Kthehu pas

Bëje mikpritjen verore të lehtë: Gjithçka që u duhet mysafirëve.

iuteMarket

Vera është një kohë ideale për të bashkuar njerëzit.

Mbrëmjet më të gjata dhe koha më e ngrohtë krijon mundësi për dreka në kopsht, pije në verandë, festa familjare dhe darka të bukura me miqtë.

Mikpritja në shtëpi nuk ka pse të jetë e vështirë. Me mobilje të rehatshme, neë praktike për servirje dhe pak përgatitje, ti mund të krijosh një ambient tepër ftues pa qenë nevoja të jesh në kuzhinë gjatë gjithë kohës.

Për banesat në Shqipëri, ja të gjitha gjërat që të vijnë në ndihmë për ta bërë argëtimin në verë më të thjeshtë.

Mos lër askënd pa një vend të rehatshëm.

Hapi i parë është të sigurohesh që çdo mysafir të ketë një vend të rehatshëm për t’u ulur.

Karriget për pjesën e jashtme të shtëpisë janë ideale për darkat, ndërkohë që stolat e gjatë dhe kolltukët krijojnë një hapësirë më informale për biseda të gjata.

Nëse hapësira nuk është shumë e madhe, karriget që palosen dhe vendosen mbi njëra-tjetrën mund të sigurojnë vende shtesë për mysafirët që vijnë dhe mund të magazinohen sërish në fund të mbrëmjes.

Konsidero të kombinosh:

  • Karrige për ngrënie
  • Divanë për pjesën e jashtme
  • Stola
  • Karrige që palosen
  • Stola
  • Pupa
  • Shezllonë

Tavolinat e vogla gjithashtu janë një opsion i mirë për të vendosur pijet, pjatat apo telefonat.

🔴Bli mobiliet e oborrit dhe verandës 

Zgjidh Tavolinën e Duhur

Tavolina shpesh bëhet epiqendra e mbledhjeve verore.

Një tavolinë e madhe për ambientin e jashtëm i përshtatet vkteve familjare dhe festimeve, ndërkohë që një tavolinë e vogël është më e përshtatshme për të shijuar një gotë në ballkon apo një drekë jo dhe aq formale.

Tavolinat që mund të happen mundësojnë fleksibilitet kur ndryshon numri i mysafirëve. Me tavolinat e palosshme krijon lehtësisht një hapësirë shtesë për servirje ose ngrënie.

Përpara blerjes, mat hapësirën e disponueshme dhe lër mjaftueshëm vend që mysafirët të lëvizin lehtësisht.

Një tavolinë shtesë ose një karrocë për servirje mund të ndihmojë në kët raste në mënyrë që tavolina kryesore mos të tejmbushet.

🔴 Bli Tavolina te Jashtme në iuteMarket 

Thjeshto gatimin në ambientet e jashtme.

Gatimi në pjesën e jashtme I jep mikpritësit mundësinë të jetë pjesë e mbledhjes dhe jo të mbyllet brenda në kuzhinë gjatë gjithë kohës.

Në varësi të hapësirës jashtë, gatimi në ambientet e jashtme mund të përfshijë:

  • Barbecue me karbon
  • Barbecue me gaz
  • Skara elektrike
  • Skara tavoline
  • Furra për pica
  • Pajisje portabël për kuzhinën

Përgatit përbërësit para se mysafirët të arrijnë dhe zgjidh ushqim që mund të gatuhet ose shërbehet në faza.

 

Veglat për barbecue, doreza mbrojtëse, tabaka shërbimi dhe termometrat e ushqimit mund ta bëjnë procesin e gatimit më të lehtë dhe të organizuar.

Gjithmonë vendosi pajisjet e gatimit në një hapësirë të përshtatshme larg mobiljeve apo sendeve që mund të marrin zjarr.

🔴 Bli Skara dhe Barbecue në iuteMarket

Përgatit Ushqim dhe Pije Paraprakisht

Përgatitja e mirë e bën mikpritjen më të bukur dhe të qetë.

Antipasta të ftohta, sallata, salca dhe ëmbëlsirat mund të përgatiten para se të vijnë mysafirët. Pijet mund të freskohen paraprakiht dhe të vendosen në termusa ose kova akulli në mënyrë qe mysafirët të vetshërbehen.

