1. Kushtet e Pjesëmarrjes
    Pjesëmarrësit duhet të jenë të regjistruar në Portofolin Digjital Myiute për të qenë të kualifikuar për të marrë përfitimet nga kjo ofertë.
  2. Kushtet e Pëfitimit të Cashback
    Një klient mund të përfitojë një shumë cashback prej 1,000 (një mijë) Lekësh përmes kryerjes së tre (3) transaksioneve “Pay Now” në këta partnerë: Aleksandra Organic, Farmaci Daja, Kamel Farma, Adrion, Anais, Farma Vita. Secili transaksion duhet të ketë një vlerë minimale prej 1,000 (një mijë) Lekësh.
  3. Kufizimi i Cashback
    Vlera maksimale e cashback-ut që mund të përfitojë një klient gjatë një muaji kalendarik është 1,000 (një mijë) Lekë.
  4. Kreditimi i Cashback
    Cashback-u përkatës do të transferohet në llogarinë e klientit në Portofolin Digjital Myiute, brenda datës 3 të muajit pasardhës, për transaksionet e realizuara gjatë muajit të mëparshëm.
  5. Kushtet e Përcaktimit të Vlerës së Transaksioneve
    Do të merren parasysh vetëm blerjet e kryera brenda periudhës kalendarike të muajit të caktuar. Transaksionet duhet të jenë të suksesshme dhe të regjistruara si të kredituara në llogaritë e partnerëve.
  6. Afati i Vlefshmërisë
    Kjo ofertë është e vlefshme për një afat të papërcaktuar, dhe mund të ndërpritet ose modifikohet pa njoftim paraprak.