Kthehu pas

iute: Inovacioni që po ndryshon tregun

Njoftime
iute- iute: inovacioni qe po ndryshon tregun

Si një zgjidhje inovative pagesash, iute po ndryshon mënyrën si ne i bëjmë pagesat online dhe offline duke ofruar teknologji dhe shërbime të avancuara që po ndryshojnë tregun.

Tani apo më vonë?

Iute ofron zgjidhje pagese “Paguaj më Vonë” dhe “Paguaj Tani” në të gjithë Shqipërinë. “Paguaj Tani”, i referohet një mënyre pagese ku blerësi paguan për produktet ose shërbimet në momentin e blerjes nga portofoli i tij dixhital.

Nga ana tjetër, ” Paguaj më Vonë ” i lejon blerësit të shtyjnë pagesën për një periudhë të caktuar, kjo bëhet përmes planit me këste që klienti mund të zgjedhë sipas nevojave të tij. Pra, klienti bën blerje tani, merr produktin dhe fillon të paguajë më vonë.

Kur flasim për zgjidhjen “Paguaj më Vonë”, një nga avantazhet kryesore të iute është limiti i para-aprovuar i shpenzimeve për klientët. Klientët me një limit të para-aprovuar shpenzimi mund të shijojnë blerjet pa stres, të blejnë çfarë të duan dhe të paguajnë blerjen më vonë me këste. Tashmë më shumë se 40,000 klientë në Shqipëri po përfitojnë nga limiti i para-aprovuar i shpenzimeve.

Limiti i para-aprovuar i shpenzimeve është si një kredi për blerje, që i garantohet klientit sa herë që i nevojitet. Për dyqanet, do të thotë më shumë shitje dhe një procesim më i shpejtë shitjeje, pasi kreditë për produktet miratohen në çast.

Më shpejt me Kodin QR

Një tjetër avantazh teknologjik që ofron iute, është aftësia për të kryer pagesa duke skanuar një kod QR. Kjo mënyrë e re pagese është e thjeshtë dhe e sigurt, duke i mundësuar klientit të blejë vetëm me një skanim nëpërmjet telefonit.

Për personelin e dyqaneve ky kod bën përpunimin e pagesave dhe kredive shpejt dhe pa mundim, pasi nuk ka nevojë të plotësoni formularë të gjatë të të dhënave të klientit. Pagesat e kodit QR janë të disponueshme për të dyja mënyrat e pagesave “Paguaj Tani” si dhe “Paguaj më Vonë”.

Hidhe Firmën… pa lëvizur!

Një veçori tjetër e rëndësishme është se klientët mund të nënshkruajnë marrëveshjet e tyre të huasë “Paguaj më Vonë” në aplikacionin MyIute me nënshkrim dixhital. Duke eliminuar kontratat e gjata dhe nevojën për të printuar dhe skanuar letra, procesi i nënshkrimit bëhet më i shpejtë, duke e bërë blerjen me iute një zgjedhje perfekte për blerje biznesi dhe individuale.

E shikon të ardhmen? Quhet tregti elektronike.

Në çdo zhvillim të ri teknologjik, dera që troket më fort është ajo që ka akses te e ardhmja; te tregtia elektronike. Klientët mund të blejnë në dyqanet online të cilat kanë instaluar shtojcën e tregtisë elektronike iute dhe të paguajnë për mallrat pa dalë nga shtëpia. Shtojca apo Plug-in iute për e-com mund të instalohet në dyqanet elektronike lehtësisht dhe brenda pak minutash dhe nuk ka nevojë për njohuri specifike IT.

Kjo platformë i bën bizneset më tërheqëse për kleintë të rinj dhe më bindëse që ata të shndërrohen klientë të rregullt. Bizneset përmirësojnë proceset e tyre të pagesave, ndërsa klientët përfitojnë nga shpejtësia, siguria dhe lehtësia e përdorimit të ofruar nga iute, duke shijuar më shumë blerjet e tyre.

Kur krahasohet me konkurentët, iute dallohet me veçoritë e saj të avancuara teknologjike, si limiti i para-aprovaur i shpenzimeve, kodi QR dhe funksionaliteti i nënshkrimit dixhital. Këto veçori ofrojnë një përvojë pagese të qetë, të shpejtë dhe efikase si për klientët ashtu edhe për partnerët, duke e veçuar iute si një zgjidhje lider në treg.

Nëse dëshironi të dini më shumë dhe të filloni bashkëpunimin me iute, vizitoni faqen iute.al ose kontaktoni +35544505060.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute Group krijon iute Affinity për të ofruar zgjidhje mbi sigurimet

iute Group, një grup bankar dixhital që operon në Evropën Juglindore, ka themeluar një filial të ri për shërbime sigurimi dhe menaxhim operacional, iute Affinity, me qëllim forcimin e mbrojtjes si një shtyllë kyçe brenda ekosistemit të tij të përditshëm të bankingut digjital. Alma Ribanoviç është emëruar CEO e iute Affinity. Allar Niinepuu, Drejtori ilexo më shumë
Lajme

Dita Ndërkombëtare e Privatësisë së të Dhënave: iute ofron siguri maksimale për klientët e saj

Në një botë që është e prirur çdo ditë e më shumë drejt teknologjisë, një nga çështjet më të rëndësishme dhe të përfolura është padiskutim “të dhënat”. Lexojmë kudo “Data,data,data”, çdo gjë është e lidhur me administrimin e të dhënave. 28 Janari shënon një ditë të rëndësishme për botën e biznesit dhe të teknologjisë: Ditalexo më shumë
Lajme

iute Group merr miratimin rregullator në Ukrainë: e ardhmja është si bankë dixhitale

iute Group, një grup bankar i themeluar në Estoni, ka marrë miratimin nga Banka Kombëtare e Ukrainës dhe ka nënshkruar një marrëveshje që mundëson vazhdimin e krijimit të një banke dixhitale në Ukrainë. Në këtë linjë, grupi konfirmon se në të gjitha tregjet ku operon, synimi është transformimi në një bankë plotësisht dixhitale.   Mëlexo më shumë
Lajme