Kthehu pas

E vërteta e ofertave me 0% interes; financim i zgjuar!

Lajme

Në një epokë pasigurie financiare, një ofertë spikat: Pagesa me këste me 0% interes! Por çfarë fshihet pas kësaj marrëveshjeje? Në këtë artikull do të zbuloni përfitimet dhe transparencën pas këtyre ofertave joshëse.

Si mund ta kuptojmë “produkt me këste, me interes zero”?

Në pamje të parë, blerja me këste me 0% interes mund të duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Megjithatë, transparenca është në thelb të këtyre produkteve. Ndryshe nga opsionet tradicionale të financimit, produkte si Smart 0% nga iute, për financim me këste me 0% interes, vendosin të gjitha kartat në tryezë, duke fuqizuar konsumatorët me kushte të qarta dhe praktika të sakta. Klienti mund të blejë produktin e dëshiruar në një nga partnerët e iute dhe pagesën ta kryejë në 4 këste të barabarta, në 4 muaj, pa asnjë kosto shtesë.

Çfarë përfiton klienti nga Smart 0%?

Ka ikur koha e tarifave të fshehura dhe taktikave mashtruese. Me financimin Smart 0% do të thotë zero përqind interes në pagesën e produktit me këste. E thënë më thjeshtë: nëse klienti vendos të blejë një smartphone të ri që kushton 100’000 lekë, me formulën Smart0% do të paguajë 4 këste nga 25’000 lekë, asnjë qindarkë më shumë. Paraja ka gjithmonë një kosto dhe këtë herë, koston e merr përsipër biznesi, për të sjellë për qytetarët, ofertën më të mirë në treg.

Çfarë do të thotë Smart 0% për biznesin shqiptar?

Në letër, marketingu është një koncept i thjeshtë: tërhiq vëmendjen e audiencës, plotëso një nevojë të klientëve të tu dhe shit produktin tënd. Në praktikë, procesi i shitjes dhe marketingut kalon një rrugëtim të gjatë e të komplikuar për të fituar mendjen dhe zemrën e klientit. Në këtë mënyrë, herë pas here krijohen ide dhe fushata promocionale që bëjnë për vete klientin fundor: “X% skonto”, “Paguaj 1-Merr 2” apo “Smart 0%”, janë të gjitha taktika marketingu për të rritur numrin e klientëve.

Znj. Iva Kuka, personi përgjegjës për marketingun e markës “Argjendari Donaldo” tregon më shumë për produktet me këste me 0% interes: “Smart 0% është një ide interesante që tërheq vëmendjen e qytetarëve. Kemi vënë re një rritje të klientëve që pyesin për mundësinë për të blerë produktet tona duke paguar me këste me 0% interes nëpërmjet iute”.

Një tjetër koment mbi benefitet e produktit Smart 0% dhe impaktin e saj në industrinë e teknologjisë, vjen nga Z. Albi Hoxha, themelues i markës “Redline”: Smart 0% është një super ide për të bërë klientët për vete sepse është një mundësi që kënaq të gjitha palët: ne duam të shesim sa më shumë produkte, ndërsa klientët duan të blejnë produkte të reja teknologjike dhe të paguajnë çmimin më të leverdisshëm. Ne marrim përsipër të paguajmë vlerën e parasë në kohë dhe në këtë mënyrë klienti merr ofertën më të mirë.”

Për të mësuar më shumë mbi logjikën financiare pas produkteve “Smart 0%” ne pyetëm Z. Arbër Koruni, Drejtor i Departamentit Komercial në iute.  Ai na shpjegon se e vërteta pas Smart 0% është më e thjeshtë nga sa duket.

Z, Koruni: “Quhet Smart sepse i ofron klientëve mundësinë për të bërë blerje të zgjuara duke paguar me këste dhe duke menaxhuar më mirë financat e tyre personale dhe 0% sepse është e vërtetë që klienti fundor paguan 0% interes të shtuar mbi produktin. Klientët janë skeptikë por mund të përllogarisin shumë thjeshtë vlerën e produktit dhe këstit duke ndarë çmimin në 4 këste, në 4 muaj dhe do të kuptojnë se nuk ka asnjë kosto të shtuar. Produkte të tilla financiare janë prezantuar më parë nga gjigandë si Apple, Amazon dhe Walmart, e tashmë janë produkte të afirmuara në tregjet globale dhe kanë korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Tregu shqiptar është ende në zhvillim por jam i bindur që një iute po bën një punë të shkëlqyer në edukimin financiar të popullatës.”

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Bli tani, paguaj më vonë… tashmë edhe në Prestige Home!

Koncepti “Bli tani, paguaj më vonë”, prej vitesh është në qendër të vëmendjes, si një trend botëror që po pëlqehet dhe përdoret gjithmonë e më shumë nga popullata botërore. Ajo çfarë e diferencon këtë metodë pagese është fleksibiliteti në pagesa dhe mundësia për t’u kujdesur për financat personale, duke bërë blerje të zgjuara. iute ështëlexo më shumë
Njoftime

Transformimi në një bankë dixhitale: rezultatet e iute Group për vitin 2025

Grupi iute, një grup bankar dixhital që operon në Evropën Juglindore, gjeneroi të ardhura totale prej 124,6 milionë eurosh në vitin 2025, ndërsa fitimi neto u rrit në 9,9 milionë euro. Bilanci i konsoliduar i grupit arriti në 511 milionë euro, duke tejkaluar objektivin e tij vjetor. Sipas CEO-s Tarmo Sild, kompania po përparon vazhdimishtlexo më shumë
Njoftime

iute Group krijon iute Affinity për të ofruar zgjidhje mbi sigurimet

iute Group, një grup bankar dixhital që operon në Evropën Juglindore, ka themeluar një filial të ri për shërbime sigurimi dhe menaxhim operacional, iute Affinity, me qëllim forcimin e mbrojtjes si një shtyllë kyçe brenda ekosistemit të tij të përditshëm të bankingut digjital. Alma Ribanoviç është emëruar CEO e iute Affinity. Allar Niinepuu, Drejtori ilexo më shumë
Lajme