Kthehu pas

Kur inovacioni të ndihmon të dëgjosh DJ-in tënd të preferuar: Paul Kalkbrenner në Tiranë

Evente

Tirana po përgatitet për një natë të paharrueshme, ndërsa ikona e muzikës elektronike Paul Kalkbrenner del në skenë në datën 26 Prill, duke paralajmëruar fillimin e një sezoni emocionues në kryeqytet. Me çdo vit që kalon, peizazhi kulturor i Tiranës bëhet edhe më i gjallë, duke tërhequr audiencën vendase apo nga vendet fqinje në Evropë.

“Mes zhurmës që rrethon këtë ngjarje, iute ka prezantuar mënyra inovative për të përmirësuar përvojën e koncerteve përmes konceptit novator Pay Now”, shprehet një nga përfaqësuesit e kompanisë estoneze fintech. Adhuruesit e muzikës tani mund të blejnë pa probleme biletat e tyre në pikat e caktuara të shitjes duke skanuar thjesht një kod QR duke përdorur aplikacionin Myiute.

“Kjo mënyrë intuitive pagese plotëson në mënyrë të përkryer preferencat e të rinjve shqiptarë, të cilët po tërhiqen gjithnjë e më shumë drejt zgjidhjeve më të thjeshta të pagesave”, pohojne edhe organizatorët e koncertit.

Por komoditeti nuk mbaron këtu. Të pranishmit mund të përfitojnë nga aplikacioni Myiute për të lehtësuar transaksionet për pije apo ushqim gjatë gjithë koncertit. Kjo veçori inovative siguron që frekuentuesit e koncertit mund të përqendrohen në shijimin e muzikës pa bezdinë e mbajtjes së parave ose kartave, por përmes Myiute të kenë portofolin e tyre digjital.

Për ata që e gjejnë veten në fund të muajit me një buxhet të caktuar dhe nuk duan të prekin kursimet e tyre, por gjithashtu nuk duan të humbasin mundësinë për të parë DJ-në e tyre të preferuar live në veprim, iute ka një zgjidhje. Për herë të parë, të apasionuarit pas muzikës elektronike mund të aplikojnë për një hua me interes 0% përmes aplikacionit fintech në Shqipëri, duke u siguruar që kufizimet financiare të mos dëmtojnë përvojën e tyre në këto evente.

“Me performancën elektrizuese të Paul Kalkbrenner të përgatitur për të mahnitur audiencën, së bashku me iniciativat e iute, ky event muzikor i qytetit po formohet si një festë e pashembullt e muzikës, inovacionit dhe momenteve të paharrueshme”, përmbyllin organizatorët e koncertit duke i ftuar të gjithë në festat që do të vijnë.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iutePlus: programi i besnikërisë që të shpërblen në çdo hap të rrugëtimit tënd financiar

Në botën fintech, zhvillimet teknologjike përputhen me konceptet financiare për të sjellë një eksperiencë të jashtëzakonshme dixhitale. Në këtë mënyrë, shpeshherë financat dixhitale ndryshojnë perceptimin që kemi për paranë dhe transformojnë rrënjësisht mënyrën se si ndërveprojmë me financat tona. Një pagesë, një transfertë, një blerje e re, një financim apo një sigurim për shëndetin nëlexo më shumë
Njoftime

iute Group zgjeron ekosistemin e saj dixhital me qasje në ekspertizën mjekësore globale

iute Affinity, kompania e zgjidhjeve të sigurimeve, pjesë e iute Group, ka lidhur një partneritet me ofruesin global të shërbimeve shëndetësore Further, për t’u ofruar klientëve në të gjitha tregjet ku operon iute, akses në shërbimet Second Medical Opinion (Mendim i Dytë Mjekësor) dhe Precision CancerCare, një zgjidhje e avancuar për diagnostikimin dhe trajtimin elexo më shumë
Lajme

Si të kujdesesh për financat e tua personale gjatë pushimeve verore?

Në ditët e para të muajit Qershor, vërehet se diçka ndryshon në sjelljen e gjithësecilit prej nesh. Për shumë qytetarë shqiptarë, stina e verës mbetet e preferuara: temperaturat e ngrohta, ditët më të gjata dhe orët e shumta me diell krijojnë kushtet ideale për të kaluar më shumë kohë jashtë, për të shijuar aktivitetet nëlexo më shumë
Lajme