Produkte të nevojshme për përgatitjet mund të jenë:

  • Procesuesit e ushqimit
  • Blender-at
  • Përzierësit
  • Prerëse ushqimi
  • Tasa për servirje
  • Enë për mbajtje ushqimi
  • Dispenserë për pije të ftohta
  • Makineri akulli

Pajisjet e vogla pr kuzhinë mund të reduktojnë kohën e përgatitjes dhe të ndihmojnë në gatimin në sasi të mëdha.

🔴 Bli Pajisje Kuzhine në iuteMarket 

Shërbe Ushqimin Lehtësisht

Shërbimi i ushqimeve në ambientet e jashtme duhet të jetë praktik dhe i lehtë për t’u mbajtur.

Pjatancat dhe tabakatë e mëdha të drurit lejojnë që shumë pjata të vendosen në një kohë. Tabakatë e bëjnë më të lehtë mbajtjen e pijeve dhe pakësojnë xhirot për të shkuar deri në kuzhinë.

Konsidero të përgatitësh:

  • Pjata për ndarje ushqimi
  • Sallata
  • Lugë për servirje
  • Kana të mëdha për pije
  • Mbulesa ushqimi
  • Mbajtëse për erëza dhe salca.
  • Enë tavoline të ripërdorshme për ambiente të jashtme
  • Mbajtëse pecetash

 

Mbulesat e ushqimit e mbrojnë ushqimin nga insektet, ndërsa enët e izoluara e mbajnë ushqimin të ftohtë ose të ngrohtë për më gjatë.

🔴 Zbulo enët e servirjes dhe të tavolinës në iuteMarket 

Mbaji Pijet Të Ftohta

Pijet e ftohta janë të domosdoshme gjatë mbledhjeve të verës.

Një ftohës ose neë e izoluar mund t’i mbajë shishet dhe kanaçet të ftohta pa zënë të gjithë hapësirën e frigoriferit në shtëpi.

Qe të argëtohesh gjithmone, disa opsione të dobishme janë:

  • Ftohës pijesh
  • Mini – frigorifer
  • Bërëse akulli
  • Kova akulli
  • Termusa
  • Kana të izoluara
  • Dispensera pijesh

Një zonë për pije me vetshërbim i lejon mysafirët t’i rimbushin vetë gotat e tyre dhe e lehtëson mikpritësin. Në këtë mënyrë, të gjithë e shijojnë mbledhjen.

Sigurohu të mundësosh dhe ujë krahas pijeve të tjera, sidomos kur temperaturat janë të larta.

🔴 Bli Ftohës Pijesh dhe Makineri Akulli në iuteMarket 

Krijo Hije dhe Strehë

Të ftuarit ndihen më rehat kur kanë mbrojtje nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit.

Një çadër e madhe dielli mund të mundësojë hije për tavolinën, ndërkohë një tendë mund të mbulojë një hapësirë më të madhe për t’u ulu rose pjesën e bufesë.

Opsione të përshtatshme mund të jenë:

  • Çadra kopshti
  • Çadra dielli me krah anësor
  • Gazebo
  • Tenda prej pëlhure
  • Tenda mbrojtëse
  • Perde për ambiente të jashtme

Sigurohu që këto produkte të jenë të sigurta dhe të përshtatshme për kushtet e motit.

Gjithashtu, një këshillë do të ishte, të krijoje një alternativë në pjesën e brendshme të shtëpisë për çdo të papritur që mund të sjellë moti.

🔴 Bli Çadra, Gazebo dhe Tenda në iuteMarket 

Luaj me Ndriçimin për të Krijuar Atmosferë

Ndriçimi i duhur mund ta ndihmojë mbledhjen e drekës të vazhdojë edhe gjatë mbrëmjes.

Dritat me fije dhe fenerët krijojnë një atmosferë të këndshme, ndërkohë abazhurët e vegjël të tavolinës mundësojnë një ndriçim praktik përreth ushqimit dhe tavolinës.

