Kthehu pas

Projekti pilot i pagesave të shpejta: tani Myiute është portofoli yt!

Njoftime

Në pranverën e këtij viti, znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, në bashkëpunim me organizatën Startup Albania, prezantoi me publikun një projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe digjitalizimin e pagesave të shpejta. Ky projekt pilot, në thelbin e tij kishte procesin e edukimit financiar për popullatën, duke e njohur atë me karakteristikat dhe benefitet e pagesave digjitale.

Në këtë projekt, kanë marrë pjesë 8 institucione financiare, që kanë vënë në dispozicion për qytetarët, 8 aplikacione të ndryshme fintech që shërbejnë për të kryer pagesa digjitale të menjëhershme, në industri të ndryshme të cilat qytetarët i hasin shpesh në përditshmërinë e tyre. Nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, u përzgjodhën 300 qytetarë shqiptarë, përkatësisht në Tiranë, Peshkopi dhe Përmet, të cilëve iu vu në dispozicion një fond prej 10,000 lekësh, të kaluara në llogaritë përkatëse të portofolit digjital që do të ata do të përdornin. Në këtë mënyrë, këta qytetarë patën mundësi të shpenzojnë këto para duke kryer pagesa në supermarkete, farmaci, lokale, restorante, etj.

Një ndër 8 aplikacionet e përdorura nga qytetarët për këtë projekt është edhe Myiute: aplikacion fintech që është si një kuletë, por më i lehtë për tu përdorur. Nëpërmjet aplikacionit Myiute, të gjithë klientët iute mund të kryejnë pagesa në çast te qindra partnerë të ndryshëm, me mënyrën më të thjeshtë: mjafton të skanosh kodin QR iute pranë kasës së biznesit, dhe pagesa kryhet në kohë reale.

Zonja Afërdita është një ndër qytetarët që është pjesë e projektit pilot të pagesave të shpejta digjitale që po përdor aplikacionin Myiute. Ajo na tregoi eksperiencën e saj me industrinë fintech dhe se sa e thjeshtë është kryesh pagesën e faturës në një supermarket, duke skanuar kodin QR nëpërmjet aplikacionit Myiute. “Tani telefoni im, është portofoli im” – thotë Afërdita, që vlerëson thjeshtësinë dhe shpejtësinë e aplikacionit Myiute.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography