Kthehu pas

Takim me gazetarët: mikrofinanca zbulon arritjet & sfidat. iute Albania pro gjithëpërfshirjes komunitare.

Evente
iute takim me gazetaret

Ditën e djeshme, Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës dhe drejtuesit e kompanive kryesore të industrisë, ftuan në takim gazetarë dhe përfaqësues mediatik, për të adresuar disa arritje dhe sfida ekonomike me të cilat përballet mikrofinanca, rrjedhimisht dhe ekonomia shqiptare. Ndër folësit ishte Z. Akan Ajdini, Drejtor i Përgjithshëm i Iute Albania, i cili theksoi rolin kryesor të mikrofinancës në nxitjen e fuqizimit ekonomik.

Në një diskutim të hapur me gazetarët, Z. Ajdini nënvizoi nevojën urgjente për mbështetje nga sektori bankar për të nxitur rritjen dhe ndikimin e sektorit mikrofinanciar. Ai theksoi se ndërkohë që bankat tradicionale kanë një pozicion dominues në peizazhin financiar, institucionet mikrofinanciare si iute Albania, luajnë një rol vendimtar në shërbimin e komuniteteve të margjinalizuara, të cilat për shumë arsye mbeten të përjashtuar nga eksperienca financiare bankare.

“Për dallim nga bankat, ofruesit e mikrofinancës kanë një lidhje më të thellë me komunitetet të cilave u shërbejnë”, tha z. Ajdini. “Në Iute Albania, ne i kuptojmë nevojat unike të klientëve tanë dhe jemi të përkushtuar për t’u ofruar atyre zgjidhje financiare të aksesueshme dhe të përshtatura.”

Z. Ajdini theksoi gjithashtu sfidat me të cilat përballen kompanitë e mikrofinancës në arritjen e qëndrueshmërisë financiare, në të njëjtin hap me misionin shoqëror që ato kanë. Ai theksoi rëndësinë e gjetjes së ekuilibrit të duhur midis ndikimit social dhe qëndrueshmërisë financiare, duke vënë në dukje se iute Albania mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime financiare të përballueshme, duke garantuar praktika të përgjegjshme kreditimi.

Ndërsa Shqipëria kalon nëpër pasiguri ekonomike, iute Albania vazhdon të promovojë përfshirjen financiare të sa më shumë komuniteteve dhe fleksibilitetin në krijimin e produkteve sipas nevojave të tyre. Nëpërmjet zgjidhjeve inovative dhe përkushtimit të palëkundur, iute Albania mbetet e palëkundur në misionin e saj për të ndërtuar një të nesërme më të mire për të gjithë klientët e saj.

 

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute Group zgjeron ekosistemin e saj dixhital me qasje në ekspertizën mjekësore globale

iute Affinity, kompania e zgjidhjeve të sigurimeve, pjesë e iute Group, ka lidhur një partneritet me ofruesin global të shërbimeve shëndetësore Further, për t’u ofruar klientëve në të gjitha tregjet ku operon iute, akses në shërbimet Second Medical Opinion (Mendim i Dytë Mjekësor) dhe Precision CancerCare, një zgjidhje e avancuar për diagnostikimin dhe trajtimin elexo më shumë
Lajme

Si të kujdesesh për financat e tua personale gjatë pushimeve verore?

Në ditët e para të muajit Qershor, vërehet se diçka ndryshon në sjelljen e gjithësecilit prej nesh. Për shumë qytetarë shqiptarë, stina e verës mbetet e preferuara: temperaturat e ngrohta, ditët më të gjata dhe orët e shumta me diell krijojnë kushtet ideale për të kaluar më shumë kohë jashtë, për të shijuar aktivitetet nëlexo më shumë
Lajme

iute Albania mbështet fëmijët e fshatit SOS përmes edukimit financiar

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, iute Albania zgjodhi ta festojë këtë ditë përmes një gjesti simbolik që ndërthur kujdesin për fëmijët me promovimin e edukimit financiar. Kompania dhuroi librin “Paraja Magjike”, me autore Deada Hyka, për të gjithë fëmijët e stafit të saj, duke u bërë pjesë e një nisme qëlexo më shumë
Lajme