Mund të përdoresh gjithashtu:

You may also use:

  • Ndriçues diellorë për kopsht
  • Qirinj LED
  • Ndriçues muri
  • Ndriçues për shtigje/korridore kopshti
  • Llamba portative
  • Fenerë dekorativë

Sigurohu që rrugët ku kalohet, shkallët dhe zona e gatimit të duken lhtësisht edhe në mbrëmje.

Përdor ndriçim elektrik që është i përshtatshëm për ambientet e jashtme.

🔴 Bli Ndriçim për Ambientet e Jashtme në iuteMarket 

Shto Muzikë dhe Argëtim

Një boks portabël muzike mundëson muzikë të lehtë në sfond pa qenë nevoja të implementosh sisteme të komplikuara në pjesën e jashtme të shtëpisë.

Zgjidh një boks me jetëgjatësi të mirë baterie dhe rezistencë ndaj ujit për ambientet e jashtme. Krijo një listë me këngë paraprakisht në mënyrë që muzika të vazhdojë pa qenë nevoja t’i bësh përshtatje.

Në varësi të të ftuarve dhe rastit, argëtimi mund të përfshijë edhe:

  • Lojëra kopshti
  • Lojëra me letra dhe lojëra tavoline
  • Prozhektor portabël
  • Pajisje për karaoke
  • Setet me aktivitete për fëmijë

Sigurohu që volumi të jetë në një nivel mesatar në mënyrë që të ftuarit të bisedojnë lirshëm.

🔴 Bli Boks Muzike dhe Lojëra në iuteMarket 

Siguro komoditet për mysafirët që kalojnë natën.

Disa mbledhje verore mund të përfshijnë familjarë apo miq që do të kalojnë natën aty.

Përgatite zonën e gjumit paraprakisht me çarçafë e peshqirë të pastër dhe një hapësirë që mysafirët të lënë sendet e tyre personale.

Produkte që mund të ndihmojnë:

  • Divanë portative
  • Krevat portativ
  • Dyshekë me ajër
  • Jastëkë
  • Çarçafë e batanije të lehta
  • Set për shtrim krevati
  • Ventilator
  • Abazhurë komodine

Një ventilator portativ mund ta bëjë dhomën më të rehatshme për netët e ngrohta, sidomos nëse dhoma nuk ka kondicioner.

Vendosi karikuesët e telefonit, ujin dhe sendet e nevojshme në një vend lehtësisht të aksesueshëm nga të ftuarit.

🔴 Bli Divane dhe Kreavte Portative në iuteMarket 

Mbaje Shtëpinë të Fresket

Kur shumë persona mblidhen në një ambient, hapësirat e mbuluara dhe të brendshme mund të ngrohen shumë shpejt.

Kondicionerët, ventilatorët dhe qarkulluesët e ajrit mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e një temperature më optimale.

Para se mysafirët të mbërrijnë:

  • Fresko dhomat paraprakisht
  • Mbyll perdet ku hyn dritë direkte
  • Poziciono ventilatorët në vende ku ajri mund të qarkullojë
  • Mundëso një vend me hije në ambientin e jashtëm
  • Mundëso ujë të ftohte
  • Ajros shtëpinë kur jashtë bien pak temperaturat

 

Pr argëtim te perhershëm në verë, një kondicioner me energji efiçente mund t’i bëjë mikpritjen dhe qendrimet gjatë natës më të rehatshme.

🔴 Bli Kondicionerë dhe Ventilatorë në iuteMarket 

Planifiko Pastrim të Lehtë

Përgatitjet e thjeshta e bëjnë pastrimin më të lehtë pasi mysafirët ikin.

Përdor kosha ose enë riciklimi që gjenden kollaj dhe mbaj afër pëlhura pastrami, peshqirë kuzhine dhe enë për mbajtjen e ushqimit.

Një lavastovilje mund të kursejë kohë pas vakteve të mëdha, ndërsa fshesat me korrent pa kabuj janë më të dobishme për pastrimin e thërrimeve dhe ambientit të jashtëm.

Produkte që të hyjnë në ndihmë:

  • Lavastovilje
  • Fshesa me korrent
  • Pastrues me avull
  • Kosha riciklimi
  • Enë për mbajtjen e ushqimit
  • Sende pastrami

 

Duke zgjedhur sende tavoline qe janë të ripërdorshme mund të pakësojnë mbetjet dhe kanë më shumë vlerë në aspektin afatgjatë.

