Kthehu pas

Kampionia e Evropës Luiza Gega, imazh zyrtar i iute!

Lajme
kampionia e evropes Luiza Gega - imazh zyrtar i iute

Një zhvillim fantastik për botën e sportit, ashtu edhe për industrinë fintech, është lajmi se kampionia e Evropës Luiza Gega, do të jetë ambasadorja e markës iute. Ky lajm është bërë i ditur pak ditë më parë nga vetë Luiza Gega në kanalet e saj të rrjeteve sociale. “Tek iute kam gjetur një skuadër fantastike njerëzish punëtorë, të devotshëm përballë vështirësive dhe miq të angazhuar për të lartësuar Shqipërinë dhe shqiptarët në çdo sferë të jetës. Le të vrapojmë drejt rekordeve të reja së bashku” – shprehet Luiza Gega teksa shfaqet duke ushtruar një nga stërvitjet e saj rutinë.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje, kontaktuam Drejtorin Ekzekutiv të iute, Z. Akan Ajdini. Ai u shpreh se ky bashkëpunim vjen natyrshëm si një materializim i shkrirjes së shpejtësisë dhe përsosmërisë, duke pasqyruar shërbimet e shpejta dhe të përgjegjshme të iute dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që ata ofrojnë si për sportin ashtu edhe për reputacionin e Shqipërisë në skenën globale.

 

“Sporti me biznesin kanë shumë të përbashkëta, disiplina, përgatitja, zbatimi rregullave, saktësia etj. Të dyja janë të fokusuara të shkojnë në “finale” dhe pjesa e padukshme është puna e palodhur e një skuadre të tërë.” – u shpreh Ajdini.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Laptopi i duhur për ty: Çfarë duhet të dish para se të blesh

Të blesh një laptop nuk do të thotë me patjetër të krahasosh një pafundësi me specifika teknike. Zgjidhja më e mirë varet nga qëllimi i përdorimit, softëare që të duhet dhe buxheti që dëshiron të shpenzosh.   Qoftë Mac apo Windows pc, fokusohu si fillim më shumë se për çfarë të duhet ky laptop dhe jolexo më shumë
iuteMarket

Gati për në shkollë: Lista e plotë për rikthimin në shkollë!

Një viti i suksesshëm shkollor fillon me prgatitje të mira. Teknologjia e duhur, një ambient studimi i mirëorganizuar dhe një mjedis i rehatshëm shtëpiak mund t’i ndihmojnë fëmijët dhe adoleshentët të jenë më të përqendruar, të qetë dhe gati për rutinën e shkollës.   Për familjet në Shqipëri, iuteMarket bën bashkë mjetet kryesore për rikthimin nëlexo më shumë
iuteMarket