Një vit i ri shkollor sjell rutina të reja, lëndë të reja shkollore dhe plot mundësi për të mësuar. Gjithashtu mund të sjellë edhe një listë të gjatë blerjesh.
Nga laptopët te smartphone-t te kufjet, printerët dhe aksesorë të ndryshëm për studim, sendet e duhura mund t’i ndihmojnë fëmijët të jenë më të organizuar, të plotësojnë detyrat dhe të studiojnë në mënyrë më efikase në shtëpi.
Për familjet në Shqipëri, përgatitjet e shkollës nuk kërkojnë domosdoshmërisht që çdo gjë ta blesh të re. Duke zgjedhur me kujdes dhe duke konsideruar teknologjinë e rinovuar, pridnërit mund të krijojnë një strukturë të mirë studimi dhe në tënjëjtën kohë, t’i mbajnë shpenzimet nën kontroll.
Fillo me Gjërat Thelbësore
Para se të blesh, mendo se për çfarë ka nevojë vërtet fëmija yt, referuar moshës, punët shkollore dhe rutinën e përditshme.
Një nxënës në shkollën fillore mund të ketë nevojë për vetëm disa gjëra elementare, një llampë tavoline dhe akses herë pas here te kompjuteri familjar. Nxënësit në shkollë të lartë dhe studentët në universitet mund të kenë nevojë për laptopin e tyre, smartphone, kufje dhe hapësirë shtesë.
Një përgatitje praktike për rikthimin në shkollë mund të përfshijë:
- Një laptop ose tablet
- Një smartphone për komunikim
- Kufje ose kufje me mikrofon
- Një printer ose skaner
- Një llampë tavoline
- Karikues dhe bateri portative
- Tastierë dhe “mouse”
- Pajisje ruajtëse
- Një çantë shpine ose çantë laptopi
Duke u fokusuar vetëm në sende të dobishme, familjet mund të shmangin shpenzimet e tepërta në pajisje që nuk janë të nevojshme.
Bëj Pazaret e Kthimit Në Shkollë në iuteMarket – linku ketu
Zgjidh Laptopin e Duhur për Shkollën
Një laptop është një nga mjetet më të rëndësishme të studimit për shumë nxënës dhe studenë.
Mund të përdoret për:
- Të shkruar detyra
- Të përgatitur prezantime
- Kërkime në rrjet
- Video leksionesh
- Platforma educative
- E-mail dhe komunikim
- Projekte në grup
- Punë kreative
Shumica e detyrave në shkollë nuk kërkojnë laptopin më të ri apo më të fuqishëm
Për studim të përditshëm, kërko për një pajisje me mjaftueshëm memorie për programe të ndryshme, kapacitet të mjaftueshëm, performancë të mirë baterie dhe një ekran që përshtatet për periudha të gjata studimi.
Studentëve që punojnë me dizajn grafik, inxhinieri kompjuterike, programim ose montime videosh, mund t’ju duhet një model më i fuqishëm.
Konsidero një Laptop të Rinovuar
Një laptop i rinovuar ësht një zgjedhje e shkëlqyer për blerjet shkollore.
Pajisjet e rinovuara në mënyrë profesionale janë të inspektuara, të testuara dhe të ëprgatitura për rishitje. Mund të kenë disa shenja nga përdorime të mëparshme, por prapë mund të mundësojnë performancën e mirë që nevojitet për detura shtëpie, kërkime studimore dhe mësime online.
Zgjedhja e një laptopi të rinovuar i ndihmon familjet të:
- Aksesojë specifika më të mira me të njëjtin buxhet
- Zgjedhë firma të njohura me një çmim më të ulët
- Blejë më shumë se 1 pajisje kur disa fëmijëve iu nevojitet teknologjia
- Pakësojë impaktin financiar të dëmtimeve e gërvishtjeve pa qëllim
- Zgjasë përdorimin e pajisjeve elektronike ekzistuese
Në vend të blerjes së një laptopi të ri, i njëjti buzhet mun të mundësojë një model më cilësor të rinovuar me më shumë kapactet, memorie shtesë dhe ekran më të mirë.
Kjo mund ta bëjë teknologjinë e rinovuar të jetë e vlefshme ër familjet që përgatisin disa fëmijë për vitin e ri shkollor.
Bli Laptop në iuteMarket
Smart Phone për Siguri dhe Komunikim
Një telefon smartphone mund t’i ndihmojë fëmijët dhe adoleshentët të qendrojnë në kontakt me prindërit, të marrin informacion mbi transportin dhe të aksesojnë aplikacione që nevojiten ëpr shkollën.
Mund ta përdorin telefonin për:
- Telefonata dhe mesazhe me familjen
- Grupet e bisedave me shkollën
- Kujtesa në kalendar për detyrat
- Aplikacione edukative
- Informacion për harta dhe transport
- Fotografim të shënimeve ose detyrave
- Aksesim të platformave mësimore online
Telefoni më i undit nuk është gjithmonë i nevojshëm për këto detyra të vogla përditshmërie.
Një telefon i rinovuar mund të ofrojë funksionet kryesore që një student ka nevojë dhe vjen me një çmim më të mirë. iPhone dhe Android e rinovuar nga gjeneratat e kaluara mund të suportojnë akoma aplikacionet modern, vegla për komunikim dhe cilësimet e kontrollit prindëror.
Për telefonin e parë të fëmijës, teknologjia e rinovuar mund të ofrojë një ekuilibër të arsyeshëm mes besueshmërisë, funksionalitetit dhe kostos.
