Temperaturat e verës në Shqiperi mund t’i bëjnë shtëpitë tejesisht të ngrohta, sidmos gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Një kondicioner i mirë mund ta transfromoj ambientin tënd, duke të ndihmuar për një gjumë më të mirë, për të punuar më lehtë dhe për të krijuar një ambient më të freskët për ty dhe familjen tënde.
Sidoqoftë, të zgjedhësh kondicionerin e duhur nuk do të thotë vetëm të gjesh atë që kushton më pak apo modelin më të fuqishëm. Madhësia e dhomë, efiçenca e energjisë, opsionet e disponueshme dhe instalimet luajnë të gjitha një rol shumë të rëndësishëm.
Ja çfarë të konsiderosh përpara se të zgjedhësh një kondicioner për shtëpinë tënde.
Oferta e Veçantë në iuteMarket: TCL TAC-12CHSD/ZG11I
Çmimi fillestar: 42,999 Lekë
Çmimi në iuteMarket: vetëm 24,999 Lekë
42% ZBRITJE + TRANSPORT FALAS DERI MË 21 GUSHT 🚚
TCL TAC-12CHSD/ZG11I kombinon një kapacitet ftohës prej 12,000 BTU me funksione inteligjente të krijuara për ta bërë më të lehtë kontrollin e ambientit në shtëpinë tuaj.
Ai përdor teknologjinë Inverter dhe rekomandohet për ambiente rreth 25 m², duke e bërë të përshtatshëm për shumë dhoma gjumi, dhoma ndenjeje dhe ambiente të tjera me përmasa mesatare.
Gjithashtu ofron si ftohje, ashtu edhe ngrohje, kështu që mund të vazhdojë të jetë i dobishëm edhe përtej muajve më të nxehtë të verës.
Pse të zgjidhni TCL?
Kontroll inteligjent me Wi-Fi
Kontrollojeni kondicionerin nga telefoni juaj, në mënyrë që të rregulloni temperaturën ose të filloni freskimin e shtëpisë përpara se të mbërrini.
Teknologji Inverter
Sistemi përshtat fuqinë sipas nevojës, duke ndihmuar në ruajtjen efikase të një temperature të rehatshme.
Ftohje dhe ngrohje
Përdorni të njëjtin sistem për të freskuar shtëpinë gjatë verës dhe për të ofruar ngrohje shtesë kur temperaturat bien.
Turbo Cooling & Smart Airflow
Projektuar për të freskuar shpejt ambientin dhe për ta shpërndarë ajrin në mënyrë më të rehatshme në të gjithë hapësirën.
Sleep Mode
I dobishëm për dhomat e gjumit dhe për ruajtjen e një ambienti të rehatshëm gjatë natës.
Vetëpastrim dhe filtrim antibakterial
Funksione shtesë që ndihmojnë në mbajtjen më të pastër të sistemit dhe mbështesin qarkullimin e ajrit më të freskët.
Qëndroni Freskët me iuteMarket 📲
Me kapacitet ftohës 12,000 BTU, teknologji Inverter, kontroll Wi-Fi dhe funksione si për ngrohje ashtu edhe për ftohje, TCL TAC-12CHSD/ZG11I është një zgjedhje e gjithanshme për përdorim të përditshëm në shtëpi.
Dhe tani, mund ta merrni në iuteMarket për vetëm 24,999 Lekë në vend të 42,999 Lekë – pra 42% zbritje, me TRANSPORT FALAS deri më 21 gusht 2026.
Hap aplikacionin Myiute, vizito iuteMarket dhe zbulo ofertën TCL sot.
Fill me Madhësinë e Dhomës
Një nga faktorët më të rëndësishëm është të përshtatësh kondicionerin me madhësinë e hapësirës që dëshiron të freskosh.
Një kondicioner që është shumë i vogël mund të jetë ndezur gjatë gjithë kohës dhe nuk e freskon dhomën në mënyrë efikase. Një model që ka shumë fuqi mund ta ftohë ambientin shumë shpejt por duhet të fiket dhe ndizet shumë shpesh, duke përdorur kështu më shumë energji dhe duke krijuar një temperaturë të pabarabartë.
Para blerjes, konsidero:
- Madhësinë e dhomës
- Lartësinë e tavanit
- Numrin e dritareve
- Sa dritë direkte dielli hyn në dhomë
- Numrin e personave që përdorin ambentin rregullisht
- Nëse në dhomë ka pajisje që prodhojnë nxehtësi
Një dhomë e vogël gjumi do të kërkojë zakonisht më pak fuqi ftohjeje sesa një dhomë e madhe ndenjeje apo kuzhinë.
Kupto Kapacitetin e një Kondicioneri
Kapaciteti i kondicionerëve zakonisht matet me BTU.
BTU tregon sa fuqi ftohëse mund të ofrojë pajisja. Një vlerë më e lartë BTU është zakonisht e përshtatshme për ambiente më të mëdha.
Si udhëzues i thjeshtë:
- Rreth 9,000 BTU mund të jetë i përshtatshëm për një dhomë të vogël
- Rreth 12,000 BTU mund të jetë i përshtatshëm për një dhomë me përmasa mesatare
- Rreth 18,000 BTU mund të jetë i përshtatshëm për një ambient më të madh ndenjeje
- Rreth 24,000 BTU mund të nevojiten për ambiente shumë të mëdha ose hapësira të hapura
Këto janë shembuj të përgjithshëm. Organizimi i dhomës, izolimi dhe drita e diellit mund të ndikojnë të gjitha në kapacitetin e kërkuar.
Për rezultate më të mira, kontrollo rekomandimet e prodhuesit ose pyet një instalues profesionist për të shfrytëzuar më së miri hapësirën tënde.
Zgjidh një model me efikasitet të lartë energjetik.
Gjatë një vere të nxehtë, një kondicioner mund të operojë me orë t tëra çdo ditë. Efikasiteti i energjisë mund të bëjë një diferencë të dukshme në kostot e energjisë elektrike të shtëpisë.
Shiko matësin e efikasitetin përpara se të marrësh një vndim. Shumë kondicionerë efikasë mund të kushtojnë në fillim, por harxhojnë më pak në hark kohor.
Kondicionerët invertet jane një zgjedhje e shpeshtë sepse përshtaten sipas temperaturës së dhomës dhe nuk operojnë gjatë gjithë kohës në kapacitetin e tyre të plotë.
Sapo temperature e dëshiruar arrihet, një model invertet mund ta reduktojë fuqinë dalëse dhe të mirëmbajë një klimë më të njëtrajtshme në ambientin e brendshëm.
Kjo sjell:
- Konsum më të pakët të energjisë
- Temperatura të stabilizuara në dhomë
- Operim më i qetë dhe pa zhurmë
- Më pak fikje dhe ndezje në intervale të shkurtra
- Rehat i përmirësuar në aspektin afatgjatë
Konsidero Ngrohjen njësoj si Ftohjen
Shumë kondicionerë modernë mund të funksionojnë gjithashtu si pompa nxehtësie, duke ofruar ajër të ngrohtë gjatë muajve më të ftohtë.
Kjo e bën pajisjen të dobishme jo vetëm gjatë verës, por edhe në periudhat e tjera të vitit, veçanërisht gjatë pranverës dhe vjeshtës, kur ngrohja qendrore e plotë mund të mos jetë e nevojshme.
Për shtëpitë në Shqipëri, një kondicioner me funksion ngrohjeje dhe ftohjeje mund të jetë një zgjidhje fleksibël për menaxhimin e ndryshimeve të temperaturave sipas stinëve.
Kur krahasoni produktet, kontrolloni nëse modeli përfshin si funksionin e ftohjes, ashtu edhe atë të ngrohjes.
Zgjidh Funksione që Përshtaten me Stilin Tënd të Jetesës
Kondicionerët modern ofrojnë një gamë me funksione të dobishme.
Ty mund të mos të të duhet çdo funksion i mundur, kështu që fokusohu te ato funksione që do të bënin një diferencë praktike në shtëpinë tënde.
Kontroll me Aplikacion dhe Wi-Fi
Një kondicioner me Wi-Fi mund të kontrollohet nga smartphone.
Kjo të lejon ty ta ndezësh pajisjen para se të shkosh në shtëpi, ta ndryshosh temperaturën nga një dhomë te tjetra ose të ndryshosh cilësimet pa qenë nevoja të jesh aty afër.
Modaliteti I Gjumit
Modaliteti i gjumit zakonisht redukton zhurmat dhe përshtat temperaturën gradualisht gjatë natës.
Kjo mund tabëjë specifikisht të dobishëm për dhomat e gjumit, dhomat e fëmijëve dhe njerëzit që kanë një gjumë të lehtë.
Cilësimet e Kohëmatësit
Kohëmatësi e lejon kondicionerin të fiket ose ndizet në mënyrë autmatike.
Ti mund ta programosh ta ftohë dhomën para gjumit apo të fiket vetë pasi të ka zënë gjumi.
Filtrimi i Ajrit
Disa kondicionerë përmbajnë filtra të dizajnuar për të kapur pluhurat dhe copëza të tjera në ajër.
Kjo mund të ndihmojë në mbatjën e një ambienti më të pastër dhe të rehatshëm sidomos në shtpitë që janë afër rrugëve të zhurmshme ose zonat me nivel të lartë pluhuri.
Sidoqoftë filtrat kanë nevojë për pastrim rregullisht ose zëvendësim për të qendruar efektivë.
Funksioni i Çlagështimit
Lagështia e lartë mund ta bëjë kohën e ngrohtë të ndihet Akoma dhe më e parehatshme.
Modaliteti i “thatë” ose çlagështimit heq një pjesë të lagështisë nga ajri, duke e bërë dhomën të ndihet më e freskët pa qenë nëvoja të kërkojë ftohje maksimale.
