Programi i Besnikërisë iutePlus

iutePlus
Programi që të SHPËRBLEN thjesht se je iute!
LEXO MË SHUMË

Çfarë është Programi i Besnikërisë iutePlus?

Programi i Besnikërisë iutePlus është mënyra jonë për të të falenderuar për besimin që ke treguar duke zgjedhur iute si partnerin tënd financiar. Ky program është krijuar për të të shpërblyer sa herë që përdor shërbimet e kredisë konsumatore ose Portofolin Digjital Myiute. Duke kryer aktivitete si: shlyerja në kohë e kësteve, marrja e sigurimit të kredisë, përdorimi i ATM-ve tona, aktivizimi i portofolit digjital Myiute, kryerja e transaksioneve të para apo të përsëritura për çdo funksion të portofolit digjital, apo dhe pjesëmarrja në fushata speciale, ti mund të grumbullosh Pikë Plus si shpërblim për besnikërinë tënde, pikë të cilat mund t’i përdorësh për të bërë pagesa në partnerët iute.

Nëse po menaxhon financat apo po provon shërbime të reja, iutePlus është gjithmonë me ty për të të dhënë më shumë vlerë në rrugëtimin tënd financiar. Me aplikacionin Myiute mund të kontrollosh pikët, të paguash me to dhe të informohesh i pari për fushatat speciale.

Në iute, besnikëria festohet. Bëhu pjesë e iutePlus sot dhe shijo shpërblimet që meriton, si dhe të gjitha avantazhet e të qenit pjesë e familjes iute! Jemi të angazhuar të ofrojmë më të mirën. Besnikëria e klientit është vlerësimi më i madh.

Lexo më shumë
Shpërblehu me Pikë Plus!

Si mund të fitoj Pikë Plus?

Shlyej këstin e kredisë në kohë

Deri në 5500 pikë Plus

Shto para nga ATM-të iute

500 pikë Plus për depozitimin e parë
100 pikë Plus për çdo transaksion tjetër

Aktivizo portofolin digjital

500 pikë Plus

Dërgo para

100 pikë Plus për dërgesën e parë

Paguaj në çast me kod QR

200 pikë Plus për blerjen e parë
Pikë Plus ekstra për çdo blerje të radhës

Paguaj në çast në e-commerce

300 pikë Plus për blerjen e parë
100 pikë Plus për çdo blerje të radhës

Paguaj faturën Digicom

1000 pikë Plus për pagesën e parë
500 pikë për çdo pagesë të radhës

Si të kontrollosh balancën e Pikëve Plus dhe t'i përdorësh ato?

Shkarko aplikacionin Myiute dhe regjistrohu
Je klient ekzistues? Thjesht hyr në llogarinë tënde Myiute për të filluar.
Kontrollo në llogarinë tënde për të parë Pikët Plus
Pikët e tua gjenden pranë emrit të profilit tënd!
Eksploro Panelin e Besnikërisë
Ky është vendi i vetëm për të menaxhuar pikët, për të shfletuar shpërblimet dhe për t’u përditësuar mbi ofertat më të fundit.
Shndërro Pikët Plus në Gift Cards
Konverto lehtësisht Pikët Plus në gift cards përmes aplikacionit. Çdo Pikë Plus vlen 1 LEK.
Përdor Gift Card për shopping
Pasi të fitosh një gift card, mund ta përdorësh në dyqanin tonë partner, SuperMart dhe të shijosh shpërblimet e tua.

Ne jemi ketu për të të ndihmuar!

Nëse nuk e gjen përgjigjen që po kërkon në seksionin Pyetje/Përgjigje më poshtë, na kontakto nëpërmjet Chat-it. Jemi këtu për të të asistuar me çdo pyetje që mund të kesh!

Si mund të bëhem pjesë e programit të besnikërisë iutePlus?

Të gjithë klientët e iute bëhen automatikisht pjesë e programit të besnikërisë: mjafton të shkarkosh aplikacionin Myiute dhe të regjistrohesh.

Si mund të fitoj pikë Plus?

Mund të fitosh pikë duke:

  • Shlyer këstet e kredive në kohë
  • Marrë pjesë në fushata speciale
  • Aktivizuar portofolin digjital Myiute
  • Kryer pagesa të çastit në partnerët iute
  • Dërguar para në kohë reale
  • Paguar faturën e internetit Digicom
  • Depozituar para Cash në ATM-të iute

Qëndro i përditësuar me njoftimet për mundësi të reja për të fituar pikë.

Si të informohem mbi fushatat speciale për të fituar Pikë Plus?

Fushatat speciale dhe kushtet për pjesëmarrje do të shpallen përmes aplikacionit Myiute, email-it, SMS-ve, telefonit dhe faqes zyrtare të iute. Aktivizo pranimin e njoftimeve për marketing, njoftimet nga Myiute app dhe përditëso të dhënat e tua të kontaktit.

Si mund të kontrolloj balancën e shpërblimeve të mia?

Balanca e Pikëve të tua Plus mund të shihet në krye të faqes kryesore në aplikacionin Myiute ose duke ndjekur linkun.

 

 

Si dhe ku mund të përdor Pikët e mia Plus?

Pikët Plus mund të përdoren në mënyra të ndryshme. Mund t’i ktheni në Gift Cards për blerje digjitale në SuperMart, ose në partnerët iute duke përdorur Pikët Plus për pagesën.

Sa kohë është vlefshmëria e Pikëve Plus?

Periudha e vlefshmërisë së Pikëve Plus është 12 muaj nga momenti kur ato janë përfituar.

Përfitohen Pikë Plus nga disbursimi i një kredie apo nga blerja e një produkti me këste?

Pikët Plus fitohen vetëm nëse shlyerjet e kësteve të kredisë bëhen në kohë. Kreditë për produkte me këste nuk janë pjesë e skemës shpërblyese të programit të besnikërisë iutePlus.

Çfarë ndodh nëse rifinancoj kredinë time?

Në rast rifinancimi të kredisë, balanca e Pikëve Plus mbetet e njejta dhe do të vazhdosh të fitosh Pikë Plus për shlyerjen në kohë të kësteve të ardhshme.

E kam mbyllur kredinë time para afatit, pse nuk marr shpërblime?

Kreditë e mbyllura para kohe nuk marrin shpërblime për këstet e parapaguara.

Pse nuk u shpërbleva me pikë Plus për kredinë time?

Arsyeja pse nuk je shpërblyer me pikë Plus për kredinë tënde është sepse ke aplikuar për të blerë një produkt me këste. Kreditë për produkte me këste nuk janë pjesë e skemës shpërblyese të programit të besnikërisë iutePlus.

Termat dhe kushtet

Sigurohu që të njihesh me Termat dhe kushtet e programit tonë të Besnikërisë.