Kthehu pas

Kur inovacioni të ndihmon të dëgjosh DJ-in tënd të preferuar: Paul Kalkbrenner në Tiranë

Evente

Tirana po përgatitet për një natë të paharrueshme, ndërsa ikona e muzikës elektronike Paul Kalkbrenner del në skenë në datën 26 Prill, duke paralajmëruar fillimin e një sezoni emocionues në kryeqytet. Me çdo vit që kalon, peizazhi kulturor i Tiranës bëhet edhe më i gjallë, duke tërhequr audiencën vendase apo nga vendet fqinje në Evropë.

“Mes zhurmës që rrethon këtë ngjarje, iute ka prezantuar mënyra inovative për të përmirësuar përvojën e koncerteve përmes konceptit novator Pay Now”, shprehet një nga përfaqësuesit e kompanisë estoneze fintech. Adhuruesit e muzikës tani mund të blejnë pa probleme biletat e tyre në pikat e caktuara të shitjes duke skanuar thjesht një kod QR duke përdorur aplikacionin Myiute.

“Kjo mënyrë intuitive pagese plotëson në mënyrë të përkryer preferencat e të rinjve shqiptarë, të cilët po tërhiqen gjithnjë e më shumë drejt zgjidhjeve më të thjeshta të pagesave”, pohojne edhe organizatorët e koncertit.

Por komoditeti nuk mbaron këtu. Të pranishmit mund të përfitojnë nga aplikacioni Myiute për të lehtësuar transaksionet për pije apo ushqim gjatë gjithë koncertit. Kjo veçori inovative siguron që frekuentuesit e koncertit mund të përqendrohen në shijimin e muzikës pa bezdinë e mbajtjes së parave ose kartave, por përmes Myiute të kenë portofolin e tyre digjital.

Për ata që e gjejnë veten në fund të muajit me një buxhet të caktuar dhe nuk duan të prekin kursimet e tyre, por gjithashtu nuk duan të humbasin mundësinë për të parë DJ-në e tyre të preferuar live në veprim, iute ka një zgjidhje. Për herë të parë, të apasionuarit pas muzikës elektronike mund të aplikojnë për një hua me interes 0% përmes aplikacionit fintech në Shqipëri, duke u siguruar që kufizimet financiare të mos dëmtojnë përvojën e tyre në këto evente.

“Me performancën elektrizuese të Paul Kalkbrenner të përgatitur për të mahnitur audiencën, së bashku me iniciativat e iute, ky event muzikor i qytetit po formohet si një festë e pashembullt e muzikës, inovacionit dhe momenteve të paharrueshme”, përmbyllin organizatorët e koncertit duke i ftuar të gjithë në festat që do të vijnë.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Kampioni Gentjan Shaqiri hyn në histori, sjell trofeun historik në Shqipëri!

Dita e djeshme shënoi një moment historik për motorsportin shqiptar, pasi Gentjan Shaqiri, kampioni i sapokurorëzuar i Formula 3 Hill Climb, solli në Shqipëri Kupën e Kampionatit Qendror Evropian. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ai arriti të mposhtë dominimin dhjetëvjeçar të Laszlo Szasz, duke u renditur krah legjendave si Christian Merli. Triumfi i Shaqirit nuklexo më shumë
Lajme

iute merr licencë në BE

IutePay Bullgari, pjesë e grupit iute, ka marrë licencën e Institucionit të Parasë Elektronike (EMI) nga Banka Qëndrore Bullgare. Kjo arritje i jep mundësi kompanisë të zgjerojë shërbimet e saj të pagesave në të gjithë Bashkimin Evropian. CEO i grupit iute, Tarmo Sild, u shpreh se kjo licencë është një hap i rëndësishëm në strategjinëlexo më shumë
Lajme

Projekti pilot i pagesave të shpejta: tani Myiute është portofoli yt!

Në pranverën e këtij viti, znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, në bashkëpunim me organizatën Startup Albania, prezantoi me publikun një projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe digjitalizimin e pagesave të shpejta. Ky projekt pilot, në thelbin e tij kishte procesin e edukimit financiar për popullatën, duke elexo më shumë
Njoftime