Kthehu pas

Njoftim lidhur me ndryshimin e komisionit për tërheqjen e parave.

Njoftime

IutePay: Përditësime të rëndësishme!

 

Dëshirojmё t’ju prezantojmë disa ndryshime të rëndësishme që do të përmirësojnë përvojën tënde financiare:

 

  • Fleksibiliteti i portofolit digjital: Duke filluar nga 11.03.2024, Portofoli yt Digjital ofron më shumë mundёsi! Tani mund të përdorësh paratë për një gamë më të gjerë transaksionesh, duke përfshirë blerjen e produkteve dhe shërbimeve përmes rrjetit tonë të partnerëve e-commerce.

  • Rrjeti i Zgjeruar i Partnerëve për lehtësinë tuaj: Kemi kënaqësinë të njoftojmë zgjerimin e rrjetit tonë të Partnerëve ku mund të paguhet me “Paguaj Tani” nga Myiute! Kjo do të thotë më shumë vende për të skanuar e paguar me kod QR, për të shtuar dhe marrë para fizike, duke mundësuar aksesimin e parasë dhe të pagesave nga kudo. Gjithashtu, rrjeti ynë i ATM-ve iute i disponueshëm 24/7, siguron përdorimin e parave në çdo kohë.

  • Përditësim në tarifën e tërheqjes së parave fizike: Duke filluar nga data 29.03.2024, komisioni pёr tёrheqjen e parave, pranë IUTE ATM dhe pranë Partnerëve tanë do tё jetё 2.9% e shumёs sё tёrhequr.

  • Të përkushtuar ndaj mirëqenies financiare: Ne dëshirojmë të të rikujtojmë se mbushja e portofolit digjital Myiute dhe kryerja e pagesave me Kod QR pranë partnerëve tanë në dyqane ose online në website të tyre mbetet falas.

 Faleminderit që zgjodhe iute! Ne jemi të përkushtuar që të të ofrojmë vazhdimisht shërbimet më të mira financiare dhe vlerësojmë pjesëmarrjen tënde në këtë rrugëtim të përbashkët.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography