DEBT ADVISOR – INTERNAL DEBT COLLECTION

Departamenti: Collection
Raporton tek: Head of Collection

 

Qëllimi i pozicionit

Debt Advisor është përgjegjës për ndjekjen dhe rikuperimin e detyrimeve të klientëve, duke komunikuar në mënyrë profesionale me ta, duke identifikuar arsyet e mospagesës dhe duke gjetur zgjidhje të përshtatshme për shlyerjen e detyrimit.

Roli kerkon aftësi të forta komunikimi, negocimi, organizimi dhe orientim drejt rezultateve.

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Kontaktimi dhe ndjekja aktive e klientëve me detyrime të papaguara.
  • Identifikimi i arsyeve të mospagesës dhe vlerësimi i mundësive për shlyerje.
  • Negocimi i marrëveshjeve dhe planeve të pagesës me klientët.
  • Monitorimi i angazhimeve dhe marrëveshjeve të pagesës.
  • Verifikimi dhe përditësimi i informacionit të kontaktit të klientëve.
  • Dokumentimi i saktë i komunikimeve dhe veprimeve të ndërmarra.
  • Menaxhimi dhe prioritizimi i portofolit të klientëve të caktuar.
  • Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit që lidhet me procesin e rikuperimit të detyrimeve.
  • Identifikimi dhe eskalimi i rasteve të veçanta ose komplekse.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve.

 

Profili që kërkojmë

  • Eksperiencë e mëparshme në Debt Collection, Recovery, Banking, Lending ose Financial Services përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
  • Aftësi për të menaxhuar biseda të vështira në mënyrë profesionale dhe të qetë.
  • Orientim i fort drejt rezultateve dhe objektivave.
  • Këmbëngulje dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi të mira organizimi dhe prioritizimi.
  • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar me një numër të lartë rastesh dhe brenda afateve.
  • Njohuri të mira të MS Office dhe aftësi për të punuar me sisteme/ databaza.
  • Aftësi të mira numerike dhe në interpretimin e informacionit financiar.
  • Integritet, konfidencialitet dhe sjellje profesionale.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

 

Arsimi

Preferohet diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi, Marketing, Drejtësi ose fusha të ngjashme.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mail-it . Duke dërguar CV-në tuaj në adresën , ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar Politikën e Privatësisë për Rekrutimin, të cilën mund ta konsultoni këtu:
https://iute.al/politika-e-privatesise-dhe-kushtet/politika-e-privatesise-se-rekrutimit/