Kthehu pas

iute në mbështetje të Lojërave Olimpike Paris 2024

Evente

Po, e lexuat mirë! Ngjarja më e madhe sportive në botë po vjen dhe iute do të jetë aty!

Për të shmangur keqkuptimet, në ekipin tonë kemi shumë ekspertë të industrisë fintech dhe asnjë sportist. Por mos harroni se personi që është fytyra e markës sonë quhet Luiza Gega dhe është kampione e Europës në atletikë.

Lojërat Olimpike janë një histori suksesi dhe pasioni, që bashkon vendet dhe popujt përmes sportit. Ekipi i Marketingut në iute, prej ditësh po punon për një fushatë që në shqip titullohet #NukVraponiKurrëVetëm ose #YouNeverRunAlone dhe në fokus është legjenda shqiptare e atletikës, super kampionia Luiza. Në këtë fushatë do të tregohet rrugëtimi i një sportisteje elitare, përgatitjet që bën në ditët e fundit para se të udhëtojë drejt Parisit, duke stërvitur trupin dhe mendjen e saj për të qenë në formën më të mirë.

Lojërat Olimpike nisin më 26 korrik dhe përfundojnë më 11 gusht dhe do të na japin shumë emocione. Objektivi i kësaj fushate është të mbështesë Luizën dhe kombëtaren shqiptare në Lojërat Olimpike në Paris, duke inkurajuar mbështetjen e qytetarëve për sportin dhe mirëqenien, vlera të përbashkëta që iute i ka dhe i komunikon çdo ditë.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography