Kthehu pas

Një tjetër ditë, një tjetër event sportiv i sponsorizuar nga iute Albania

Evente

Në ditën e diel, në datën 24 Mars, u zhvillua eventi “Kamza Marathon” dhe ishte një sukses i vërtetë. Në një lokacion të veçantë pranë liqeni të Paskuqanit, qyteti i Kamzës dhe banorët e saj, përjetuan për herë të parë, emocionet që përcjell maratona si një event sportiv gjithëpërfshirës.

Qindra sportistë profesionistë dhe amatorë, garuan në kategoritë e garës prej 3,8km dhe 10km, për të arritur një vend në podium, që pa si fitues disa atletë nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera të Ballkanit. Gjithashtu, shumë të rinj e të reja dhe fëmijë nga qyteti i Kamzës dhe jo vetëm, u bënë pjesë e kësaj gare që prodhoi disa fitues në disa kategori të ndryshme.  Në prezencë të kryetarit të Bashkisë të qytetit Kamëz, Z. Rakip Suli dhe Presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Z. Fidel Ylli, u shpërndanë medaljet e fituesve për fëmijët e shkollave 9-vjeçare, fëmijë që nesë do të jenë atletët e ardhshëm të Shqipërisë.

Kur flasim për sportin dhe maratonën, gjithmonë përmendim vlera të tilla si shpejtësia, konsistenca, pasioni apo përkushtimi, vlera që i gjejmë dhe në identitetin e markës iute. Iute Albania beson në stilin e jetesës së shëndetshme, në mirëqënien fizike dhe mendore dhe në benefitet që sporti sjell, dhe këto vlera kërkon ti përcjellë edhe te stafi, klientët apo publikun e gjerë. Për këtë arsye, iute është dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të eventeve sportive, qofshin këto maratona, kampionate të atletikës, apo çdo gjë tjetër.

Në një ditë të bukur me diell, të mbushur me sfida, emocione, muzikë dhe miq të mirë, dhjetëra njerëz merrnin si kujtim një foto me kampionen tonë, ambasadoren e markës iute Albania, Luiza Gega, e cila ka disa fjalë për eventin në fjalë: “Jam shumë e lumtur që jam në maratonën e qytetit të Kamzës që zhvillohet për herë të parë dhe më vjen mirë që ka kaq shumë njerëz që kanë shprehur interesin e tyre. Shpresoj që vitin tjetër të ketë edhe më shumë njerëz dhe kjo maratonë të zhvillohet sërish e të kthehet në një traditë. Maratona e Kamzës ishte vërtetë fantastike dhe unë dua të falenderoj shumë iute për mbështetjen që i dha kësaj maratone.”



Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket

Teknologji e rinovuar: më shumë se një pajisje e përdorur

Kur kërkon një telefon të ri, një nga pyetjet e para është: ta blej të ri apo të përdorur? Sot ekziston edhe një alternativë tjetër: teknologjia e rinovuar. Një telefon ose pajisje e rinovuar nuk është thjesht një pajisje e përdorur që rikthehet në shitje. Para se të arrijë te përdoruesi i ri, ajo kalonlexo më shumë
iuteMarket

Laptopi i duhur për ty: Çfarë duhet të dish para se të blesh

Të blesh një laptop nuk do të thotë me patjetër të krahasosh një pafundësi me specifika teknike. Zgjidhja më e mirë varet nga qëllimi i përdorimit, softëare që të duhet dhe buxheti që dëshiron të shpenzosh.   Qoftë Mac apo Windows pc, fokusohu si fillim më shumë se për çfarë të duhet ky laptop dhe jolexo më shumë
iuteMarket