Kthehu pas

iute merr licencë në BE

Lajme

IutePay Bullgari, pjesë e grupit iute, ka marrë licencën e Institucionit të Parasë Elektronike (EMI) nga Banka Qëndrore Bullgare. Kjo arritje i jep mundësi kompanisë të zgjerojë shërbimet e saj të pagesave në të gjithë Bashkimin Evropian.

CEO i grupit iute, Tarmo Sild, u shpreh se kjo licencë është një hap i rëndësishëm në strategjinë e kompanisë për t’u bërë ofrues ndërkombëtar i shërbimeve të pagesave. “Licenca EMI e nivelit evropian na lejon të operojmë në të gjitha tregjet e BE-së, duke ofruar zgjidhje pagesash të shpejta, të thjeshta dhe të përshtatura për klientët,” tha ai.

Iute ofron shërbime pagesash, kredie dhe ndërmjetësimi për sigurime në vendet e Ballkanit dhe Moldavi. Në Shqipëri, shërbimet e pagesave ofrohen përmes një licence të parasë elektronike të marrë në vitin 2022, ndërsa në Moldavi, përveç iute Moldova, shërbime bankare ofrohen edhe përmes Energbank.

CEO e IutePay Bullgari, zj. Elmaz Ismail, theksoi se kjo licencë sjell mundësi të reja për klientët në Bullgari. “Klientët do të kenë mundësi të hapin llogari pagese që mund të përdoren për depozitime pagash, transferime të menjëhershme, pagesa faturash ose këste kredish,” tha Ismail. “Synimi ynë është të mbështesim jo vetëm pagesat e përditshme të klientëve bullgarë, por edhe të bëhemi qendra kryesore për të gjitha transaksionet në euro,” shtoi ajo. “Gjithashtu, duam t’u mundësojmë klientëve dhe filialeve të tjera të iute akses në pagesa të menjëhershme në euro, pavarësisht nëse vendet e tyre janë pjesë e infrastrukturës së pagesave të menjëhershme apo jo.”

IutePay Bullgari planifikon të lançojë shërbime të reja për klientët në vitin 2025, pasi të përfundojnë përgatitjet dhe zhvillimet e nevojshme.

Grupi iute është një kompani fintech e themeluar në Estoni në vitin 2008. Ajo është e specializuar në financat për individë, shërbime pagesash, produkte bankare dhe sigurime. Iute Group shërben klientë në Shqipëri, Bullgari, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut. Portofoli i kredive financohet përmes kapitalit, depozitave dhe obligacioneve të siguruara në tregun e rregulluar të Bursës së Frankfurtit dhe Nasdaq Baltic Main List.

Më shumë lajme Shfleto gjithë lajmet

Samsung Galaxy S25 Refurbished: Flagship Performance for 60,850 Lekë

Want a flagship phone without paying flagship prices? The Samsung Galaxy S25 refurbished is now on iuteMarket for a iute price of 60,850 Lekë (regular price 62,999 Lekë), 11% below its list price of 67,999 Lekë. Pay in 4 instalments from 15,213 Lekë a month with Smart 0%, spread it over up to 48 instalmentslexo më shumë
iuteMarket

Samsung Galaxy S25 i rinovuar: performancë premium për 60,850 Lekë

Dëshiron një telefon Samsung të nivelit të lartë, pa paguar çmimin e një pajisjeje të re? Samsung Galaxy S25 i rinovuar është tani në iuteMarket me çmim iute 60,850 Lekë (çmimi i rregullt 62,999 Lekë), 11% më lirë se çmimi i listës 67,999 Lekë. Paguaje me 4 këste duke filluar nga 15,213 Lekë në muajlexo më shumë
iuteMarket

Udhëzues kundër mashtrimit: mashtrimet më të zakonshme dhe rregullat që mund t’ju shpëtojnë

“Vetëm një telefonatë” mund të kushtojë mijëra lekë. Si të shmangni mashtrimet Mashtrimet telefonike dhe online janë bërë një problem i përditshëm  sot dhe viktimat janë njerëz të zakonshëm – pensionistë, të rinj , punonjës . Kushdo mund të jetë shënjestër. Autoritetet si Banka e Shqipërisë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  Policia elexo më shumë