Bli Telefona Të Rinovuar në iuteMarket
Tabletë dhe Pajisje Të Tjera Të Zgjuara
Një tablet mund të jetë i dobishëm për lexim, rishikim, video educative dhe punë të lehta shkollore.
Mund të jetë më I lehtë se sa një laptop në përodrim për fëmijët e vegjël dhe më i kollashëm për t’u marrë nga shtëpia në shkollë dhe anasjeltas.
Para blerjes, konsidero nëse tableti do të përdoret kryesisht për argëtim apo nëse do të suportojë platformat shkollore, dokumente dhe telefonata me video.
Një mbështjellëse tastiere mund ta bëjë tabletin të jetë më praktik gjatë shkrimi të detyrave më të gjata.
Tabletërd he pajisje të tjera të rinovuara i ndihmojnë familjet të shtojnë teknoogji në shtëpi pa qenë nevoja të paguajnë çmimin e plotë të një produkti.
Kufje për Fokus Më Të Mirë Gjatë Mësimeve
Kufjet mund ta bëjnë më të thjeshtë përqendrimin e fëmijëve gjatë mësimeve online, ushtrimeve të gjuhës dhe seancave të studmit.
Kufjet me mikrofon janë të mira për mësim nga shtëpia dhe telefonata me video.
Kur të zgjedhësh kufjet, shiko për:
- Sfungjerë të rehatshëm veshësh
- Përmasa të rregullueshme
- Një mikrofon të mirë
- Kontrollet e volumit
- Lidhje me tel ose me valë
- Jetëgjatësi të mirë baterie
Për fëmijët e vegjël, modelet me limitim volumi mund të jenë më të përshtatshmë në mënyrë që të mbrohet dëgjimi.
Krijo një Hapësirë Të Rehatshme Studimi
Teknologjia ësht vetëm një pjesë e një hapësire të suksesshme studimi.
Një hapësirë e qetë dhe e organizuar mund ta bëjë më të lehtë për fëmijët të përqendrohen dhe të krijojnë rutina të mira për detyrat e shtëpisë.
Shtesa të dobishme mund të jenë:
- Një karrige e rehatshme
- Një tavolinë e menaxhueshme për studim
- Një llampë e mire tavoline
- Kuti ose rafte për të ruajtur gjëray
- Organizues për kabllot
- Një planifikues
- Një shishe uji e ripërdorshme
Hapësira e studimit nuk ka nevojë të jetë as e madhe dhe as e shtrenjtë. Ajo thjesht duhet të jetë e rehatshme, e ndriçuar mirë dhe e veçuar nga shpërqendrimet e panevojshme.
Bli Produkte Shkollore në iuteMarket
Dhe Mos Harro Karikues dhe Aksesorë
Aksesorët e vegjël mund të bëjnë një diferencë të madhe në studimet në përditshmëri.
Një karikues shtesë mund të parandalojë ndërprerjen kur karikuesi kryesor mund të humbë ose harrohet në shkollë. Një mbrojtëse laptopi apo telefoni gjithashtu mund të reduktojë rrezikun nga dëmtimet.
Bateritë portative janë të dobishme për studentët e rritur të cilët kalojnë ditë të gjata larg shtëpisë, ndërkohë që USB ose mbajtëset e jashtme për kapacitet shtesë mund të vijnë në ndihmë për dokumente të rëndësishme shkollore.
Kontrollo që aksesorët të përshtaten me pajisjet që ke para se t’i blesh.
Bëje Teknologjinë Më Të Sigurt Për Fëmijët
Kur i jep një fëmijë një telefon, laptop apo tablet, është gjthashtu e rëndësishme të mendosh dhe për sigurinë online.
Prindërit mund të ndihmojnë duke:
- Vendosur fjalëkalime të sigurta
- Aktivizuar kontrollet e prindërve
- Rishikuar lejet e aplikacionit
- Rënë dakord për limitet e kohës para ekranit
- Diskutuar privatësinë online
- Instalua versione të përditësuara të programeve
- Ruajtur kopje rezervë të dokumenteve të rëndësishme
Fëmijët gjithashtu duhet të kuptojnë që pajisjet shkollore duhet të mbahen me kujdes dhe të sigurohen kur udhëton.
Bli Më Zgjuar Për Vitin e Ri Shkollor
Blerjet për kthimin në shkollë janë më të lehta kur shpenzimet bëhen në bazë të nevojave praktike dhe jo në vazë të presionit për të patur me doemos produktet meë të fundit.
Një laptop i rinovuar dhe i besueshëm mud të jetë më I dobishëm sesa një model i ri i thjeshtë, Një telefon i rinovuar mund të mundësojë gjithçka që i duhet një adoleshenti për komunikim dhe studim. Aksesorët e zgjedhur me kujdes mund t’i ndih,ojnë këto pajisje të zgjatin mëgjatë.
Për familjet në Shqipëri, teknologjia e rinovuar ofron një mënyrë më të zgjuar për të pajisu fëmijët me gjërat e nevojshme për ta dhe në të njëjtën kohë për të menaxhuar më mirë buxhetin e shtëpisë.
Duke kombinuar teknologjinë e duhur me një hapësirë të rehatshme studimi dhe rutina të mira ditore, prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët të fillojnë vitin e ri shkollor të përgatitur, të organizuar dhe gati për të mësuar.
Bli Produktet e Shkollës në iuteMarket
Teknologjia e rinovuar: çfarë është dhe pse po lulëzon?
Çfarë është iuteMarket? Merr ofertat më të mira, direkt në Myiute.
iutePlus: programi i besnikërisë që të shpërblen në çdo hap të rrugëtimit tënd financiar