Termat & Kushtet: Refero një mik dhe fito Pikë Plus

Përmbledhje e Fushatës

Kjo fushatë u mundëson:
• (i) një klienti ekzistues të Iute (Referuesi) të rekomandojë produktet dhe shërbimet e Iute një miku (Klienti i Referuar), dhe
• (ii) Klienti i Referuar të bëhet përdorues i ri i portofolit digjital përmes aplikacionit MyIute.
Pasi të plotësohen këto kushte, si Referuesi ashtu edhe Klienti i Referuar kanë të drejtë të marrin pikë shpërblimi, siç përshkruhet më poshtë.

Pikët janë të patransferueshme, pa vlerë monetare dhe nuk mund të konvertohen në para.


Pjesëmarrja në këtë program është opsionale dhe nuk kërkon transaksion financiar apo aplikim për kredi.

Kohëzgjatja e Fushatës

Fushata është aktive nga 15 Tetor 2025 deri më 31 Dhjetor 2025.
Iute rezervon të drejtën të ndryshojë ose përfundojë fushatën pa njoftim paraprak. Çdo pikë e fituar para ndryshimit mbetet e vlefshme deri në skadencën e saj.

Pranueshmëria

  • Kush mund të marrë pjesë: Duhet të jetë mbi 18 vjeç, rezident në Shqipëri, dhe lejohet vetëm një llogari për person.
    • Referuesi duhet të ndajë një kod unik referimi me mikun e tij përmes një linku ose QR kodi.
    • Miku duhet të përdorë linkun e referimit për t’u regjistruar në aplikacionin MyIute ose të vendosë kodin e referimit në fushën “Kodi i Referimit” gjatë regjistrimit.
    • Klienti i Referuar duhet të aktivizojë portofolin digjital brenda periudhës së fushatës të përcaktuar në seksionin 2.
    • Aktivizimet e portofolit që ndodhin automatikisht nga disbursimi i një kredie, por jo nga klikimi aktiv i linkut të referimit dhe aktivizimi paraprak i portofolit, nuk kualifikohen për pikë shpërblimi.

    Nuk ka kufizim për numrin e klientëve që mund të referohen nga një klient gjatë fushatës.

    Fitimi dhe Përdorimi i Pikëve

  • 4.1. Çdo Referues i kualifikuar fiton 1,000 pikë shpërblimi për çdo mik të referuar që plotëson kushtet e seksionit 3.
    • 4.2. Klienti i Referuar gjithashtu merr 1,000 pikë Plus.
    • 4.3. Pikët kreditohen një ditë pas aktivizimit të portofolit digjital.
    • 4.4. Pikët mund të përdoren për blerje në Supermart.al.
    • 4.5.Afati i skadencës: Pikët skadojnë pas 12 muajsh nga data e kreditimit, sipas Termave të Programit të besnikërisë iutePlus.
  • Dispozita Shtesë
  • Mashtrim dhe Abuzim: Në rastet e dyshimit për mashtrim ose abuzim, Iute Albania rezervon të drejtën të anulojë pikët dhe të përjashtojë pjesëmarrësin nga fushata.
    Ndryshime dhe Anulim: Iute Albania mund të ndryshojë, anulojë ose përfundojë fushatën në çdo kohë pa njoftim paraprak.
    Përgjegjësia: Iute Albania nuk mban përgjegjësi për cilësinë, funksionalitetin apo kushtet e produkteve të blera përmes pikëve.
    Privatësia: Referimi përfshin ndarjen vullnetare të të dhënave kontaktuese nga referuesi. Përpunimi i këtyre të dhënave bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’. Referuesi nuk duhet të shpërndajë të dhëna personale të të tretëve pa pëlqimin e tyre.
    E drejta për ankesë: Ankesat mund të dërgohen me email ose në faqen zyrtare. Afati i përgjigjes është 5 ditë pune. Këta terma rregullohen nga ligji shqiptar dhe juridiksioni kompetent është Gjykatat e Tiranës.