Rregullorja e Cashback – Adrion & Farmaci e Kozmetikë
- Kushtet e Pjesëmarrjes
Pjesëmarrësit duhet të jenë të regjistruar në Portofolin Digjital Myiute për të qenë të kualifikuar për të marrë përfitimet nga kjo ofertë. - Kushtet e Pëfitimit të Cashback
Një klient mund të përfitojë një shumë cashback prej 2,000 (dy mijë) Lekësh përmes kryerjes së pesë (5) transaksioneve “Pay Now” në këta partnerë: Adrion, Anais, Aleksandra Organic, Farmaci Daja, Kamel Farma.Secili transaksion duhet të ketë një vlerë minimale prej 2,000 (dy mijë) Lekësh.
- Kufizimi i Cashback
Vlera maksimale e cashback-ut që mund të përfitojë një klient gjatë një muaji kalendarik është 2,000 (dy mijë) Lekë. - Kreditimi i Cashback
Cashback-u përkatës do të transferohet në llogarinë e klientit në Portofolin Digjital Myiute, brenda datës 3 të muajit pasardhës, për transaksionet e realizuara gjatë muajit të mëparshëm. - Kushtet e Përcaktimit të Vlerës së Transaksioneve
Do të merren parasysh vetëm blerjet e kryera brenda periudhës kalendarike të muajit të caktuar. Transaksionet duhet të jenë të suksesshme dhe të regjistruara si të kredituara në llogaritë e partnerëve. - Afati i Vlefshmërisë
Kjo ofertë është e vlefshme deri më datën 31 mars 2025, dhe mund të ndërpritet ose modifikohet pa njoftim paraprak.