Kthehu pas

Një mundësi më e mirë në tregun e punës: iute, pjesë e disa panaireve të karrierës

Evente

Sezoni i pranverës, ne nje analogji me çeljen e luleve qe simbolizon jeten e re, sjell edhe shume mundesi te reja per te rinjte, sidomos per studentet. Po flasim për panairet e karrierave qe jane nje nga eventet kryesore te jetes studentore. Në muajin Prill, në çdo universitet u organizua një panair i dedikuar për punën e karrierën dhe iute ishte pjesë në disa prej tyre.

Si përfaqësues së industrisë fintech, sipas pikave tona të interesit, ne ishim pjesë: në panairin e karrierës së organizuar nga fakulteti i ekonomisë, pjesë e Universitetit të Tiranës; në panairin e karrierës së organizuar nga Western Balkan University, që ofron mundësi shkollimi në Fakultetin e Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe në panairin e edukimit, punës dhe karrierës në qytetin e Fierit, të organizuar nga Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Qindra studentë takuan përfaqësueset e departamentit të Burimeve Njerëzore të iute, për të njohur nga afër markën iute dhe mundësitë e shumta që ajo ofron në tregun e punës. Nën petkun e liderit të tregut të mikrofinancës në Shqipëri, marka iute tërheq vëmendjen e studentëve që janë gati të hedhin hapin e parë në treg dhe kërkojnë një vend pune cilësor.

Edhe një herë, iute tregoi se sa tërheqëse mbetet ajo në tregun e punësimit, duke nënvizuar standardin e lartë që Tallin ka sjellë në Tiranë.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Teknologji e rinovuar: më shumë se një pajisje e përdorur

Kur kërkon një telefon të ri, një nga pyetjet e para është: ta blej të ri apo të përdorur? Sot ekziston edhe një alternativë tjetër: teknologjia e rinovuar. Një telefon ose pajisje e rinovuar nuk është thjesht një pajisje e përdorur që rikthehet në shitje. Para se të arrijë te përdoruesi i ri, ajo kalonlexo më shumë
iuteMarket

Laptopi i duhur për ty: Çfarë duhet të dish para se të blesh

Të blesh një laptop nuk do të thotë me patjetër të krahasosh një pafundësi me specifika teknike. Zgjidhja më e mirë varet nga qëllimi i përdorimit, softëare që të duhet dhe buxheti që dëshiron të shpenzosh.   Qoftë Mac apo Windows pc, fokusohu si fillim më shumë se për çfarë të duhet ky laptop dhe jolexo më shumë
iuteMarket