intuitiv, duke siguruar lehtësinë e navigimit dhe qartësinë e informacionit. Për më tepër, përkushtimi ynë ndaj inovacionit është i dukshëm në integrimin pa probleme të shërbimeve të ndryshme, duke vendosur një standard të ri në industrinë fintech për komoditet dhe funksionalitet. Konkurrentët tanë, të cilët ne krahasojmë veten, janë jo vetëm vendas, por ndërkombëtar.”

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Kur inovacioni të ndihmon të dëgjosh DJ-in tënd të preferuar: Paul Kalkbrenner në Tiranë

Tirana po përgatitet për një natë të paharrueshme, ndërsa ikona e muzikës elektronike Paul Kalkbrenner del në skenë në datën 26 Prill, duke paralajmëruar fillimin e një sezoni emocionues në kryeqytet. Me çdo vit që kalon, peizazhi kulturor i Tiranës bëhet edhe më i gjallë, duke tërhequr audiencën vendase apo nga vendet fqinje në Evropë.lexo më shumë
Evente

iute dhe Luiza Gega në Qytetin Evropian të Sportit për 2024

Përsëri dhe përsëri: aty ku ka ngjarje sportive, është edhe iute. Kësaj here ishim të pranishëm si sponsor në një event kushtuar sportit, në një maratonë urbane. Ne ishim së bashku me Luiza Gegën, kampionen e Europës në atletikë, njëherazi ambasadorja e markës sonë, në qytetin europian të sporteve për vitin 2024. Në 21 Prill,lexo më shumë
Evente

Njoftim në lidhje me përditësimin e listës së çmimeve të IuteCredit Albania sh.a

Dëshirojmë të bëjmë me dije në lidhje me disa përditesime të listës së çmimeve, efektive më date 29/04/2024: Vërtetim mbyllje kredie – 2,000 Lek; Vërtetim balance kredie – 2,500 Lek; Kopje e kontratës së kredisë – 2,000 Lek; Vërtetim për mbyllje kredie brenda 14 ditëve – 5,000 Lek; Komision i shtyrjes së datës së pagesëslexo më shumë
Njoftime