Funksionimi I Qetë
Niveli i zhurmës është shumë i rëndësishëm kur duhet të zgjedhësh një kondicioner për dhomën e gjumit, zyrën në shtëpi api dhomën e fëmijës.
Kontrollo specifikat e produktit dhe krahaso nivelet e zhurmës para blerjes.
Kondicioner Muri apo Portativ?
Lloji i duhur varet nga shtëpia buxheti dhe mundësitë për instalim.
Kondicionerët e Murit me 2 Njësi
Kondicionerët me 2 njësi normalisht përfshijnë një nësi për brenda dhe një njësi per jashtë.
Zakonisht janë më të fuqishëm, efikasë dhe të përshtatshmë për përdorim të regulltafatgjatë. Janë një opsion i mirë për dhomat e gjumit, dhomat e ndenjes, zyrat dhe hapësirat e mëdha.
Normalisht kërkon një instalim professional.
Kondicionerët Portativë
Kondicionerët portativ mund të lëvizen nëpër dhoma dhe mund të jenë të dobishëm kur instalimi i përhershëm nuk është i mundur.
Megjithatë, ky lloj zakonisht kërkon një tub për të çliruar ajrin e nxehtë nëprmjet një dritareje ose hapjeje. Gjithashtu mund të jenë më të zhurmshëm dhe më pak efikasë sesa kondicionerët me 2 njësi të ndara.
Një model portativ mund të jetë me leverdi për përdorime të rralla, hapësira me qera ose hapësira të vogla por nuk të mundëson të njëjtën performancë si njësitë e instaluara profesionalisht.
Mendo për Instalimin
Instalimi i duhur është thelbësor për perfromancën dhe efikasitetin e një kondicioneri.
Njësia për ambientin e brendshëm duhet të pozicionohet në mënyrë që ajri i ftohtë të qarkullojë në mënyrë efektive pa fryrë direkt në divan, krevat apo tavolinë.
Njësia e jashtme gjithashtu ka nevojë për rrjedhë ajri dhe një vendndodhje të përshtatshme.
Instalimi i dobët mund të çojë në:
- Performancë të ulët ftohjeje
- Konsum më të lartë të energjisë
- Rrjedhje uji
- Zhurmë të panevojshme
- Jetëgjatësi e shkurtër e pajisjes
Para blerjes, kontrollo nëse instalimi është i përfshirë në çmim apo nëse duhet të menaxhohet veç.
Për Sa Kondicionerë Ka Nevojë Shtëpia Jote?
Një kondicioner i fuqishëm mund të mos e ftohë të gjithë shtëpinë në mënyrë efikase, sidomos kur dhomat janë të ndara me dyer dhe korridore.
Shpesh, është më efikase të zgjedhësh njësi për dhomat që përdoren më shpesh.
Për shembull:
- Një model më i qetë për dhomën kryesore
- Një njësi më e fuqishme pr dhomën e ndenjjes
- Një njësi më e vogël për zyrën në shtëpi ose dhomën e fëmijës
Freskimi vetëm i dhomave që përdoren mund të ndihmojë në reduktimin e konsumit të panevojshëm të energjisë.
Ruani Efikasitetin e Kondicionerit Tuaj.
Mirëmbajtja e rregullt e ndihmon kondicionerin të performojë si duht dhe të përdorë më pak energji.
Mirëmbajtja e thjeshtë përfshin:
- Pastrimi i rregullt i filtrave
- Mbajtja e njësive të brendshme dhe të jashtme pa pengesa.
- Kontrollimi për zhurma apo aroma të pazakonta
- Servise profesionale atëherë kur ka nevojë
- Bajtja e dyerve dhe dritareve mbyllur kur ftoh
- Përdorimi i perdeve për të bllokuar dritën direkte të diellit
Një njësi e mirëmbajtur mund të ftohë më shpejt, të përmirësojë qarkullimin e ajrit dhe të zgjatë më shumë.
Gjej Balancën e Duhur mes Rehatisë dhe Kostos
Kondicioneri më i mirë nuk është domosdoshmërisht më i shtrenjti apo më i fuqishmi.
Është ai që përshtatet me madhësinë e dhomës tënde, rutinën dhe buxhetin e shtëpisë tënde.
Duke konsideruar kapacitet, efikasitet energjie, nivelet e zhurmës, funksionet e ngrohjes dhe opsionet “smart”, ti mund të zgjedhësh modelin që e bën shtëpinë të rehatshme gjatë gjithë verës.
Eksploro kondicionerët që gjenden në iuteMarket dhe gjej zgjidhjen e duhur për freski dhe rehati në shtëpinë tënde.
Bëje mikpritjen verore të lehtë: Gjithçka që u duhet mysafirëve.
Krijo Ballkonin ose Kopshtin Perfekt Këtë Verë ☀️
Kthimi në shkollë, më i lehtë: Gjithçka që të duhet për një fillim më të zgjuar 💡