🔴 Bli Pajisje Pastrimi në iuteMarket 

Lista jote për të pritur mysafirët këtë verë

Mobilje dhe Rehati

  • Tavolinë për ambientin e jashtëm
  • Mjaftueshëm karrige
  • Ulëse shtesë për relaks
  • Hije ose tenda
  • Jastëkë
  • Ndriçim

Ushqim dhe Pije

  • Barbecue ose skarë
  • Mjete gatimi
  • Pjatanca dhe tasa për shërbim
  • Enë tavoline për ambientin e jashtëm
  • Termus ose ftohës pijesh
  • Bërëse akulli
  • Mbulesa Ushqimi

Argëtim

  • Boks portativ
  • Lojëra për hapësirat e jashtme
  • Prozhektor
  • Ndriçim me karikim

Për mysafirët që do të kalojnë natën

  • Krevat ose dyshek me ajër
  • Çarçafë të pastër
  • Peshqirë
  • Ventilator
  • Karikues
  • Abazhurë të vegjël

Kalo më shumë kohë me të ftuarit

Mikpritja e suksesshme nuk lidhet me të krijuarit eventin perfekt.

Ajo lidhet me krijimin e një ambienti të rehatshëm për mysafirët në mënyrë që ushqimi, pijet dhe argëtimi të jenë lehtësisht të menaxhueshme.

Duke përgatitur ulëset, hije dhe duke shërbyer disa gjëra parprakisht, ti mund të kalosh më pak kohë duke organizuar dhe më shumë kohë duke e shijuar.

Qoftë planifikimi i një barbecue familjare, një mbrëmje në ballkon apo një fundjavë vizitë nga miqtë, mobiljet dhe argëtimi i duhur në ambientet e jashtme mund ta bëjnë mikpritjen verore të duket si diçka e lehtë, e bukur dhe që nuk të mundon aspak port ë jep vetëm kënaqësi.

🔴 Bli Çdo Gjë për Mikpritjen Verore në iuteMarket

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Për një Verë më të REHATSHME: Zgjedhja e Kondicionerit më të Mirë për Shtëpinë 🏡

Temperaturat e verës në Shqiperi mund t’i bëjnë shtëpitë tejesisht të ngrohta, sidmos gjatë orëve më të nxehta të ditës.   Një kondicioner i mirë mund ta transfromoj ambientin tënd, duke të ndihmuar për një gjumë më të mirë, për të punuar më lehtë dhe për të krijuar një ambient më të freskët për ty dhelexo më shumë
iuteMarket

Krijo Ballkonin ose Kopshtin Perfekt Këtë Verë ☀️

Vera është koha perfekte për të shfrytëzuar më mirë hapësirën e jashtme të shtëpisë. Qoftë një ballkon i vogël, një oborr i familjes apo një tarracë me hije, disa produkte të zgjedhura me kujdes mund ta kthejnë hapësirën në nj vendpër t’u qetësuar, për të ngrënë dhe për të kaluar kohë me miq. Për shtëpitëlexo më shumë
iuteMarket

Kthimi në shkollë, më i lehtë: Gjithçka që të duhet për një fillim më të zgjuar 💡

Një vit i ri shkollor sjell rutina të reja, lëndë të reja shkollore dhe plot mundësi për të mësuar. Gjithashtu mund të sjellë edhe një listë të gjatë blerjesh.  Nga laptopët te smartphone-t te kufjet, printerët dhe aksesorë të ndryshëm për studim, sendet e duhura mund t’i ndihmojnë fëmijët të jenë më të organizuar, tëlexo më shumë
iuteMarket
<!-- This site is converting visitors into subscribers and customers with OptinMonster - https://api.omwpapi.com :: Campaign Title: Exit Intent - Albania - LFF --> <script>(function(d,u,ac){var s=d.createElement('script');s.type='text/javascript';s.src='https://a.omappapi.com/app/js/api.min.js';s.async=true;s.dataset.user=u;s.dataset.campaign=ac;d.getElementsByTagName('head')[0].appendChild(s);})(document,349638,'fiw1trpbxkxlu1pydnbw');</script> <!-- / OptinMonster -->