Kthehu pas

Shqiptarët shpenzojnë për dashurinë, blerjet me këste janë në modë

Njoftime

Trendi global i blerjeve me këste edhe në Shqipëri: rritje prej 283%. 178 qytetarë provuan blerjet me këste për herë të parë: produktin e merr menjëherë, ndërsa pagesën e kryen në 4 pjesë të barabarta, me 0 kosto shtesë. Shqiptarët shpenzojnë për të blerë telefona të rinj por edhe bizhuteri, syze, parfume, etj.

Në traditën ballkanase, qofshin festa kombëtare, fetare, apo ajo e dashurisë, urimet shoqërohen gjithmonë me dhurata. Pothuajse të gjitha bizneset në vend, sidomos ato të industrive që mund t’i qasen dashurisë, komunikojnë fushata marketingu për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve, që janë të gatshëm për të rritur fuqinë e tyre blerëse, për hatër të dashurisë. Ka një trend që tregon se për të festuar ditën e Shën Valentinit më 14 Shkurt, shqiptarët shpenzojnë mjaftueshëm para dhe nuk i tremben shpenzimeve: disa sepse kanë të ardhura të mjaftueshme, disa sepse kanë zgjedhur blerjet me këste.

Trendi global Buy Now Pay Later

E rëndësishme është të blesh një dhuratë për partneren apo partnerin, pak rëndësi ka se si – dhe nëse këtë e bën duke kursyer para dhe duke u kujdesur për financat e tua personale, edhe më mirë. Në botën perëndimore quhet “Bli Tani, Paguaj më Vonë” (e përkthyer nga anglishtja, Buy Now, Pay Later) dhe është një trend global që ka filluar rreth dy dekada më parë. Kompani të mirënjohura të financave digjitale si Klarna, Affirm, Scalapay, Sezzle, PayPal, etj., ofrojnë prej vitesh këtë shërbim që tashmë është mëse i dobishëm për popullatën. Në Shqipëri shpeshherë i referohemi thjesht si blerje me këste: ta ndash pagesën në pjesë në mënyrë që të mos paguash menjëherë çmimin e plotë – por produktin e merr menjëherë në shtëpi. Institucioni lider i financave të digjitalizuara në vend mbetet iute ndërsa metoda e pagesës më tërheqëse e momentit quhet Smart0%. Smart sepse është simbolikë e blerjeve të zgjuara që nuk të rëndojnë xhepin, 0% sepse interesi që paguan klienti është vërtetë 0: pra 0 kosto shtesë mbi produktin.

Blerjet me këste, trend që po rritet lokalisht

Blerjet me këste po fitojnë terren dhe konfirmojnë pozitën e tyre si një trend në rritje. Sipas një analize nga eksperti Laert Beqari, Drejtor i Shitjeve te Partnerët në iute, kuptojmë se shqiptarët po zgjedhin ti ndajnë pagesat e tyre në 4 pjesë, për të menaxhuar më mirë buxhetin mujor. Nëse i referohemi vetëm fushatës së dedikuar për ditën e dashurisë, blerjet me këste arrijnë një rritje impresionuese prej 283% krahasuar me 2025: nga 94 transaksione në 360; ndërsa të ardhurat në vlerë, një rritje prej 324%. Për sa i përket krahasimit të periudhës nga viti në vit, në nivel të përgjithshëm të shitjeve, vërehet një rritje prej 35%, Ndërkohë, përveç klientëve ekzistues, 178 klientë të rinj përdorën aplikacionin Myiute për të siguruar këtë shërbim financiar të digjitalizuar.

Jo vetëm telefoni, preferohen edhe kozmetika e bizhuteritë

Në tregun lokal, telefonia apo pajisjet elektronike janë industria që kanë përqafuar më herët konceptin e blerjeve me këste, duke qenë për një kohë të gjatë në krye të listës së shitjeve, jo vetëm për Shën Valentin. Në vitet e fundit, vërehet një përhapje e kësaj metode pagese edhe në industri të tjera si ajo e modës, kozmetikës, e gurëve të çmuar, etj. Në këtë fushatë të dedikuar dashurisë, morën pjesë 28 biznese të ndryshme, nga dyqanet e pajisjeve elektronike, te argjendaritë, optikat, parfumeritë, et. ndërsa dhuratat më të spikatura të blera me këste ishin telefonat smart, unazat, syzet dhe parfumet.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography