Kthehu pas

iute në Kampionatin Individual Dimëror të Atletikës

Evente
caste nga kampionati individual dimeror i atletikes

Luiza Gega siguron medaljen e artë në Kampionatin Dimëror të Atletikës: një triumf tjetër për përkushtimin e iute në mbështetjen e sportit.

Luiza Gega, ambasadorja e markës sonë, doli fituese në Kampionatin Individual Dimëror të Atletikës. Ky event, jo vetëm që shfaqi talente të jashtëzakonshme, por edhe nënvizoi natyrën e larmishme dhe gjithëpërfshirëse të sporteve në vend.

Kampionati Individual Dimëror i Atletikës, mblodhi së bashku atletë të moshave dhe kualifikimeve të ndryshme, duke krijuar një atmosferë dinamike dhe konkurruese. Me 20 disiplina dhe 320 sportistë pjesëmarrës, evenimenti ishte një dëshmi e rritjes së atletikës në Shqipëri. Rëndësia e këtij konkursi shkon përtej arritjeve individuale: simbolizon unitetin dhe forcën e komunitetit atletik shqiptar.

Atletë që garojnë në Kampionatin Individual Dimëror të Atletikës.

Triumfi i Luizës është në disiplinën 3000 metra, me një kohë të jashtëzakonshme prej 8 minutash e 55 sekondash. Por ky nuk ishte rekordi i vetëm i vendosur gjatë kësaj gare: 25 rekorde të tjera personale u tejkaluan duke treguar përmirësimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të pranishëm në skenën e atletikës shqiptare.

Kjo fitore ka një rëndësi të veçantë për iute, pasi triumfon gjithashtu edhe mbështetjen që ekipi i iutes ka dhënë në promovimin e sportit dhe të jetesës së shëndetshme. Mbështetja e ngjarjeve si Kampionati Individual Dimëror i Atletikës, përputhet me vlerat thelbësore të iute, duke theksuar rëndësinë e një stili jetese aktive. Ndërsa Luiza qëndron në majë të podiumit, e mbështjellë nga suksesi, iute qëndron me krenari pranë saj. Pasi në vrapin e jetës, nuk jemi kurrë vetëm…

 

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography