Kthehu pas

Rikthehet java iute, “e-shopping week” me ofertat më të mira të momentit

Njoftime

Data 25 Tetor shënoi fillimin e javës që i dedikohet blerësve dhe të apasionuarve pas “shopping”. Po flasim për javën iute, iniciativa e mirënjohur e ndërmarrë nga iute për t’i dhënë mundësi mijëra klientëve të përfitojnë nga ofertat më të mira.

Kjo “e-shopping week” do të jetë një fushatë aktive nga data 25 Tetor deri në datën 30 Tetor. Përzgjedhja e datave nuk është aspak rastësore, sepse dihet që në fundin e muajit, ulet fuqia blerëse, dhe iute kërkon t’i japë klientëve të saj, një mundësi të mirë për të bërë blerje të zgjuara. Në këto 7 ditë, iute në bashkëpunim me partnerët e saj të përzgjedhur, kanë shpalosur disa nga ofertat më atraktive të momentit, sipas karakteristikave të produktit: Flexi 1.9% apo Smart 0%.

Kjo ide inovative nga iute, tërheq vëmendjen e shumë klientëve që kërkojnë të përfitojnë nga ofertat më të mira për të marrë zbritje të ndryshme të çmimeve për kategori produktesh të shumëllojshme: telefona “smart”, produkte bukurie, orë, televizor e shumë produkte të tjera për shtëpinë. Por ka edhe një arsye më shumë për tu bërë pjesë e “e-shopping week”: për çdo blerje, klienti përfiton 2000 lekë “cashback” – pra për çdo blerje online, klienti merr vlerën 2000 lekë në llogarinë e tij në aplikacionin Myiute.

Në këtë fushatë të “e-shopping week”, partnerët e përzgjedhur janë disa nga emra e mirënjohur të biznesit në Shqipëri. Për produktet Flexi 1.9% janë publikuar ofertat nga: Buy Smart Store, Boost Mobile, Saturnday Mobile, Redline, Tani Phones, Alex Mobile dhe FarmaOn. Ndërsa për produktet Smart 0%, ofertat e përzgjedhura janë nga partnerët: Neptun, Comodita, Supermart, Aladini dhe Enzo Attini. Zbulo më shumë mbi ofertat më të mira të momentit në “e-shopping week”!

 

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography