Kthehu pas

Gratë e forta zgjedhin financat digjitale për të ndërtuar pavarësinë e tyre financiare

Lajme

Në çdo hap të jetës, gratë dhe vajzat tregojnë aftësi, forcë dhe vendosmëri për të marrë vendime të rëndësishme për veten dhe familjen e tyre. Shpeshherë, këto vendime të jetës së përditshme, lidhen me financat personale dhe me qasjen që kanë gratë ndaj parasë. Roli i tyre si vendimmarrëse është bërë gjithnjë e më i dukshëm në mënyrën se si menaxhojnë financat personale dhe planifikojnë të ardhmen ekonomike të familjes. Përmes edukimit financiar dhe përdorimit të zgjidhjeve financiare moderne, gjithnjë e më shumë gra po ndërtojnë një marrëdhënie më të fortë me financat e tyre dhe po hedhin hapa drejt pavarësisë financiare.

Kjo prirje reflektohet qartë edhe në të dhënat tona. Sot, më shumë se 73,000 femra janë kliente aktive, pjesë e ekosistemit tonë financiar, duke përdorur shërbimet për të menaxhuar më mirë financat e tyre të përditshme. Një pjesë e madhe e tyre kanë përqafuar edhe teknologjinë, ku më shumë se 42,000 gra përdorin aplikacionin Myiute, duke zgjedhur mënyra të shpejta dhe të thjeshta për të kontrolluar dhe administruar financat nga telefoni i tyre.

Gjithashtu, kjo qasje e informuar ndaj financave reflektohet edhe në mënyrën se si gratë përdorin shërbimet financiare në jetën e përditshme. Aktualisht, më shumë se 26,000 kliente femra kanë një kredi aktive, ndër të cilat, 15,830 kanë zgjedhur financimin për produkte me këste, duke përfituar nga fleksibiliteti që ofrojnë këto zgjidhje për të realizuar blerjet e tyre. Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë gra po zgjedhin transaksionet digjitale: 527 kliente femra kryejnë dërgesa parash përmes aplikacionit Myiute, ndërsa 11,826 gra kanë i realizuar blerje e tyre “Bli Tani, Paguaj më Vonë” online në platformat e-commerce, duke treguar se financat digjitale janë bërë pjesë e përditshmërisë së tyre.

Një tregues domethënës i kësaj qasjeje është edhe disiplinimi në menaxhimin e detyrimeve financiare. Bazuar në të dhënat e portofolit, klientet femra në iute shfaqin një disiplinë rreth 4% më të lartë në pagesën e kësteve krahasuar me meshkujt. Ky rezultat reflekton një nivel të lartë përgjegjshmërie, si dhe një kulturë dhe edukim financiar në rritje mes grave, të cilat po ndërtojnë gjithnjë e më shumë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të ndërgjegjshme me financat e tyre.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

iute zgjeron ekosistemin e financave digjitale me iuteMarket, platformë e dedikuar për blerjet online

iute Group ka zgjeruar ekosistemin e saj të bankingut digjital me iuteMarket, shërbimin e dedikuar për “shopping” apo blerjet online, e integruar në aplikacionin Myiute. Përmes iuteMarket, klientët mund të zbulojnë, financojnë dhe blejnë produkte në një platformë të vetme, duke e bërë procesin e blerjes më të thjeshtë dhe më të aksesueshëm. Përtej shërbimevelexo më shumë
iuteMarket

Bëje mikpritjen verore të lehtë: Gjithçka që u duhet mysafirëve.

Vera është një kohë ideale për të bashkuar njerëzit. Mbrëmjet më të gjata dhe koha më e ngrohtë krijon mundësi për dreka në kopsht, pije në verandë, festa familjare dhe darka të bukura me miqtë. Mikpritja në shtëpi nuk ka pse të jetë e vështirë. Me mobilje të rehatshme, neë praktike për servirje dhe paklexo më shumë
iuteMarket

Për një Verë më të REHATSHME: Zgjedhja e Kondicionerit më të Mirë për Shtëpinë 🏡

Temperaturat e verës në Shqiperi mund t’i bëjnë shtëpitë tejesisht të ngrohta, sidmos gjatë orëve më të nxehta të ditës.   Një kondicioner i mirë mund ta transfromoj ambientin tënd, duke të ndihmuar për një gjumë më të mirë, për të punuar më lehtë dhe për të krijuar një ambient më të freskët për ty dhelexo më shumë
iuteMarket