Kthehu pas

Si të kujdesesh për financat e tua personale gjatë pushimeve verore?

Lajme

Në ditët e para të muajit Qershor, vërehet se diçka ndryshon në sjelljen e gjithësecilit prej nesh. Për shumë qytetarë shqiptarë, stina e verës mbetet e preferuara: temperaturat e ngrohta, ditët më të gjata dhe orët e shumta me diell krijojnë kushtet ideale për të kaluar më shumë kohë jashtë, për të shijuar aktivitetet në natyrë dhe për të ndarë momente të bukura me familjen dhe miqtë. Mbi të gjitha, kur flasim për stinën e verës kemi në mendje pushimet verore, momenti i shumëpritur kur shumë prej nesh largohen nga rutina e përditshme për të pushuar, për t’u çlodhur e për të krijuar kujtime të tjera të paharrueshme.

Pushimet verore mund të jenë “ngjarja” më e rëndësishme e vitit dhe gjithashtu, edhe një nga shpenzimet më të mëdha në financat e gjithësecilit prej nesh. Udhëtimet brenda apo jashtë vendit, qëndrimi në hotel apo në struktura akomoduese, ushqimi i mirë, pijet freskuese, etj. kushtojnë jo pak. Ndërsa planifikojmë destinacionet, aktivitetet dhe eksperiencat që duam të përjetojmë, është po aq e rëndësishme të planifikojmë edhe financat tona. Një menaxhim i kujdesshëm i buxhetit mund të na ndihmojë të shijojmë pushimet pa stres financiar dhe pa cënuar objektivat tona afatgjata.

Një ndër elementët më të rëndësishëm kur flasim për menaxhimin e financave personale dhe pushimet verore është koha. Shpeshherë ndodh që biletat e avionit, rezervimet në hotel, apo çdo aktivitet tjetër që dëshirojmë, të ketë çmime më të larta gjatë pikut të sezonit veror. Nëse rezervoni biletat e udhëtimit, akomodimin apo aktivitetet disa javë ose muaj përpara, keni më shumë mundësi të përfitoni çmime më të ulëta dhe oferta promocionale. Nga ana tjetër, kur i lini këto shpenzime për momentin e fundit, zgjedhjet bëhen më të kufizuara dhe çmimet zakonisht rriten për shkak të kërkesës së lartë. Për këtë arsye, planifikimi i hershëm nuk ju ndihmon vetëm të organizoni më mirë pushimet, por edhe të kurseni para që mund t’i përdorni për eksperienca të tjera gjatë udhëtimit.

Një tjetër gabim i zakonshëm që na kushton para është zgjedhja e alternativës së parë që na del përpara, pa bërë një krahasim të thjeshtë të çmimeve dhe opsioneve të tjera. Shpesh, hotelet, biletat apo aktivitetet që reklamohen më shumë nuk janë domosdoshmërisht zgjedhjet më të mira apo më ekonomike. Vetëm pak minuta kërkim dhe krahasim mund të zbulojnë alternativa me të njëjtën cilësi, por me kosto dukshëm më të ulët.

Pa diskutim, planifikimi mbetet çelësi i suksesit për menaxhimin e financave personale gjatë pushimeve verore dhe financat dixhitale mund të të vijnë në ndihmë. Falë aplikacionit fintech Myiute, ti mund të kryesh një menaxhim më të zgjuar të shpenzimeve dhe të përfitosh nga ofertat më të mira të momentit. Myiute ofron akses të shpejtë dhe të lehtë në financim, duke e bërë më të thjeshtë përballimin e kostove të udhëtimit apo pushimeve, pa krijuar presion të menjëhershëm mbi buxhetin personal. Gjithashtu, mund të zgjedhësh mes ofertave të ndryshme të partnerëve si Kings Travel, Cela Travel apo Fly Travel, ku pagesat elektronike premtojnë komoditet, shpejtësi por edhe çmime më të lira. Për më tepër, financat dixhitale në Myiute të japin mundësinë për të siguruar edhe abonimin në paketën e sigurimit iuteCare, për të marrë më të mirën e sigurimit të shëndetit në udhëtim dhe jo vetëm. Tashmë të mbetet vetëm të zgjedhësh destinacionin e radhës për udhëtimin tënd: pushime të mbara!

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Nata perfekte e Halloween-it në shtëpi

Halloween-i nuk kërkon një festë të madhe jashtë. Më 31 tetor, shumë familje zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi: një natë filmash me fëmijët, snacks të friëshme në tryezë dhe një supë e ngrohtë për darkë. Këtu ju tregojmë si ta organizoni gjithçka hap pas hapi, me produktet në ofertë te iuteMarket: deri -46% zbritje. Porositnilexo më shumë

Trupi i verës ndërtohet në vjeshtë: plani yt i stërvitjes në shtëpi

Trupi i verës nuk ndërtohet në maj. Ndërtohet në vjeshtë, kur moti ndryshon dhe shumica e njerëzve ndalojnë stërvitjen. Nëse nis tani një rutinë të thjeshtë ushtrimesh në shtëpi, do të kesh gjashtë muaj progres të qëndrueshëm pas vetes kur të vijë sezoni i plazhit. Ky udhëzues të tregon pse stërvitja në vjeshtë funksionon, njëlexo më shumë
iuteMarket

5 arsye për të kaluar te iPhone 18 Pro

Po mendon të kalosh te iPhone 18 Pro? Telefoni më i ri i Apple doli në shitje më 18 shtator 2026 dhe tani është i disponueshëm në Shqipëri. Në iuteMarket mund ta marrësh për 149,999 Lekë, ose ta ndash pagesën në 4 këste pa interes prej 37,500 Lekë. Ja pesë arsye pse ia vlen, pluslexo më shumë
iuteMarket
iphone 18 pro, photography